LIVE UPDATES
Ekonomi

Të dhënat: Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të ulet përsëri në tremujorin e tretë

Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shuma e përgjithshme e huamarrjes e planifikuar për tu siguruar nëpërmjet emetimit të instrumenteve financiarë do të jetë 67.2 miliardë lekë, duke përfshirë këtu edhe rifinancimin e borxhit të maturuar.

16 Qershor 2025, 17:18 Nga M.B
Të dhënat: Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm
Foto ilustruese

TIRANA- Huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar do të ulet përsëri në tremujorin e tretë të vitit. Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shuma e përgjithshme e huamarrjes e planifikuar për tu siguruar nëpërmjet emetimit të instrumenteve financiarë do të jetë 67.2 miliardë lekë, duke përfshirë këtu edhe rifinancimin e borxhit të maturuar.

Vlera e huamarrjes së qeverisë pritet të jetë 10% më e ulët krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Ky është viti i katërt radhazi që huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm ulet për tremujorin e tretë të vitit. Ndërkohë, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, rënia e huamarrjes do të jetë edhe më e ndjeshme, me 33% më pak.

Kalendari i emetimeve tregon se huamarrja e brendshëm do të vazhdojë të dominohet nga instrumentet afatgjata. Nga 18 emetime gjithsej, vetëm katër prej tyre do të ofrojnë bono thesari 12-mujore, ndërsa nuk parashikohen ankande për instrumente me maturim 3-mujor dhe 6-mujor. Mes 14 ankandeve të obligacioneve, investitorëve do t’u ofrohen sërish mundësia për të investuar në instrumente afatgjata 10-vjeçare, 15 vjeçare dhe 20 vjeçare.

Pas rezultateve inkurajuese në ankandin e parë për testimin e tregut, në janar, Ministria e Financave duket se do të vazhdojë të organizojë rregullisht ankande të instrumenteve 20 vjeçare. Në vitet e fundit, Ministria e Financave po ndjek një tendencë të zgjatjes së maturitetit mesatar të borxhit, me qëllim për të përfituar nga normat e ulëta të interesit dhe për të ulur rrezikun e rifinancimit të shpeshtë.

Në fund të marsit 2025 maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm arriti në 1026 ditë, nga 923 ditë që kishte qenë në fund të vitit 2024. Ulja e kërkesës për financim nga qeveria është një nga faktorët që ka ndikuar në uljen e yield-eve të borxhit të brendshëm. Një tendencë e tillë është ka vazhduar edhe gjatë muajve të parë të këtij viti. Yield-et e bonove të thesarit kanë zbritur poshtë nivelit të normës bazë të interesit, ndërsa obligacionet e të gjitha maturiteve kanë prekur nivelet më të ulëta historike.

Përveç një kërkese më të ulët të qeverisë për borxh, rënia e fortë e yield-eve është ndikuar edhe nga shtimi i pjesëmarrjes në ankandet e titujve, veçanërisht për shkak të një pjesëmarrjeje në rritje nga investitorët jorezidentë. Kjo pjesëmarrje e ka shtuar më shumë likuiditetin në tregun e titujve dhe ka ushtruar një trysni rënëse mbi kthimet./ Monitor

huamarrja e qeverisë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet