LIVE UPDATES
Ekonomi

Paradoksi me koncesionin e laboratorit, numri i analizave ra me 17%, financimet nga buxheti u rritën 46%

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) në raportin vjetor 2022 raportoi se numri i ekzaminimeve laboratorike vitin e kaluar ishte 5,372,603 me rënie 17 % në krahasim me vitin 2021, por sakaq pagesat buxhetore u rritën së tepërmi vitin e kaluar ndaj PPP-së që ofron ketë shërbim.

27 Korrik 2023, 07:05 Nga A.B

Paradoksi me koncesionin e laboratorit, numri i analizave ra me 17%, financimet

Numri i analizave laboratorike që tashmë kryhen nga kompania koncensionare “Laboratory Network” shënoi rënie vjetore me 17% vitin e kaluar, teksa pagesat buxhetore shënuan rritje 46 për qind, sipas të dhënave zyrtare.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) në raportin vjetor 2022 raportoi se numri i ekzaminimeve laboratorike vitin e kaluar ishte 5,372,603 me rënie 17 % në krahasim me vitin 2021, por sakaq pagesat buxhetore u rritën së tepërmi vitin e kaluar ndaj PPP-së që ofron ketë shërbim.

FSDKSH pagoi vitin e kaluar koncesionin e laboratorit me 1,6 miliardë lekë nga 1,1 miliardë lekë në vitin 2021 me një rritje 46%.

Në qarqet e shëndetësisë janë rritur shqetësimet rreth koncesioneve me PPP. Fondi që ka detyrimin ligjor për monitorimin e kontratave ka mungesë të burimeve njerëzore për të monitoruar kontratat dhe për të ndaluar abuzimet. Psh KLSH ka gjetur më parë se në koncesionin e sterilizimit, kompania raportonte ndërhyrje të kompleksit të lartë më shumë se sa ishin kryer realisht duke rritur kështu artificialisht përfitimet nga pagesat buxhetore. Një situatë e ngjashme dyshohet edhe për laboratorin.

Për të frenuar abuzimet me fondet nga koncesioni i laboratorit, së fundmi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka autorizuar një tjetër kontratë që të kontrollojë PPP-në e laboratorit. Së fundmi një shpallje e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregoi se po synohet vënia nën kontroll e koncesionit të lidhur me shërbimet laboratorike.https://www.monitor.al/qeveria-ne-kerkim-te-konsulences-per-te-vene-nen-kontroll-koncesionin-e-laboratoreve/

“IFC-ja është angazhuar nga Qeveria e Shqipërisë (QSH), nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), për të strukturuar dhe për të zbatuar një partneritet publik privat (PPP) për Shërbimet Laboratorike që mbulojnë tetëmbëdhjetë spitale rajonale dhe terciare” thuhet në publikim.

PPP që do të kontrollojë PPP-në laboratorit ka për qëllim të menaxhojë vëllimin e recetave të testeve laboratorike, kufirit vjetor të buxhetit të spitalit dhe të tarifës për pagesat e performancës së shërbimit. Sqarohet se MSHMS-ja ka nevojë për asistencë teknike për të zhvilluar protokollet e recetave laboratorike për diagnostikimet më të shpeshta, si dhe për të vendosur rregulla për të kontrolluar përshtatshmërinë e recetave për testet laboratorike, një hap shumë i nevojshëm në sigurimin e kontrollit fiskal të projektit dhe kufizimin e keqpërdorimit/mbipërdorimit të testeve laboratorike.

Ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë erdhi pas rënies së numrit të analizave teksa fondet për kundrejt koncesionit u rriten në mënyrë të dukshme.

Në fillim të vitit 2022 në projektbuxhet financimi i këtij shërbimi u parashikua me 1,360,130,000 lekë, por me një akt normativ ne mes te vitit qeveria e çoi fondin për PPP-në laboratorit në mbi 1,6 miliardë lekë, shumë e cila u disbursua totalisht.

Nga aspekti i fitimeve, kontratat PPP janë ndër bizneset më suksesshme në vendin tonë. Por duke qenë se aktiviteti i tyre bazohet në fondet buxhetore, normat e larta të fitimit tregojnë se qeveria nuk është duke administruar me përgjegjësi taksat e shqiptarëve .

Vlera e financimeve për koncesionin e laboratorit vetëm këtë vit u rrit me 2.4 milionë euro. Kostot më të mëdha i ka “Qendra Spitalore Nënë Tereza”. Nga buxheti vjetor i QSUT-së prej mbi 8 miliardë lekë, 764 milionë lekë ose 9% e totalit të financimit shkojnë për koncensionin e laboratorit.

Kontrata PPP e laboratorëve nisi në vitin 2019 dhe përfundon në vitin 2028 më një shumë financimi 13 miliardë lekë pa TVSH.

Qeveria ka dhënë një sërë shërbimesh në sistemin shëndetësor me koncesion dhe vit pas viti, raporte të Kontrollit të Laftë të Shtetit kanë treguar se ka pasur edhe pagesa për shërbime të pakryera apo përdorime më të shpeshta sesa plani të këtyre shërbimeve.

Kjo ka bërë që tek privatët të kalojnë miliona lekë, duke bërë që të tejkalohet në disa raste buxheti i planifikuar në fillim./MONITOR

koncesion laborator

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet