LIVE UPDATES
Ekonomi

Tatimet sqarojnë biznesin, ja 3 alternativat për përdorimin e tepricës kreditore të tatim-fitimit

Konkretisht sipas tatimeve, së pari bizneset shumën e paguar më tepër ta përfitojnë si kompensim për të shlyer detyrime të tjera të papaguara, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore ose shëndetësore.

26 Mars 2026, 17:48 Nga E.d
Tatimet sqarojnë biznesin, ja 3 alternativat për përdorimin e
Foto ilustruse

Administrata tatimore njofton bizneset që rezultojnë me tepricë kreditore të tatim fitimit për periudhat tatimore para vitit 2025, se kanë 3 alternativa zgjedhje për përdorimin e shumës së paguar më tepër.

Konkretisht sipas tatimeve, së pari bizneset shumën e paguar më tepër ta përfitojnë si kompensim për të shlyer detyrime të tjera të papaguara, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore ose shëndetësore.

Së dyti, kanë të drejtë ta transferojnë për llogari të detyrimeve tatimore të ardhshme të tatimpaguesit (me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore). Së treti, mund ta mbajnë si tepricë kreditore për të paguar për të njëjtin tatim.

“Administrata Tatimore informon tatimpaguesit që rezultojnë me tepricë kreditore të Tatimit mbi Fitimin për periudhat tatimore para vitit 2025 se, në përputhje me Ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ata mund të përcaktojnë mënyrën e përdorimit të kësaj teprice.

Sipas nenit 75 të këtij ligji, për shumën e paguar më tepër, tatimpaguesit kanë mundësi të zgjedhin një nga alternativat e mëposhtme:
Kompensimin e saj me detyrime të tjera tatimore të papaguara (me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore);
Transferimin e saj për llogari të detyrimeve tatimore të ardhshme të tatimpaguesit (me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore);

Mbajtjen si kredi për të njëjtin tatim, veçanërisht në rastet kur tatimpaguesi mund të jetë subjekt i një procesi kontrolli për periudhat e mëparshme”, thuhet në njoftim.
Sipas administratës tatimore, në rast se tatimpaguesi zgjedh kompensimin ose transferimin e tepricës kreditore, ai duhet të paraqesë një kërkesë përmes llogarisë së tij në sistemin e-Filing (me çështje “Pyetje e përgjithshme”), ose me shkresë zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore (DRT) ku është i regjistruar. Në çdo rast, dokumenti i kërkesës duhet të jetë i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit.

Në rast se, në varësi të formës ligjore, tatimpaguesi zgjedh transferimin e tepricës së Tatimit mbi Fitimin në përgjegjësinë e re tatimore – Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatës (TAK) ose Tatimi mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi (TAPB) – vlera përkatëse do të konsiderohet, sipas rastit:

për mbylljen e detyrimeve të vitit 2025; ose
për parapagimet e tatimit për vitin 2026.
Administrata Tatimore i fton tatimpaguesit të verifikojnë situatën e tyre tatimore dhe, në rast se dëshirojnë kompensimin apo transferimin e tepricës kreditore, të paraqesin kërkesën elektronikisht nëpërmjet e-Filing ose me shkresë pranë drejtorive rajonale tatimore përkatëse, në mënyrë që kjo shumë të përdoret për përmbushjen e detyrimeve tatimore sipas zgjedhjes së tyre.

“Gjatë vitit 2025, Administrata Tatimore ka shqyrtuar dhe trajtuar mijëra kërkesa nga tatimpaguesit. Ky proces do të vijojë në mënyrë të pandërprerë edhe në vijim, për çdo kërkesë që paraqitet, duke garantuar trajtim korrekt dhe në kohë, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi”, thuhet në njoftimin e administratës tatimore./Monitor.al

bizneset tatimet 3 alternativa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet