Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.
TIRANË- Inflacioni bazë dha sinjale të lehta rritjeje për të tretin muaj radhazi në maj. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 2.54%, nga 2.53% që kishte qenë për prillin. Ky tregues, për të dytin muaj radhazi, shënoi nivele më të larta se një vit më parë. Në majin e vitit të kaluar ai kishte qenë në nivelin 2.33%
Nënshporta që mat inflacionin bazë është zgjeruar lehtësisht me rishikimin e peshave në vitin 2025, në 69.6% të totalit të shportës së IÇK-së, nga 69% në vitin 2024. Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.
Fakti që inflacioni bazë është më i lartë se inflacioni total në ekonomi është një sinjal se presionet më të qëndrueshme inflacioniste në ekonomi mund të jenë në rritje. Ai është i lidhur në një shkallë më të madhe me presionet e brendshme inflacioniste, që pas vitit 2022 janë ndikuar shumë prej rritjes së kostos së punës të bizneseve.
Duke pasqyruar rritjen më të fortë të inflacionit të shërbimeve dhe të mallrave me afat të gjatë përdorimi, Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni bazë e zgjeroi kontributin në formimin e inflacionit total në pjesën e parë të këtij viti. Vlerat e inflacionit bazë qëndrojnë mbi mesataret e tyre të dekadës së fundit.
Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për majin u rrit në 2.22%, nga 2.19% që kishte qenë për prillin. Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.
Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin maj u rrit në 2.2%, nga 2.1% që ishte për prillin. Sipas INSTAT, inflacioni total në ekonomi, i matur për të gjithë shportën e mallrave dhe shërbimeve të konsumit, ra lehtë në muajin maj, në 2.2%, nga 2.3% që kishte qenë për muajin prill dhe është afërsisht në të njëjtin nivel me një vit më parë.
Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni relativisht i ulët ngelet i lidhur sidomos me çmimet e importit dhe me forcimin e lekut në kursin e këmbimit, që, me bazë vjetore, ka vijuar edhe në pjesën e parë të këtij viti, ndonëse me ritme më të ngadalësuara. Sipas Bankës së Shqipërisë, vlerat dhe kontributet e inflacionit të importuar në atë total mbeten në nivelet e ulëta historike, kundrejt kontributeve përcaktuese nga inflacioni i brendshëm./ Monitor
foto ilustruese TIRANË- Tregu i fondeve të investimit u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dh...
Foto TIRANË- Çmimet në Shqipëri po rriten shumë shpejt, duke e ngushtuar gjithnjë e më shumë hendekun me BE. Sipa...
Foto ilustruese TIRANA- Sektori i prodhimit shënoi rënie të fortë për sektorin e industrisë dhe rritje të qëndruesh...
Foto ilustruese TIRANA- Huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar do të ulet përsëri në tremujorin ...
Foto TIRANË- Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit u rritën përsëri në tremujorin e parë t&...
Foto ilustruese TIRANA- Në 2024, numri i bizneseve në vendin tonë arriti në 132 mijë, me një rritje vetëm 1.4% në k...
Foto ilustruese TIRANA- Kursi i këmbimit të Euros me Lekun pësoi përsëri rënie të premten dhe preku një minimum t&e...
foto ilustruese TIRANË- Femrat shqiptare kryesojnë në botë për nivelin e lartë të barazisë në paga me meshkuj...
foto ilustruese TIRANË- Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan një frenim në tremujorin e parë të këtij viti. ...
Foto ilustruese TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bashkëpunim me institucionet p&e...