Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Inflacioni i ulët i ushqimeve të papërpunuara dhe kontributi negativ i çmimeve të karburanteve janë komponentët kryesorë që mbajtën inflacionin në këto nivele.
TIRANË- Inflacioni i brendshëm dha kontributin kryesor në rritjen e çmimeve në ekonominë shqiptare edhe në tremujorin e parë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni i brendshëm rezultoi rreth 1.8% në tremujorin e parë, vlerë kjo e njëjtë me atë të tremujorit të kaluar.
Megjithatë, inflacioni i brendshëm qëndroi më poshtë se sa inflacioni total dhe ai bazë, ky zhvillim u theksua pas muajit shkurt, për shkak të fillimit të efektit reduktues të vendimit për uljen e çmimit të energjisë elektrike.
Nga ana tjetër, sipas Bankës së Shqipërisë, vlerat dhe kontributet e inflacionit të importuar në atë total mbeten në nivelet e ulëta historike, kundrejt kontributeve përcaktuese nga inflacioni i brendshëm.
Duke pasqyruar rritjen më të fortë të inflacionit të shërbimeve dhe të mallrave me afat të gjatë përdorimi, inflacioni bazë zgjeroi lehtësisht kontributet në formimin e inflacionit total, në 83% në tremujorin e parë.
Matjet e inflacionit bazë mbetën mbi mesataret e tyre të dekadës së fundit. Nënshporta që mat inflacionin bazë është zgjeruar lehtësisht me rishikimin e peshave në vitin 2025, në 69.6% të totalit të shportës së IÇK-së, nga 69% në vitin 2024.
Inflacioni mesatar në ekonominë shqiptare rezultoi i qëndrueshëm pranë vlerës 2% në tremujorin e parë të vitit 2025, duke reflektuar një ecuri të përafërt me dy tremujorët paraardhës. Inflacioni i ulët i ushqimeve të papërpunuara dhe kontributi negativ i çmimeve të karburanteve janë komponentët kryesorë që mbajtën inflacionin në këto nivele.
Nga ana tjetër, luhatjet e çmimeve të komponentëve të tjerë kanë qenë të moderuara dhe kanë balancuar njëra – tjetrën. Muaji shkurt shënoi fillimin e aplikimit të çmimeve të reja të energjisë elektrike për konsumatorët. Efekti i drejtpërdrejtë në muajt shkurt-mars rezultoi në një reduktim të inflacionit total me 0.1 pikë përqindjeje.
Rënia e inflacionit po reflektohet edhe në pritshmëritë e publikut për ecurinë e çmimeve në të ardhmen. Pritjet e agjentëve ekonomikë për inflacionin janë rishikuar për poshtë në tremujorin e parë 2025, bazuar në të dhënat e vrojtimeve të Bankës së Shqipërisë.
Pritjet afatshkurtra (pas një viti) për inflacionin të bizneseve dhe të agjentëve financiarë shënojnë vlerat 3.3% dhe 2.4%, një rishikim për poshtë me përkatësisht 0.1 dhe 0.3 pikë përqindje kundrejt tremujorit të mëparshëm.
Pritjet e konsumatorëve, megjithëse janë rishikuar për poshtë me 0.5 pikë përqindje, vijojnë të shënojnë vlera të larta edhe këtë tremujor, në nivelin 9.3%.
Pritjet e agjentëve financiarë për inflacionin në horizontin kohor të dy dhe tre viteve mbetën shumë afër vlerës së dy tremujorëve të mëparshëm, prej rreth 2.7%, duke qëndruar më pranë objektivit afatmesëm për inflacionin./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të...
Foto ilustruese TIRANA- Pas një fillimi pozitiv, eksportet i janë rikthyer sërish rënies në muajin prill. Të dhënat e IN...
Foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian parashikon rritje ekonomike "të moderuar" për eurozonën dhe BE- në...
Foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur javën me një rënie të ndjeshme. Sipas kursit zyrta...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni Europian pret që ekonomia shqiptare të ngadalësohet në 2025-2026, në 3.5-3.6%, pas një...
Foto ilustruese TIRANË- Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga nj&...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i auditimit në vitin 2024 qarkulloi rreth 1.46 miliardë lekë, ose rreth 14.88 milionë euro, në volum...
Foto ilustruese TIRANË- Kredia konsumatore u rrit me ritme të larta edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dh...
foto ilustruese TIRANË- Të ardhurat e mbledhura në buxhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave gjatë periudhës Janar-Prill...
Foto ilustruese TIRANA- Një procedurë prokurimi që ka në objekt të saj “Mbështetje për ngritjen e poleve të z...