Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Sipas metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.
TIRANË- Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit u rritën përsëri në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga puna arritën vlerën e 155 milionë eurove, 13% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në terma neto, duke zbritur të ardhurat e shtetasve të huaj nga puna në Shqipëri, të ardhurat nga puna arritën në 144 milionë euro, në rritje gjithashtu me 13% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Së në terma neto, ashtu edhe në ato bruto, të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna kanë arritur nivelin më të lartë historik për tremujorin e parë të vitit.
Sipas metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.
Në këtë kategori punonjësish, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës.
Në analizat e flukseve hyrëse nga jashtë, shpesh të ardhurat nga puna jashtë vendit i bashkëngjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen si pjesë e të ardhurave totale nga remitancat në ekonomi. Për 3-mujorin e parë, dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 251 milionë eurove, në rritje me 3.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të marra së bashku, remitancat dhe të ardhurat nga puna kontribuuan me 406 milionë euro në bilancin e pagesave, shifër kjo 7% më e lartë krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar. Të ardhurat nga puna dhe remitancat së bashku mbulonin rreth 35% të deficitit tregtar në mallra për 3-mujorin e parë të këtij viti.
Deri në ngritjen e shpejtë të sektorit të turizmit, veçanërisht pas pandemisë së vitit 2020, puna ka qenë faktori dominues ku janë mbështetur eksportet e ekonomisë shqiptare. Përveç të ardhurave direkte nga puna jashtë vendit, një kontribut të rëndësishëm ka dhënë historikisht jep edhe regjimi i përpunimit aktiv të mallrave (fasoneria).
Për 3-mujorin 2025, ato arritën në 199 milionë euro, 4.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fasoneria në vitet e fundit ka marrë një goditje të rëndë nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor dhe perspektivat e saj duken të zymta./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Në 2024, numri i bizneseve në vendin tonë arriti në 132 mijë, me një rritje vetëm 1.4% në k...
Foto ilustruese TIRANA- Kursi i këmbimit të Euros me Lekun pësoi përsëri rënie të premten dhe preku një minimum t&e...
foto ilustruese TIRANË- Femrat shqiptare kryesojnë në botë për nivelin e lartë të barazisë në paga me meshkuj...
foto ilustruese TIRANË- Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan një frenim në tremujorin e parë të këtij viti. ...
Foto ilustruese TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bashkëpunim me institucionet p&e...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i punës në Shqipëri po përjeton dinamizëm të lartë si i takon pagave dhe kërkesë...
Foto ilustruese TIRANË- Paga mesatare në ekonomi ishte 82.2 mijë lekë në tremujorin e parë të vitit, me rënie t&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Një park fotovoltaik me kapacitet të instaluar 102 MW do të vendoset në afërsi të fshatrave Mbreshtan...
Foto ilustruese TIRANA- Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po shfaqin një tendencë ngadal&eum...
Foto ilustruese KSAMIL- Ksamilit pritet që t’i shtohet një Qendër Mirëseardhjeje për panaire dhe ekspozita si dhe një K...