LIVE UPDATES
Ekonomi

KKT, kalon leja e zhvillimit për koncesionin Thumanë-Kashar, disa hotele në Dhërmi e Palasë, pallate të tjera në Tiranë

Në Tiranë janë dhënë një sërë lejesh për ndërtime ku nuk specifikohen katet e ndërtesave por nga orientimi ku një pjesë janë godina me përdorim miks dhe jo vetëm rezidencial si dhe emërtimi katet do të jenë jo të paktë duke sjellë “Manhatan-in” në kryeqytet.

15 Dhjetor 2022, 07:11 Nga A.B

KKT, kalon leja e zhvillimit për koncesionin Thumanë-Kashar, disa

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) kaloi këtë javë në mbledhjen e fundit një seri vendimesh.

Bie në sy dhënia e lejes së zhvillimit për koncesionin “Ndërtimi i aksit rrugor Thumanë – Vorë – Kashar”, me vendndodhje në Bashkitë Tiranë, Vorë dhe Krujë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, koncesionarin “Gener 2” sh.p.k dhe shoqërinë koncensionare “G2 Infra” sh.p.k.

Ky aks ka një gjatësi 21 kilometra dhe është dhënë me koncesion 35 vjeçar ku përgjatë kësaj periudhe plani bazë i të ardhurave të kompanisë është 1.3 miliardë euro (pa TVSH) dhe 1.56 miliardë euro me TVSH.

Në Tiranë janë dhënë një sërë lejesh për ndërtime ku nuk specifikohen katet e ndërtesave por nga orientimi ku një pjesë janë godina me përdorim miks dhe jo vetëm rezidencial si dhe emërtimi katet do të jenë jo të paktë duke sjellë “Manhatan-in” në kryeqytet.

Leje është dhënë për “Strukturë banimi, shërbimi dhe funksione të përziera”, me vendndodhje pranë Rrugës “Xhanfize Keko”; “Godinë banimi dhe shërbimi “Manhatan 1”, pranë Rrugës: “Asim Vokshi” dhe “Don Bosko”; “Objekt me funksion shërbime, hoteleri dhe rezidencial”, me vendndodhje në Rrugën: “Brigada VIII”; “Objekt banimi dhe shërbime”, me vendndodhje në Rrugën: “Vaso Pasha”; “Godinë banimi dhe shërbime”, me vendndodhje në Rrugën: “Dritan Hoxha”, të gjitha në Bashkinë Tiranë.

Po në Tiranë është dhënë leje ndërtimi dhe për objektin: “Kampus Universitar UET”, dhe godinat e banimit në kampus me vendndodhje në Bashkinë Tiranë.

Një tjetër lejë e dhënë është ajo për ndërtimin e një hoteli në zonën e Palasës. Bëhet fjalë për një prej kompanive të grupit Balfin që do të sjellë në kompleks një markë ndërkombëtare.

Konkretisht janë dy lejë: e para për objektin “Green Coast Hotel”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k dhe e dyta për objektin: “Green Coast II, Zona A2 “Objekt hoteleri, shërbime dhe pishinë”, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aqua Marine” sh.p.k.

Në listën e vendimeve janë dy lejë të tjera në zonën e Dhërmiut. Konkretisht leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks elitar hoteleri dhe shërbime “In The Wild”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Edon Construksion” sh.p.k./MONITOR

këshilli kombëtar i territorit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës