LIVE UPDATES
Ekonomi

Kostot e jetesës dhe zgjidhjet në këndvështrimin e një profesionisti që zgjodhi emigrimin

Vlera e këtij apartamenti është rritur sot deri me 125% çmim shitje, por pa një rritje të arsyeshme, qoftë në kërkesë reale për banesa, si p.sh. në përmirësim të zonës përreth banesës, apo një rritjeje eksponenciale brenda këtyre 5 viteve në kosto ndërtimi (e njoh sepse kam qenë ‘head of audit’ në shoqëri ndërtimi).

24 Maj 2025, 07:47 Nga M.B
Kostot e jetesës dhe zgjidhjet në këndvështrimin e një
Foto ilustruese

TIRANA- “Unë jam 31 vjeç dhe punoj në një departament shumë të mirë në sektorin bankar. Të ardhurat i kam mbi 100.000 lekë. Apartamenti në të cilin jetoj (2+1, 87 m²) është blerë nga kursimet e prindërve dhe kursimet e mia në vitin 2020.

Vlera e këtij apartamenti është rritur sot deri me 125% çmim shitje, por pa një rritje të arsyeshme, qoftë në kërkesë reale për banesa, si p.sh. në përmirësim të zonës përreth banesës, apo një rritjeje eksponenciale brenda këtyre 5 viteve në kosto ndërtimi (e njoh sepse kam qenë ‘head of audit’ në shoqëri ndërtimi).

Për ta përmbyllur arsyetimin, mendoj se kjo rritje në vlerën e pronës sime është vetëm copëz në mozaikun e flluskës së pasurive të paluajtshme në vendin tonë. Sa u takon gjithë kostove të tjera, po bëj një analizë shumë shkurt. Faktori i parë ndikues është se barra fiskale për bizneset dhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi ka ardhur gjithmonë në rritje dhe kjo peshë bie mbi konsumatorin final. Faktori i dytë është humbja e produktivitetit të ekonomisë.

Bizneset prodhuese në Shqipëri janë incentivuar jo si të prodhojnë më mirë dhe më shumë dhe me kosto më të ulët, por të ndërpresin prodhimin dhe të importojnë, gjë që të ekspozon edhe ndaj disa rreziqeve të tjera makro. Së treti, ka pasur një presion të jashtëzakonshëm për të rritur pagat, ndërkohë që nuk ka një rritje të produktivitetit real të punonjësve që të justifikojë këtë rritje. Normalisht, kjo ‘kosto’ shtesë, është reflektuar në ato pak biznese prodhuese.

Çmimet e të mirave që prodhojnë dhe në të gjitha bizneset që operojnë në sektorin e shërbimit janë rritur. Së katërti, ka një orientim ne ‘senc anti-orar’ që duan që të rinjtë shqiptarë të pranojnë të punojnë ‘odd jobs’ si kamerier, etj. Puna nuk është turp, është nder.

Megjithatë, sot një i ri shqiptar është më i arsimuar, më i kualifikuar dhe më i përkushtuar se sa ka qenë rinia shqiptare 20 vjet më parë. Në shumicën e rasteve, rinia shqiptare është shumë herë më e aftë dhe më produktive edhe se homologët tanë në Europë.

Problemi është se këto janë punë me vlerë të ulët të shtuar. Në terma afatgjatë, të ndryshojnë forcën punëtore të vendit në një forcë krejtësisht të pakualifikuar dhe joproduktive dhe lehtësisht të zëvendësueshme me zgjidhje momentale në rastin më të parë që do të shfaqen si pengesë.

Thënë shkurt, një kamerier që shërben në 5 tavolina, me shtrëngim do shërbejë 10, por kurrsesi nuk mund të shërbejë dot 50. Kjo do të thotë se ai as nuk rritet profesionalisht, as nuk bëhet dot më produktiv, dhe detyrimisht, çdo rritje që nuk do t’i atribuohet vjetërsisë se tij në pune do të jetë një flluskë e pajustifikuar që në fund do t’i rëndojë sërish atij.

Tani sa u takon masave të marra, unë të nderuar kam kërkuar gjithmonë të bëj dy punë, çfarëdolloj pune të ishte puna e dytë. Por jetesa në Tiranë ka një lëvizshmëri urbane katastrofike.

Të shkosh po them nga QTU në ‘Ali Demi’ për të bërë punën e dytë, duhet të jesh Superman. Në këto kushte, unë dhe e dashura ime, që jemi të dy të punës dhe të sakrificës, por kurrsesi budallenj, vendosëm të bëjmë pak durim dhe të largohemi në një vend ku gjithë sa më sipër nuk zbatohen dhe ku ‘bollëku’ fitohet me djersën e ballit. Ja, kështu e përballuam rritjen e kostove të jetesës.”/ Monitor

emigrimi kostot e jeteses

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj