LIVE UPDATES
Ekonomi

Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë

Rënia e lindjeve me ritme dyshifrore ka përfshirë edhe kryeqytetin. Në 6-mujorin e parë të vitit, në Tiranë lindën 3785 bebe nga 4345 që lindën në 6-mujorin e parë 2022, me një rënie 13%.

11 Gusht 2023, 14:22 Nga k.m.
Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe
Foto ilustruese

Treguesit e fertilitetit në Shqipëri po përkeqësohen me shpejtësi, duke e renditur vendin me normat më të ulëta të lindshmërisë në Europë. Megjithëse Qeveria ka aplikuar një mbështetje financiare në formën e bonusit të bebeve që nga 2019, numri i lindjeve po bie me shpejtësi nga viti në vit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 6-mujorin e parë të vitit, lindjet shënuan rënie vjetore në shkallë vendi me 12.7%, por Qarku i Lezhës kishte rënien më të lartë me 23.5%, i ndjekur nga Gjirokastra, me 19%, dhe Berati dhe Dibra përkatësisht, me nga 17% secila.

Rënia e lindjeve me ritme dyshifrore ka përfshirë edhe kryeqytetin. Në 6-mujorin e parë të vitit, në Tiranë lindën 3785 bebe nga 4345 që lindën në 6-mujorin e parë 2022, me një rënie 13%. Kryeqyteti u rendit në mesin e qarqeve me rënien më të madhe të lindjeve nga 12 qarqet e vendit. Rritja e kostove në kryeqytet, sidomos për pasuritë e paluajtshme dhe qiratë, i ka vështirësuar kushtet për krijimin e familjeve të reja dhe lindjen e bebeve gjithashtu.

Në krahun tjetër, Korça, Kukësi dhe Durrësi kishin një normë më të ulët lindjesh.

Në të gjitha qarqet, rënia e lindjeve është me ritme dyshifrore më 2022. Shkaqet janë shumëdimensionale, por kryesoret lidhen me rënien e popullsisë në grupet me moshë të re. Për shembull në vitin 2022, grupmosha 0-29 vjeç ka rënë me 36% në krahasim me vitin 2001.

Pas dy dekadash nuk do të ishte çudi të shihnim qytete të tëra të braktisura. Imagjinoni që në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës, ku përfshihen edhe Tepelena me Përmetin, kanë lindur 364 bebe më 2022.

Pas 6 vitesh, në të gjitha shkollat e qarkut, do të jenë në klasën e parë vetëm 364 nxënës nëse prindërit e tyre nuk vendosin të emigrojnë jashtë vendit, ose në qytete të tjera, siç ka ndodhur këto vitet e fundit.

Rënia e lindjeve e kombinuar me normat e larta të emigracionit po e vë vendin përballë një sfide të panjohur me parë.

Bizneset në të gjithë sektorët dhe të gjitha qarqet janë në sfidë për gjetjen e punonjësve. Teksa vendi është para mundësive për të zgjeruar ekonominë në sektorin e shërbimeve dhe prodhimit, mungesa e fuqisë punëtore po bëhet një pengesë serioze.

Veç të tjerash struktura e popullsisë së mbetur është përkeqësuar në favor të moshave të vjetra. Të dhënat e INSTAT tregojnë se me 1 janar 2023 popullsia mbi 60 vjeç ishte sa një e katërta e totalit të popullsisë.

Personat + 60 përbënin 23.5% të totalit të popullsisë me një rritje 1 pikë përqindje në krahasim me vitin 2022 dhe me rritje 8.8 pikë për qind që nga viti 2011 kur u krye Censi i fundit për popullsinë./Monitor

lindshmeria ne shqiperi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit