Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vlera e kontributit të sektorit bankar është rritur me 6% krahasuar me një vit më parë, si rezultat i rritjes së vlerës së detyrimeve, kryesisht të depozitave, në bilancin e sektorit bankar vitin e kaluar.
TIRANA- Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht edhe kontributin e vitit të gjashtë për Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme. Në prill të këtij viti, fondi u shtua me 1.04 miliardë lekë nga arkëtimi i kontributit vjetor të bankave. Vlera e kontributit të sektorit bankar është rritur me 6% krahasuar me një vit më parë, si rezultat i rritjes së vlerës së detyrimeve, kryesisht të depozitave, në bilancin e sektorit bankar vitin e kaluar.
Në total, pas derdhjes së kontributit vjetor të bankave për tetë vite që nga themelimi i tij, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme vlerësohet se ka arritur vlerën e 6.78 miliardëve lekë ose rreth 68.5 milionë eurove. Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme u krijua në vitin 2018 dhe ka si qëllim shpëtimin nga falimentimi bankat që mund të ndodhen në vështirësi në të ardhmen, pa qenë nevoja për të kërkuar kontribut nga paratë e taksapaguesve.
Në zbatim të ligjit “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, fondi duhet të arrijë nivelin e synuar prej 0.5% të totalit të detyrimeve të sistemit bankar, të llogaritura si diferencë midis aktiveve totale dhe kapitalit rregullator të të gjitha bankave të licencuara në Republikën e Shqipërisë, brenda 10 viteve nga hyrja në fuqi e ligjit. Mbështetur në vlerën e deritanishme të detyrimeve, projeksioni është që, brenda vitit 2027, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme në Banka të arrijë vlerën e 8.9 miliardë lekëve.
Burimi kryesor i financimit të fondit janë kontributet e rregullta vjetore që paguhen nga bankat, me qëllim plotësimin e nivelit të synuar të fondit, si edhe të ardhurat nga investimi i këtyre kontributeve. Ligji reflekton kuadrin e ri të Bashkimit Europian me qëllim shpëtimin e bankave, që u ndërtua pas krizës financiare që nisi në vitin 2008. Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në përputhje me politikën e administrimit të mjeteve financiare të fondit, politikë kjo që miratohet nga Banka e Shqipërisë.
Ky fond mund të përdoret nga Banka e Shqipërisë për disa qëllime, të tilla si garantimi i aktiveve ose pasiveve të bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme, bankës urë apo shoqërisë për administrimin e aktiveve; plotësimi i nevojës për likuiditet të bankës në procedurën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, bankës urë apo shoqërisë për administrimin e aktiveve; blerja e aktiveve të bankës në procedurën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, për të kontribuuar në kapital dhe për të siguruar fondet e tjera të nevojshme për bankën urë apo shoqërinë për administrimin e aktiveve; kompensimi i humbjeve të pambuluara që lindin për shkak të përjashtimit të detyrimeve të pranuara të kreditorëve të bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme; mbulimi i shpenzimeve për administrimin e Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme etj./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të m&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Të ardhura që arkëtohen nga buxheti i shtetit kanë shënuar tendencë rënëse në muajin p...
Foto ilustruese TIRANË- Inflacioni i brendshëm dha kontributin kryesor në rritjen e çmimeve në ekonominë shqiptare edhe n&e...
Foto ilustruese TIRANA- Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të...
Foto ilustruese TIRANA- Pas një fillimi pozitiv, eksportet i janë rikthyer sërish rënies në muajin prill. Të dhënat e IN...
Foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian parashikon rritje ekonomike "të moderuar" për eurozonën dhe BE- në...
Foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur javën me një rënie të ndjeshme. Sipas kursit zyrta...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni Europian pret që ekonomia shqiptare të ngadalësohet në 2025-2026, në 3.5-3.6%, pas një...
Foto ilustruese TIRANË- Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga nj&...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i auditimit në vitin 2024 qarkulloi rreth 1.46 miliardë lekë, ose rreth 14.88 milionë euro, në volum...