LIVE UPDATES
Ekonomi

Gruri që qeveria nxiti për t'u mbjellë mbeti stok, fermerët bëjnë roje nate në fushat e hapura

Ministria e Bujqësisë njoftoi se çdo fermer që do të mbjellë grurë, do të përfitojë 30 mijë lekë për 1 Ha të mbjellë. Por një vit më vonë, ndërsa sipërfaqet u shtuan, çmimi i grurit është ulur me 50%.

11 Gusht 2023, 14:07 Nga k.m.
Gruri që qeveria nxiti për t'u mbjellë mbeti stok,
Foto ilustruese

Në fshatrat e Fierit dhe Lushnjes, gruri ka mbetur stok. I gjithë mundi i fermerëve ndodhet në qiell të hapur, aty ku gruri i tharë, gati për t’u tregtuar, rrezikon që të dëmtohet edhe nga një vesë e mundshme shiu. Pas çmimit të lartë të drithërave për shkak të krizës botërore të furnizimeve, qeveria nxiti fermerët të shtonin sipërfaqet e mbjella me grurë. Në 29 korrik të vitit të shkuar, Ministria e Bujqësisë njoftoi se çdo fermer që do të mbjellë grurë, do të përfitojë 30 mijë lekë për 1 Ha të mbjellë. Por një vit më vonë, ndërsa sipërfaqet u shtuan, çmimi i grurit është ulur me 50%.

“Për shkak të nxitjes që u bë nga qeveria, shtova sipërfaqen e mbjellë me grurë. Nga 35 HA, mbolla 40. Vjet çmimi i shitjes së grurit arriti 50 deri 55 lekë për kg, ndërsa sivjet po shitet nga 25 deri 27 lekë për kg, çmimi më i ulët i viteve të fundit. Plehrat janë shtrenjtë, pesticidet shtrenjtë, plugimet po shtrenjtë. Tani i gjithë prodhimi, 2000 kuintalë grurë, ka mbetur në fushë të hapur sepse nuk ia vlen ta shesësh e ndërkohë nuk kemi as magazina ruajtëse”, thotë për Gazetasi.al Artan Gjoni, një fermer nga Lushnja. Në mungese të kapaciteteve magazinuese dhe njëkohësisht sasive të tepërta të grurit të prodhuara këtë vit, disa nga fermerët e kanë lënë në fushë të hapur e të tjerë pranë oborreve të tyre.

Në pritje të rritjes së çmimit, shumë prej tyre tashmë po bëjnë roje nate. 

“Çmimi me të cilin shitet tani nuk justifikon as kostot. Kam më shumë se 40 dynymë grurë. Për më shumë se disa ditë po fle pranë grurit të korrur në pamundësi për ta magazinuar dhe pa interes për ta shitur me këtë lloj çmimi”, thotë për Gazetasi.al Skender Hoxha, një tjetër fermer, i cili shton se si ai, të njëjtën gjë po bëjnë edhe shumë fermerë të tjerë. Ai thotë se mbështetja e Ministrisë me 30 mijë lekë për një HA mbulonte vetëm 5% të kostos që ai ka investuar pasi vetëm një kuintal ure i ka kushtuar 13 mijë lekë.

Pak para se të niste sezoni i korrjes, Ministria e Bujqësisë në një takim të zhvilluar me kompanitë e blojës u kërkoi atyre që të blejnë grurin vendas, si zgjedhjen primare të lëndës së parë për fabrikat e tyre të blojës së miellit dhe prodhimit të bukës.

“Kemi rënë dakord së bashku që prioritet në këtë sezon të korrjeve të grurit patjetër që do t’i japim mbështetje prodhimit vendas dhe fermerëve tanë, të cilët na kanë dëgjuar dhe janë orientuar drejt prodhimit të grurit gjatë sezonit të kaluar”, pohoi më herët Krifca.

Por anëtarë të Shoqatës së Përpunimit të Miellit pohojnë se deri tani sasia e blerë nga prodhuesit vendas është shumë e pakët pasi nuk arrihet të garantohet cilësia e duhur për grurë që më pas të përpunohet për miell buke apo të përdorimit të produkteve të tjera. Për fabrikat e blojës mungesa e cilësisë është ndikuar nga kushtet klimaterike dhe shirat e shumta që pati këtë vit para sezonit të korrjes. Në një artikull të mëhershëm, ekspertë të fushës kanë pohuar për Gazetasi.al se në Shqipëri nuk ia vlen të mbillet grurë. Abdyl Sinani, ekspert i Teknologjisë Ushqimore tha se për aq kohë sa nuk ka politika mbështetëse, fermerët nuk duhet të mbjellin grurë.

“Fitimi për një ton grurë të prodhuar është vetëm 200 dollarë, gjë ka sjellë humbjen e interesit nga ana e fermerëve. Ata po orientohen gjithnjë e më shumë drejt kulturave të tjera që janë më fitimprurëse. Nëse fermeri bën 4 ton grurë, ai do të fitojë 800 dollarë që është shumë pak duke llogaritur të gjitha kostot e larta që ka patur”, deklaroi Sinani.

Aktualisht, sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, vitin e shkuar totali i të mbjellave me grurë arriti në 57,500 hektarë. Fermerët e Fierit, Lushnjes dhe Divjakës janë prodhuesit më të mëdhenj të grurit në vend me një sipërfaqe totale prej 17 mijë hektarësh./GazetaSi

gruri ne shqiperi

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!