LIVE UPDATES
Ekonomi

Kontrata e koncesionit në Kalanë e Turrës pasohet me status investimi strategjik në turizëm

Vlera e projektit sipas vendimit të AIDA-s parashikohet të jetë 450,000,000 € (katërqind e pesëdhjetë milion)  dhe do të gjenerojë punësim për 200 persona. Investimi që fillimisht synonte të zhvillohej në një sipërfaqe mbi 400 hektarë pas mbivendosjes me një tjetër projekt është reduktuar në 162 hektarë dhe tashmë zhvillimi i tij do të bëhet në këtë sipërfaqe, duke përshtatur edhe treguesit e tjerë.

7 Qershor 2022, 07:01 Nga A.B

Kontrata e koncesionit në Kalanë e Turrës pasohet me status

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve miratoi më 5 prill statusin e investitorit strategjik për “Marina Hills”, një projekt që do të zhvillohet nga Finsec Development.

Vendndodhja e  projektit përfshin Kalanë e Turrës ku do të zhvillohet “një projekt i integruar në sektorin turizëm në pronë, privat dhe shtet”.

Vlera e projektit sipas vendimit të AIDA-s parashikohet të jetë 450,000,000 € (katërqind e pesëdhjetë milion)  dhe do të gjenerojë punësim për 200 persona. Investimi që fillimisht synonte të zhvillohej në një sipërfaqe mbi 400 hektarë pas mbivendosjes me një tjetër projekt është reduktuar në 162 hektarë dhe tashmë zhvillimi i tij do të bëhet në këtë sipërfaqe, duke përshtatur edhe treguesit e tjerë.

Dy projekte në Kalanë e Turrës

Zona e Kalasë së Turrës edhe më herët ka qenë pjesë e vendimeve të veçanta ku më kyçja mbetet ajo për ndërtimin e një porti përmes një kontrate koncesionare të firmosur në vitin 2013. Edhe pse me kompani zhvilluese të ndryshme nuk është e vështirë të bëhet lidhja e dy projekteve që po zhvillohen në të njëjtën zonë.

Kështu FINSEC Port parashikon ndërtimin e Porto Albania një port jahtesh sipas formës së koncesionit ndërtim, shfrytëzim, mirëmbajtje, transferim në Kalanë e Turrës, komuna Synej Kavajë.

Tarifa koncesionare për këtë projekt është vendosur sipas kontratës në 2 për qind të xhiros por edhe pse kanë kaluar vite projekti ka pasur vonesa dhe problematika që e kanë shoqëruar duke e lënë ende të papërfunduar. Aksionarë në projekt sipas ekstraktit të QKR mbeten FINSEC AG dhe Victoria Invest me përkatësisht 80 për qind dhe 20 për qind me administrator z.Artan Kraja.

Në projektin e dytë të Marina Hills me zhvillues Finsec Developments sipas ekstraktit të QKR është i njëjti administrator teksa ortakë janë Finsec LTD dhe Greg Xhillari me përkatësisht 70 dhe 30 për qind.

“Statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” i jepet projektit të investimit “Marina Hills”, për një periudhë 4 (katër) vjeçare, përveç afatit të lejimit të përdorimit të pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat vendosen me Vendim të Këshillit të Ministrave, sipas legjislacionit të investimeve strategjike dhe legjislacionit të turizmit.

Në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike, përkatësisht nenet 22, 24, 27 të Ligjit Nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, masat mbështetëse që i jepen projektit janë si më poshtë:

a) Miratohet masa mbështetëse e kryerjes së procedurave me prioritet dhe brenda afateve të përshpejtuara, në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike;

b) Miratohet masa mbështetëse e asistencës në lidhje me dhënien e lejeve, licencave dhe autorizimeve të nevojshme për realizimin e projektit, në përputhje me afatet e parashikuara sipas legjislacionit të investimeve strategjike;

c) Miratohet në parim masa mbështetëse dhënia e së drejtës së përdorimit dhe shfrytëzimit të zonës pranë “Kalasë së Turrës”, e cila përfshihet në Zonën Kadastrale 2099, me adresë Peqinaj, Bashkia Kavajë. Referuar legjislacionit të turzimit, specifikisht VKM nr. 162, datë 02.03.2016

“Për rregullat, procedurat dhe mënyrat e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit”, i ndryshuar, miratimi përfundimtar i masës mbështetëse të mësipërme, do të rregullohet me Vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me legjislacionin në fuqi të turizmit mbi zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, lidhur me mënyrën dhe afatet e vënies në dispozicion të këtyre pasurive të paluajtshme në pronësi të shtetit shqiptar, me qëllim realizimin e strukturave akomoduese turistike të parashikuar në këtë projekt investimi strategjik dhe, sipas rastit, pasi të bëhet ndryshimi i destinacionit të llojit ‘Pyll’ dhe pasi të bëhen verifikimet e nevojshme të pronës nga ASHK, sipas koordinatave të dhëna nga investitori dhe për aq kohë sa nuk ekzistojnë mosmarrëveshje administrative dhe/ose gjyqësore me shtetin në pasurinë objekt të investimit strategjik.

Mënyrat, procedurat, afatet dhe organet zbatuese për ofrimin e masave mbështetëse do të përcaktohen në planin e veprimit që do të saktësohet pas përmbushjes së kushteve të parashikuara në pikat 1, 3, 8 dhe 9 të këtij vendimi.

Në rast se përgjatë zhvillimit dhe zbatimit të projektit investues strategjik “Marina Hills” konstatohen të dhëna të pavërteta, të rreme apo ndryshime të të dhënave të dala rishtazi, mbi bazën e të cilave nuk do të ishte vendosur për miratimin e statusit strategjik të këtij projekti me procedurën e veçantë, Komiteti i Investimeve Strategjike ka të drejtë të revokojë vendimin për dhënien e statusit strategjik.

Ngarkohet subjekti investues të dorëzojë, pranë AIDA-s, projektin e plotë të përshtatur sipas gjurmës së përcaktuar në pikën 1 dhe 3 të këtij vendimi dhe dokumentacionin e përditësuar në lidhje me projektin e investimit strategjik vetëm për gjurmën “Kalaja e Turrës”, sipas kërkesave të legjislacionit për investimet strategjike.

Në mënyrë të veçantë, përveç projektit, dokumentacioni, sipas paragrafit të mësipërm, duhet të përmbajë minimalisht:

a) planin e përditësuar të biznesit të projektit strategjik;

b) planin e përditësuar të financimit të projektit strategjik;

c) programin e përditësuar të punës për realizimin e projektit strategjik;

ç) vlerësimin e ndikimit social dhe ekonomik e strategjik të projektit;

d) listën me të gjitha incentivat dhe kërkesat për mbështetje dhe shërbime që subjekti

investues kërkon nga shteti shqiptar për realizimin e projektit investues, të përshtatur për gjurmën “Kalaja e Turrës”;

dh) dokumentacionin që provon kapacitetet financiare për realizimin e projektit investues, si dhe të dhëna financiare, të cilat provojnë aftësinë e subjektit investues për përmbushjen e garancive financiare për realizimin e investimit, sipas kërkesave të nenit 8, të ligjit nr. 55/2015, i ndryshuar, në rast se ky dokumentacion ose këto të dhëna janë të rishikuara ose të ndryshme nga ato të paraqitura më parë;

e) dëshmitë respektive penale. Dokumentacioni i përditësuar, i kërkuar sipas kësaj pike, duhet të dorëzohet pranë AIDA brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga njoftimi i këtij vendimi. Dokumentacioni i përditësuar, i kërkuar sipas kësaj pike, duhet të respektojë kërkesat e parashikuara nga legjislacioni specifik për investimet strategjike, lidhur me vlerën e investimit dhe nivelin e punësimit.

Në rast se subjekti nuk e dorëzon dokumentacionin e përditësuar në lidhje me projektin e investimit strategjik, të kërkuar sipas kësaj pike, brenda afatit të sipërcituar, ky vendim resht automatikisht së prodhuari efekte të mëtejshme juridike” thuhet në vendimin e KIS./MONITOR

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj