LIVE UPDATES
Ekonomi

QKB dhe Bordi i Mbikëqyrjes, marrëveshje për të forcuar kontrollin mbi ekspertët dhe kontabilistët

Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) dhe Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) do të shtojnë bashkëpunimin, me synim shtimin e mbikëqyrjes mbi subjektet e regjistruara në QKB, të cilat kanë detyrimin për të dorëzuar bilancet vjetore. Të dy institucionet nënshkruan së fundmi marrëveshjen për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit.

10 Gusht 2023, 16:06 Nga m.s
QKB dhe Bordi i Mbikëqyrjes, marrëveshje për të forcuar
foto ilustruese

Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) dhe Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) do të shtojnë bashkëpunimin, me synim shtimin e mbikëqyrjes mbi subjektet e regjistruara në QKB, të cilat kanë detyrimin për të dorëzuar bilancet vjetore. Të dy institucionet nënshkruan së fundmi marrëveshjen për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit.

Marrëveshja e firmosur nga z. Dritan Fino, Kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike dhe znj. Iris Ago Drejtore e Qendrës Kombëtare të Biznesit përmban disa pika dhe ka në fokus shkëmbimin e informacionit për veprimtarinë e kryer nga subjektet që mbajnë titullin “Auditues Ligjor” dhe “Kontabilist i Miratuar” si dhe të profesioneve të tjera, të cilat bien ndesh me profesionin e kontabilistit të miratuar dhe audituesit ligjor.

“Marrëveshja Strategjike rrit mbikëqyrjen dhe transparencën në sektorin e auditimit ligjor dhe raportimit financiar”, tha Dritan Fino, Kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike.

Znj. Iris Ago Drejtore e Qendrës Kombëtare të Biznesit pohon se palët në këtë marrëveshje u angazhuan që me shkëmbimin e ndërsjellë të informacionit të mundësojnë një klimë të përshtatshme të sistemit të mbikëqyrjes publike të audituesve ligjorë dhe të shoqërive audituese, e cila nis që me regjistrimin e tyre në Qendrën Kombëtare të Biznesit. “Kjo marrëveshje pritet të ketë një ndikim pozitiv në misionin e përditshëm të secilit institucion dhe mbi të gjitha të jetë në shërbim të interesit publik”, shtoi ajo.

Marrëveshja, sipas njoftimit zyrtar, synon forcimin e mbikëqyrjes në lidhje me subjektet e regjistruara pranë QKB-së, të cilët kanë depozituar informacionin vjetor në përputhje me legjislacionin, mbi audituesin ligjor, raportin e auditimit, pasqyrat financiare dhe hartuesin e pasqyrave financiare duke kontrolluar subjektet certifikuese të tyre, dhe marrjen e masava të drejtpërdrejta ndaj shkeljeve të konstatuara.

Në bazë të marrëveshjes, palët do të shkëmbejnë informacion mbi bazën e kërkesës së dërguar nga pala kërkuese (BMP), për subjektet që mbajnë titullin “Auditues Ligjor” dhe “Kontabilist i Miratuar”, apo që mund të jetë subjekte të tjera, të cilat bien ndesh me profesionin e kontabilistit të miratuar dhe audituesit ligjor;

Një tjetër fushë është shkëmbimi i informacionit, mbi bazën e kërkesës së dërguar nga pala kërkuese (BMP), në lidhje me subjektet të regjistruar pranë QKB, të cilët kanë depozituar informacionin vjetor në përputhje me legjislacionin, mbi audituesin ligjor, raportin e auditimit, pasqyrat financiare dhe hartuesin e pasqyrave financiare, me qëllim kryqëzimin e informacionit të depozituar pranë BMP;

Në fokus do të jetë edhe shkëmbimi i informacionit, mbi bazën e kërkesës së dërguar nga pala kërkuese (BMP), për të gjithë subjektet shoqëri juridike/ persona fizikë të cilët kanë depozituar pranë Regjistrit Tregtar, pasqyrat financiare vjetore dhe raportin e auditimit;

BMP mund të kërkojë informacion, mbi bazën e kërkesës së dërguar nga pala kërkuese (BMP), lidhur me pasqyrat financiare të audituara, dhe nxjerrja e të dhënave statistikore si totali aktiveve, totali i të ardhurave, numri mesatar i punonjësve, etj.;

Po ashtu marrëveshja parashikon shkëmbimin e informacionit, mbi bazën e kërkesës së dërguar nga pala kërkuese (BMP), lidhur me audituesit ligjorë/shoqëritë e auditimit, kontabilistët e miratuar/ shoqëritë e kontabilitetit, që kanë të drejtë të ofrojnë shërbimet e përcaktuara në ligjin e auditimit.

Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka për mision mbikëqyrjen publike të audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit, organizatave profesionale të audituesve ligjorë si dhe organizatave profesionale të kontabilistëve të miratuar me qëllim përmbushjen e objektivave publike në mbështetje dhe në zbatim të ligjit, akteve nënligjore, kuadrit rregullator dhe në shërbim të interesit publik, si dhe të rrisë sigurinë që auditimet ligjore kryhen në një mjedis transparent, të kontrolluar dhe të kujdesshëm e në shërbim të interesit publik.

Qendra Kombëtare e Biznesit është institucion i administratës shtetërore dhe funksionon si një qendër e vetme për ofrimin e shërbimeve të regjistrimit dhe licencimit të biznesit, si dhe regjistrimit të pronarëve përfitues. /Monitor

bordi i mbikëqyrjes publike qendra kombëtare e biznesit

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit