Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 9 miliardë lekë, një realizim në masën 96.2% kundrejt planit.
TIRANË - Të ardhurat totale, për periudhën 12 mujore 2024, arritën në rreth 710.3 miliardë lekë ose 99.5 % e planit të periudhës, një realizim në masën 105.1 për qind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar, raportoi sot Ministria e Financave.
Krahasuar me 12 mujorin 2023, u mblodhën rreth 66.6 miliardë lekë ose 10.4 % më shumë. Tatimet mbi pagat (sigurimet dhe TAP) siguruan 25 miliardë lekë të ardhura më shumë se në vitin 2023, duke bërë që 38 për qind e të ardhurave shtesë me 2024
Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat pa kontributet, për periudhën Janar – Dhjetor 2024, janë në shumën 457 miliardë lekë, 34.5 miliardë lekë ose 8.2% më shumë krahasuar me 12-mujorin 2023.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 229.5 miliardë lekë, 12.7 miliardë lekë ose 5.9% më shumë se 12-mujori 2023.
Të ardhurat nga TVSH në import për 12 mujorin janë 154.4 miliardë lekë, 8 miliardë lekë ose 5.5% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 63.4 miliardë lekë, 5 miliardë lekë ose 8.6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2.7 miliardë lekë, me një realizim në masën 101.2% kundrejt planit për 12 mujorin 2024.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 9 miliardë lekë, një realizim në masën 96.2% kundrejt planit.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet), për 12 mujorin 2024, u realizuan në masën 227.4 miliardë lekë, 21.8 miliardë lekë ose 10.6% më shumë se 12 mujori i vitit të kaluar. Krahasuar me planin 12 mujor, të ardhurat e mbledhura janë 3.2 miliardë lekë ose 1.4% më shumë.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në masën 59.6 miliardë lekë, 13.7 miliardë lekë ose 29.8% më shumë se 12 mujori 2023, si dhe 4.4 miliardë lek ose 7.9% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 12 mujorin 2024. Rimbursimet për periudhën 12 mujore 2024 janë 22.4 miliardë lekë.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 57 miliardë lekë.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 66.1 miliardë lekë, 8.3 milardë lekë ose 14.3% më shumë se 12 mujori 2023, si dhe 1.7 miliardë lekë ose 2.6% më shumë se plani i 12 mujorit 2024.
Taksat nacionale, për periudhën 12 mujore 2024, u realizuan në masën 44.7 miliardë lekë, 7.4 miliardë lekë ose 19.8% më shumë se 12 mujori 2023.
Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, iSSH dhe FSDKSH u realizuan në masën 160.7 miliardë lek, 17.1 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se 12 mujori 2023, si dhe realizim në masën 101.4% të planit për 12 mujorin 2024.
Shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2024 arritën në rreth 728.6 miliardë lekë me një realizim në masën 98.8 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 94.5 përqind të planit vjetor të ndryshuar përmes Aktit Normativ nr.5, datë 19.12.2024. Krahasuar me vitin 2023, shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 8 përqind më të larta ose rreth 53.7 miliardë lekë më shumë.
Shpenzimet korente për vitin 2024 rezultuan në rreth 606.3 miliardë lekë ndërsa krahasuar me vitin 2023 ky zë ka rezultuar 10.8 përqind më i lartë ose rreth 59.3 miliardë lekë më shumë./Monitor
Foto ilustruese SHQIPËRI - Sipas metodologjie së Eurostat, inflacioni në muajin janar ishte shumë më i lartë se matjet komb&e...
Foto ilustruese TIRANË- Rritja e të ardhurave, që ka tejkaluar parashikimet, ka ndihmuar në rënien e borxhit publik përtej pr...
Foto ilustruese SHQIPËRI - Në vitin 2024, eksportet e vajit të ullirit, sipas të dhënave të Doganave, ranë me 97% krahas...
Foto ilustruese TIRANË - Banka e Shqipërisë miratoi në muajin janar një program të mbështetjes për bizneset e vogla...
Foto ilustruese TIRANË- Inflacioni bazë e nisi në rënie vitin 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflac...
Ksamil KSAMIL- Projekti Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin parashikon që në Ksamil të financojë një Qendër Mi...
Foto ilustruese EUROPA- Humbjet e Bankës Qendrore Europiane u rritën në nivel rekord 7.9 miliardë euro vitin e kaluar, pasi pagesa...
Foto ilustruese TIRANA- Normat e interesit të kredisë për shtëpi pësuan rënie vitin e kaluar, duke mbështetur zgjerimin ...
Foto ilustruese Banka Botërore (BB) e klasifikoi ecurinë e projektit të shëndetësisë, që mbështetet prej saj, si &l...
Foto ilustruese TIRANË - Rreth 7,6 miliardë euro llogaritet totali i kostos për financimin e zbatimit të strategjive deri në 2028 ...