Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Bëhet fjalë për projektet “Depozitimi nëntokësor i gazit natyror në Dumre” me kosto 75.3 milionë euro dhe Linja e Transmetimit të Gazit Fier -Vlorë 17.4 milionë euro.
TIRANË- Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (wbif) ka kualifikuar dy projekte në sektorin e gazit për financim nga donatorët dhe bankat ndërkombëtare të Zhvillimit. Bëhet fjalë për projektet “Depozitimi nëntokësor i gazit natyror në Dumre” me kosto 75.3 milionë euro dhe Linja e Transmetimit të Gazit Fier -Vlorë 17.4 milionë euro.
Projektet synohet të zhvillohen përgjatë 4 viteve në vijim me synimin për tu përmbyllur rreth vitit 2030 dhe aktualisht janë në fazën e përgatitjes.
Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë të vetmet vende në Evropë që nuk janë të lidhura me sistemet ndërshtetërore të transmetimit të gazit. Sektori i gazit në Shqipëri ka qenë në rënie të vazhdueshme. Prodhimi vendas i gazit nga 1 miliardë metra kub në vitin 1982 në vitet e fundit është vetëm 0.01 miliardë metra kub. Shumica e tubacioneve ekzistuese të gazit janë të vjetra në gjendje të keqe, ndaj lind nevoja për një sistem transmetimi dhe shpërndarjeje gazi krejtësisht i ri. Me përjashtim të tubacionit të rinovuar nga fusha e gazit Delvinë në rafinerinë në Ballsh, infrastruktura e gazit është jo funksionale dhe do të kërkonte rehabilitim përpara se të vihej në funksion.
Sipas informacionit zyrtar të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor objektivi i depozitimi nëntokësor i gazit natyror në Dumre do të kontribuojë në zhvillimin afatgjatë të sistemit të gazit të Shqipërisë, duke përmirësuar furnizimin me gaz për vendin, nëpërmjet ndërtimit dhe funksionimit të magazinimit nëntokësor.
Këto investime do të plotësojnë furnizimin me gaz që buron nga Lindja e Mesme dhe Rajoni Kaspik nëpërmjet Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Sektori i energjisë elektrike në Shqipëri do të përfitonte nga shtimi i një kapacitetit gjenerimi jashtë orarit të pikut dhe do të plotësonte prodhimin hidroenergjetik në periudha me kushte të pafavorshme hidrologjike.
Depozita e gazit në Dumre mundëson ndërtimin dhe funksionin e HEC-ve me gaz. Nëse kjo do të arrihet në afate duke filluar nga viti 2030, importet e energjisë elektrike nuk janë më të nevojshme dhe Shqipëria do të ketë kapacitet të tepërt për eksportimin e energjisë elektrike.
Mirëpo çështja kryesore është nëse do të ketë investime të mjaftueshme në infrastrukturë për të sjellë gazin në treg dhe qëndrueshmëria ekonomike e investimeve të tilla. Projekti i parë i transmetimit të kualifikuar nga donatorët është Fier -Vlorë me rreth 17.4 milionë euro.
Gazi që do të kalojë përmes TAP dhe më pas një rrjeti shqiptar dhe do të mbushë kapacitetin e magazinimit mund të vijë nga pellgu i Kaspikut. Projekti përfshin konkretisht ndërtimin e një tubacioni gazi natyror rreth 40 km, i cili do të lidhë TEC-in e Vlorës me TAP-in. Përveç kësaj, TEC-i i Vlorës do të konvertohet për të përdorur gaz natyror si lëndë djegëse për prodhimin e energjisë elektrike në vend të naftës./Monitor.al
foto ilustruese TIRANË- Kostot në sektorin e ndërtimit kanë frenuar ritmet e rritjes në tremujorin e dytë të vitit...
Foto Ilustruese FIER- Sektori bankar shqiptar po konsolidon më tej praktikën e dhënies së kredive sindikale (të përbashkë...
Foto Ilustruese Tregu i shoqërive të kursim-kreditit (SHKK) ka shënuar rritje të shpejtë në gjysmën e parë të ...
Foto Ilustruese TIRANË- INSTAT raportoi se në vitin 2024 rreth 120 mijë persona të moshuar mbi 65 vjeç janë përfshir&...
Foto Ilustruese TIRANË- Pesë kompani kanë ankimuar njëra pas tjetrës ditët e fundit një procedurë të Agjencis&...
TIRANË- Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit t&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Shuma që Albcontrol, kompania me pronësi shtetërore, që menaxhon trafikun ajror, nuk ka arritur të ar...
Foto Ilustruese TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar se bizneset do të kenë afat deri më 3...
TIRANË- Ndonëse gushti supozohet të jetë një muaj i nxehtë për ekonominë për shkak të hyrjeve të të...
Foto Ilustruese TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit t&eum...