LIVE UPDATES
Ekonomi

Kompanitë energjetike kërkojnë shtrenjtimin e energjisë në Kosovë

Kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.

25 Shkurt 2025, 20:07 Nga M.B
Kompanitë energjetike kërkojnë shtrenjtimin e energjisë
Foto ilustruese

KOSOVA- Tri kompanitë energjetike në Kosovë kanë kërkuar shtrenjtimin e energjisë elektrike. ZRrE ka bërë me dije KOST, KEDS dhe KESCO kanë dorëzuar aplikimet e tyre për shqyrtim të tarifave për vitin 2025. Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar. Kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës. Këtë e ka bërë të ditur, kreu i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), Ymer Fejzullahu.

“Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave”.

Më tej, ai ka bërë me dije nga fundi i muajit të ardhëm do të dalin me propozime për këtë çështje.

“Aktualisht jemi duke i shqyrtuar këto kërkesa dhe pas shqyrtimit dalim me propozime. Besoj diku kah fundi i marsit deri më 1 prill afërsisht dalim me vendim”.

Kompanitë në fjalë, në kërkesat e tyre kanë përdoru të njëjtat arsyeje për ndryshimin e tarifave.

“Furnizuese me Shërbim Unvesial(FShU) ka përgatitur Aplikimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2025, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në rregulloren për Përcaktimin e të Hyrave për Furnizuesin me Shërbim Universal (Rregullin për të Hyrat e FSHU-së”. KESCO mbetet i përkushtuat për të bashkëpunim me qëllim që të arrihen konkluzionet të përbashkëta të cilat janë në interes të të gjithë pjesëmarrësve në sektorin e energjisë”.

Edhe kompania KEDS ka përdorur të njëjtat arsyeje për ndryshim të tarifave.

“Përmes kësaj letre, ju dërgomë Aplikimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale të përgatitur nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes(OSSH) për vitin 2025. Ky Aplikim është hartuar në përputhke me Rregulloren për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Operatorit Sistemit Shpërndarjes(Rregulla për të Hyrat e OSSH) dhe njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji të datës 20 dhjetor 2024, për hapjen e procesit për përshtatjen vjetore të të hyrave dhe tarifave për vitin 2025”, është thënë në kërkesën e KEDS-it.

Në kërkesën e tij edhe KOSTT ka përmendur arsyet se pse duhet të ndryshohen tarifat.

“Zyra e Rregullatorit të Energjisë me datën 20 dhjetor 2024 ka hapur procesin e azhurnimeve vjetore të të hyrave të lejuara maksimale për operatorët e rregulluar për vitin 2025 duke u bazuar në Rregulla për të hyrat e lejuara të licencave. KOSTT ka përgatiti aplikacion për azhurnimet vjetore të të hyrave ku janë paraqitur të dhënat e realizuara për viti 2024 si dhe parashikimet për vitin 2025”, është thënë në kërkese e KOSTT.

Ndaj kërkesave të kompanive për rritje të çmimit të energjisë ka reaguar opozita. Zyrtarët e PDK-së dhe LDK-së kanë drejtuar gishtin nga Qeveria Kuti. Ata kanë bërë me dije se qeveria aktuale e ka përgatitur terrenin për ngritje të çmimit të rrymës. Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka thënë se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë.

“Është afati kohor ligjor i shikimit të tarifave dhe institucionet e shtetit duhet të parapërgatiten për këtë fazë. Nga ajo që shihet, qeveria në shkurt e ka përgatitë terrenin për një rritje të çmimit të energjisë për muajin që vjen e kjo s’do duhej të ndodhte”, ka thënë Shala.

Ai ka akuzuar Qeverinë për vazhdimin e logjikës së keqqeverisjes në sektorin energjetik. Kurse, kandidati për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vlerësuar se qytetarët e Kosovën kanë të drejtë të dinë, nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë. Në profilin e saj në Facebook, Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti se në këtë mandat nuk ka bërë asnjë investim për shtimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë.

“Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të dinë: A do të rritet sërish çmimi i energjisë elektrike? Në mandatin e kaluar, kjo qeveri dyfishoi çmimin e energjisë elektrike. Sipas raportimeve të mediave, kompanitë e sektorit të energjisë kanë kërkuar një rritje tjetër të çmimit prej rreth 35%, që do të jetë barrë e papërballueshme për ekonomitë familjare dhe bizneset.

ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues. Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind. Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh. Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë./ Monitor

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj