LIVE UPDATES
Ekonomi

Holanda kryeson investimet e huaja në Shqipëri për vitin 2025

Holanda ngelet investitori më i madh i huaj edhe në vlerën e stokut të deritanishëm të investimeve.

26 Mars 2026, 19:53 Nga E.d
Holanda kryeson investimet e huaja në Shqipëri për vitin 2025
Foto ilustruse

Holanda rifitoi “fronin” e investitorit kryesor të huaj në Shqipëri vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kompanitë me aksionerë të regjistruar në Holandë investuan 202 milionë euro, në Shqipëri vitin e kaluar. Investimet holandeze u rritën me 14.8% krahasuar me vitin 2024.

Holanda ngelet investitori më i madh i huaj edhe në vlerën e stokut të deritanishëm të investimeve. Stoku i investimeve hollandeze ka arritur vlerën e 2.76 miliardë eurove, në rritje me 8.5% krahasuar me një vit më parë.

Investimet e mirëfillta hollandeze për nga origjina e kapitalit janë të pakta dhe një ndër tyre ishte kompania Shell, që realizoi investime të mëdha për shpimet në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut. Por, në vitin 2024 kjo kompani vendosi të ndërpresë shpimet në puset naftëmbajtëse dhe të heqë dorë përfundimisht nga kërkimet e naftës në Shqipëri.

Duke përjashtuar Shell, vlerat e larta të investimeve hollandeze në vitet e fundit lidhen kryesisht me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit. Hollanda preferohet për regjistrimin e kompanive offshore, është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve. Ajo është edhe një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, sepse ajo ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Investitori i dytë më i madh për të dytin vit radhazi ishte Italia, me një fluks total prej 187 milionë eurosh. Investimet italiane megjithatë kanë pësuar sërish rënie me 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.

Stoku i investimeve italiane në fund të vitit 2025 arriti në 1.89 miliardë euro, në rritje me 12% krahasuar me një vit më parë. Rritja në stokun e investimeve nuk lidhet vetëm nga flukset e reja (që ishin në rënie), por në të llogariten edhe ndryshimet nga kursi i këmbimit, ndryshimet nga çmimi dhe ndryshimet e tjera. Gjithashtu, stoku i investimeve të huaja rivlerësohet në mënyrë periodike, duke reflektuar edhe ndryshimin e çmimit të aseteve.

Rritje të ndjeshme vitin e kaluar shënuan investimet e ndërmarrjeve nga Kosova, që arritën vlerën e 186 milionë eurove, me një rritje prej 94% krahasuar me të një vit më parë. Stoku i investimeve kosovare raportohet në 584 milionë euro, në rritje me 38% krahasuar me vitin 2024.

Rritja e investimeve nga Kosova është e lidhur kryesisht me disa blerje të rëndësishme të ndërmarrjeve nga Kosova në tregun shqiptar.

Në muajin korrik 2025, kompania nga Kosova, Viva Fresh, mbylli blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri, Spar Albania. Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, operacioni kishte vlerën e 36.4 milionë eurove.

Viva Fresh zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe është në pronësi të biznesmenit Xhevdet Rexhepi.

Ndërsa në muajin shtator 2025, kompania me kapital nga Kosova, ALBI Holding, finalizoi blerjen e kompanisë së tregtimit të veshjeve, Fashion Group Albania (FGA), nga grupi shqiptar i biznesit Balfin. Vlera e transaksionit të shitblerjes ishte rreth 7.6 milionë euro.

Shoqëria blerëse Albi Holding është pjesë e Albi Group, që zotëron në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut rrjetin e dyqaneve të modës të disa markave ndërkombëtare.

Një tjetër blerje e rëndësishme u shënua në tremujorin e fundit të vitit, kur shoqëria KAN shpk njoftoi publikisht blerjen e Global Fast Food Albania, kompanisë që zotëronte të drejtën e markës globale të fast food-eve, KFC për Shqipërinë.

KAN është një kompani e regjistruar në Kosovë, me pronar të vetëm biznesmenin Fatmir Zymberi. Grupi i tij i biznesit është i pranishëm në Shqipëri prej vitesh, nëpërmjet kompanisë Scandinavian Living, që zotëron të drejtën e përdorimit të markës daneze Jysk për Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit.

Pasi kryesoi investimet e huaja për vitin 2024, vitin e kaluar Turqia investoi më pak në Shqipëri. Për vitin 2025 investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 181 milionë eurove, në rënie me 30% krahasuar me një vit më parë. Stoku i investimeve turke në fund të vitit 2025 ka arritur në 1.41 miliardë euro, në rritje me 8% krahasuar me një vit më parë.

Ndërmarrjet turke kanë rol të rëndësishëm në disa sektorë ekonominë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse.

Investitori i pestë më i rëndësishëm vitin e kaluar, për nga vlera e flukseve të reja, ishte Austria, me 146 milionë euro, në rritje me 22.7% krahasuar me vitin 2024. Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik dhe në shërbimet e hotelerisë. Stoku i investimeve austriake në fund të 2025 arriti në 926 milionë euro, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë./Monitor.al

holanda shqipëri investime

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez