LIVE UPDATES
Ekonomi

Investimet e huaja në Kosovë arrijnë në 560 milionë euro, 10% janë nga Shqipëria

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, nga 390 milionë euro, sa ishin 9-mujorin e vitit të kaluar, këtë vit investimet e huaja kanë arritur shifrën mbi 560 milionë euro.

16 Dhjetor 2022, 07:07 Nga A.B
Investimet e huaja në Kosovë arrijnë në 560 milionë
Foto ilustruese

Investimet e Huaja Direkte në Kosovë kanë shënuar rritje këtë vit. Nga 390 milionë euro vitin e kaluar, këtë vit investimet kanë shkuar mbi 560 milionë euro. Rritje të investimeve ka pasur edhe nga Shqipëria, nga 32 milionë në 58.2 milionë.

Vlera e Investimeve të Huaja Direkte në Kosovë ka shënuar rritje.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, nga 390 milionë euro, sa ishin 9-mujorin e vitit të kaluar, këtë vit investimet e huaja kanë arritur shifrën mbi 560 milionë euro.

Rritje të investimeve ka pasur edhe nga Shqipëria. BQK-ja bërë të ditur se nga Shqipëria këtë vit ,investimet drejt Kosovës kanë arritur në 58.2 milionë euro.

“Nga janari deri në muajin shtator 2022, vlera e Investimeve të Huaja Direkte në Kosovë, ka arritur në shumën prej 566.8 milionë eurosh. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vlera e investimeve të huaja ishte 394.6 milionë euro. Kurse, vetëm nga Shqipëria këtë vit investimet drejt Kosovës kanë shkuar në 58.2 milionë, nga 32 milionë sa ishte vitin e shkuar”, kanë treguar nga BQK për Monitor.

Drejtori i Këshillit të Investitorëve Europianë, Emrush Ujkani, në një deklaratë për media ka treguar gjendja është e mirë edhe përkundër luftës që po ndodh në Ukrainë, e cila që ka ndikuar drejtpërdrejt në të bërit biznes.

“Ajo çka është vërejtur gjatë kësaj periudhe është se ka pasur interesim të madh prej atyre kompanive që kanë operuar edhe në tregun rus apo të Ukrainës e të cilat në një formë kanë parë alternativë tërheqjen e domosdoshme dhe kanë kërkuar rajone të qëndrueshme e që ofrojnë mundësi të reja. Unë jam vetë dëshmitar i asaj që kemi pritur disa prej kompanive që kanë shprehur interesim”.

Megjithëse ardhja e investitorëve merr kohë dhe kërkon procedura, Ujkani thekson se Investimet e Huaja Direkte kanë shënuar rritje këtë vit.

“Ne jemi duke përpunuar të dhënat tona dhe ende nuk i kemi finalizuar, por sido që të jetë ka një rritje të mirë të investimeve, marrë parasysh gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në glob”.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se duhet përkrahje institucionale që të ketë investime më kualitative në vend.

“Vendi ka nevojë për investime kualitative që shtojnë prodhimin, rrisin punësimin dhe ngritin mirëqenien e qytetarit. Duhet të gjitha institucionet të jenë shumë agresive, në mënyrë që të sjellin investitorë për të mirën e vendit tonë”.

Shuma prej 560 milionë euro është më e madhja në krahasim me 13 vitet e fundit, derisa investimet më të mëdha se sa ato të realizuara në vitin e kaluar, ishin në vitin 2007, ku vlera e investimeve të huaja kishte arritur në shumën prej 440 milionë euro. Në vitin 2021, vlera e investimeve të huaja arriti në shumën prej 415.3 milionë euro./MONITOR

kosove

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit