Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Studimi vlerëson se Shqipëria ka lidhjet më të forta me BE-në krahasuar me shumicën e vendeve të tjera si, Bosnja, Serbia Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi – ndërsa për Kosovën mungonin të dhëna të sakta.
Ekonomia e Shqipërisë ka lidhjet më të forta me BE-në se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor sipas Indeksit të Ndërlidhjes Gjeoekonomike të publikuar nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare. Studimi vlerëson se Shqipëria ka lidhjet më të forta me BE-në krahasuar me shumicën e vendeve të tjera si, Bosnja, Serbia Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi – ndërsa për Kosovën mungonin të dhëna të sakta.
Gjithashtu raporti thekson se Kina ka forcuar lidhjet tregtare me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit. Për shembull, në vitin 2023, për Shqipërinë, Kina ishte ndër shtetet me rritjen më të lartë të tregtisë. Nga këndvështrimi i Shqipërisë, kjo paraqet një sfidë, pasi duhet ruajtur thellësia e lidhjeve me BE-në për të mos u ndikuar nga strategjitë kineze. Raporti tregon se ndërsa për një periudhë BE-ja mbante avantazh të qartë në tregti (importe, eksporte, lidhje tregtare) në Ballkan, që prej vitit 2021 vihet re një tendencë rënieje. Shqipëria, edhe pse është relativisht e lidhur mirë me BE-në, mund të përballet me sfida në ruajtjen e pjesës së tregtisë me Unionin.
Ndërkohë që BE-ja mbetet investitori kryesor, përfshirë Shqipërinë, raporti evidenton se roli i saj në investimet e reja (greenfield FDI) është dobësuar pas vitit 2021.
Kjo do të thotë që Shqipëria mund të mos tërheqë kapital të ri europian mjaftueshëm, krahasuar me investimet që vijnë nga Kina ose aktorë të tjerë, çka sjell pasoja për zhvillimin infrastrukturor, teknologjik dhe konkurrueshmërinë rajonale.
Në aspektet e politikave dhe përafrimit rregullativ – sinkronizim politik, monetar, fiskal dhe konvergjencë ligjore – BE-ja ka mbetur dominuese në rajon. Për Shqipërinë kjo nënkupton rëndësi strategjike për harmonizimin e ligjeve, standardeve dhe mekanizmave rregullatorë me BE-në, në mënyrë që të ruajë integrimin dhe përfitimet nga marrëveshjet tregtare dhe investuese.
Raporti sugjeron se kur lidhjet e BE-së me rajonin ngecin, vende si Kina mund të shfrytëzojnë hapësirat e lëna bosh. Forcimi i politikave që nxisin investimet evropiane (jo vetëm tregtare), sidomos në sektorë strategjikë si infrastruktura, teknologjia dhe energjia, rekomandohet nga ekspertët e Vjenës. Gjithashtu, rritja e konkurrueshmërisë së firmave shqiptare në tregjet evropiane është e domosdoshme për të ruajtur dhe zgjeruar ekspozimin tregtar me BE-në. Raporti sugjeron monitorim të kujdesshëm të kontratave strategjike ose projekteve infrastrukturore që vijnë nga jashtë BE-së, për t’u siguruar që ato nuk krijojnë varësi të dëmshme dhe nuk cenojnë interesin kombëtar./Monitor.al
Foto ilustruse Konfiskim prone, gjoba deri në 2 mln lekë dhe “listë e zezë” hyjnë në fuqi rregullat e reja pë...
Foto ilustruse Ushqimet zënë gati 40% të buxhetit të familjeve më 2024 duke ruajtur të njëjtën peshë si në...
Foto ilustruse Ndërmjet 2020 dhe 2024 në të gjithë vendin janë mbyllur 10 për qind e shkollave të arsimit 9 vjeça...
Foto ilustruse Studentët që ulen në auditorë po reduktohen me shpejtësi nga viti në vit, duke bërë që numri i ...
Foto ilustruse Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 20...
Enea Karakaçi, administrator i kompanisë OSHEE Group Pas disa vitesh sfidash të ndikuara nga krizat energjetike dhe luhatjet e tregut, &l...
Elton Çollaku, Administrator i Union Financiar Tiranë Në një kohë kur shpejtësia, transparenca dhe thjeshtësia jan&eu...
Foto ilustruse Viti 2024 nuk ishte i favorshëm në lidhje me situatën hidrike, por menaxhimi aktiv i energjisë elektrike të prodhua...
Foto ilustruse Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) parashikon që ta mbyllë me bilanc pozitiv edhe vitin 2025, si një vazhdim i v...
Erald Elezi, Administrator, Korporata Eletroenergjetike Shqiptare Sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë vendimtare, ku tranzicioni ...