Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Rritja më e lartë po shënohet në segmentin e sigurimeve të Jo-Jetës, me 3.3%. Ndërkohë, tregu i jetës ka shënuar një rritje të vogël, me 1.1%.
Tregu i sigurimeve ka shfaqur një rritje modeste edhe në muajin shkurt. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për dy muajt e parë të vitit primet e shkruara bruto u rritën me 3.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja më e lartë po shënohet në segmentin e sigurimeve të Jo-Jetës, me 3.3%. Ndërkohë, tregu i jetës ka shënuar një rritje të vogël, me 1.1%.
Ecuria e tregut paraqitet edhe më e dobët sipas numrit të kontratave, me një rritje vjetore prej vetëm 0.2%. Në veçanti, numri i kontratave ka ngelur pothuajse i pandryshuar në tregun e Jo-Jetës, ndërsa tregu i sigurimit të jetës shfaq një rritje të vogël me 1.5%.
Tregu i sigurimeve ngelet i plogësht dhe kryesisht i përcaktuar nga e produktet e detyrueshme.
Në tregun e Jo-Jetës, sigurimet motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta vazhdojnë të jenë dominuese, me pothuajse 67% të primeve të shkruara bruto.
Pesha e tyre është në rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë dhe ka ardhur nga zgjerimi në produktin e sigurimit të brendshëm për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta. Primet e shkruara bruto nga ky produkt janë zgjeruar me 5.3% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, Kartoni Jeshil dhe Polica Kufitare paraqiten të dyja në rënie krahasuar me 2-mujorin e vitit të kaluar, çka sinjalizon më pak lëvizje ndërkufitare dalëse dhe hyrëse nga drejtues të mjeteve.
Ndër produktet vullnetare, ecuri pozitive në këtë fillim viti ka shfaqur sigurimi i pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës, me 18.6% më shumë krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Në përgjithësi, luhatjet e këtij produkti lidhen me sigurime të rëndësishme në bizneseve. Sidoqoftë, ky produkt zë vetëm 8.8% të primeve të shkruara bruto të tregut.
Ndërkohë, ky vit ka nisur me ecuri të dobët edhe për tregun e sigurimit të jetës, që në dy vitet e fundit kishte shfaqur ecuri më të mirë dhe norma më të larta të rritjes.
Ky treg është thellësisht i varur nga produkti i sigurimit të jetës së debitorit, i lidhur kryesisht me kreditë bankare. Produkti në fjalë përbën pothuajse 81% të primeve të shkruara bruto dhe është në rritje edhe për muajt e parë të këtij viti. Por, rënia në disa prej produkteve të tjera me ndikim, si Jeta në Grup apo Jeta me Kursim, e ka frenuar ndjeshëm rritjen e tregut.
Shkurti, ndërkohë, ka sjellë rritje të ndjeshme të dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit. 2-mujori është mbyllur me një rritje të dëmeve në masën 8.5%, ndërsa për janarin dëmet kishin qenë në rënie me afërsisht 7%.
Rritja e dëmeve ka ardhur kryesisht nga tregu i sigurimeve të Jo-Jetës, ku dëmet për dy muajt e parë të vitit janë rritur me pothuajse 16%./Monitor.al
Ashtu si gjatë krizës së çmimeve të vitit 2022, edhe tani qytetarët e zonave kufitare kanë rinisur të blejnë ka...
Kriza e çmimeve të energjisë dhe rreziqet inflacioniste nuk po e prekin aspak kursin e këmbimit të Lekut; përkundrazi, monedha...
Rreziku i kursit të këmbimit për borxhin publik pësoi rënie të mëtejshme vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Min...
Kredia e biznesit për investime u zgjerua përsëri me ritme të larta vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipëris&...
Foto ilustruse Kjo fundjavë ka qenë e gjatë, me katër ditë pushim. Por, siç e kemi thënë shpesh, biznesi në ...
Foto ilustruse Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve morën gjatë vitit të shkuar 350 milionë lekë, apo më s...
Foto ilustruse Vendi do t’i nënshtrohet tashmë një tjetër fotografimi ajror që synon të rifreskojë hartat e prodhu...
Paga mesatare në sektorin financiar u rrit me 6.1% vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga INSTAT, paga mesatare bruto në grupin aktivitete f...
Foto ilustruse Në një botë ku tensionet gjeopolitike janë bërë pothuajse rutinë, ekonomia globale po lëviz mbi nj&e...
Foto ilustruse Teksa të ardhurat buxhetore po mbështeten te puna, shpërndarja e tyre po favorizon shpenzimet kapitale. Vitin e kaluar, qever...