LIVE UPDATES
Ekonomi

Humbjet vjetore të Bankës Qendrore Europiane arrijnë nivel rekord 7.9 miliardë euro

Humbjet reflektojnë pagesa më të larta të interesit të bëra për bankat qendrore kombëtare.

21 Shkurt 2025, 09:56 Nga M.B
Humbjet vjetore të Bankës Qendrore Europiane arrijnë nivel rekord
Foto ilustruese

EUROPA- Humbjet e Bankës Qendrore Europiane u rritën në nivel rekord 7.9 miliardë euro vitin e kaluar, pasi pagesat e normave të interesit për detyrimet financiare të bankës, u rritën si rezultat i vendimit të saj për të rritur kostot e huamarrjes. Humbjet për vitin 2024 pasqyrojnë ndikimin e normave më të larta të interesit, të cilat BQE i rriti në nivel rekord, në përgjigje të rritjes më të madhe të inflacionit në historinë e bankës.

BQE tha se humbjet nuk kishin ndikim në stabilitetin apo politikën monetare të bankës. Ajo shtoi se priste që viti i kaluar të shënonte kulmin e humbjeve dhe parashikonte një kthim të fitimeve gjatë viteve të ardhshme. Që nga qershori, BQE uli normën bazë të depozitave nga 4 në 2.75 dhe tregjet presin ulje të mëtejshme këtë vit. Në vitin 2023, BQE njoftoi humbjen e parë vjetore për gati dy dekada, të cilën e kompensoi kryesisht duke përdorur një provizion risku.

Humbjet do të kufizojnë pagesat e mëvonshme për bankat qendrore kombëtare, pasi fitimet e ardhshme fillimisht do të përdoren për të balancuar humbjet e kaluara. Midis 2005 dhe 2021, ajo gjeneroi 25.3 miliardë euro fitime dhe pagoi 17.2 miliardë euro për bankat qendrore kombëtare në Eurozonë.

Bankat qendrore kombëtare paguajnë pjesë ose të gjitha fitimet e tyre për qeveritë kombëtare, duke rritur buxhetin vjetor. Për shembull, Bundesbank gjermane ndërmjet viteve 1980 dhe 2019 dërgoi dhjetëra miliarda euro për Ministrinë e Financave të vendit. Pagesa të tilla përfunduan pas një transferimi prej 5.9 miliardë eurosh në 2019, pasi provizionet dhe humbjet e riskut fshinë çdo fitim të Bundesbank.

Llogaritë treguan gjithashtu se rritja e çmimit të arit rriti vlerën e rezervave të arit të BQE-së me 10 miliardë euro në 41 miliardë euro, ndërsa rezervat e saj valutore u rritën 9 % në 60 miliardë euro. Si pasojë, kapitali neto i bankës qendrore u rrit 12 % në 50 miliardë euro, pavarësisht nga humbjet neto prej 7.9 miliardë eurosh.

Humbjet e BQE-së në 2023 dhe 2024 rrjedhin nga blerjet e saj të aktiveve në shkallë të gjerë deri në vitin 2022. Ndërsa bilanci i saj është tkurrur 18 % që nga viti 2022 me maturimin e obligacioneve, ajo ende ka 377 miliardë euro letra me vlerë në bilancin e saj. Të blera gjatë një periudhe me norma historike të ulëta interesi, këto obligacione priren të kenë maturime të gjata dhe të gjenerojnë yield-e të ulëta.

BQE nuk i bleu drejtpërdrejt obligacionet, por bankat qendrore kombëtare e bënë këtë me urdhër të saj. Kjo rezultoi në qindra miliarda detyrime të BQE-së ndaj bankave qendrore kombëtare, për të cilat institucioni qendror duhet të paguaë interes. Ky detyrim interesi u rrit kur BQE rriti normat e politikës monetare. / Monitor

banka qendrore evropiane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet