LIVE UPDATES
Ekonomi

OSHEE Group forcon performancën financiare dhe zgjeron planet për investime strategjike

Fitimi neto për vitin 2024 u rrit me rreth 2% krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar masat disiplinore financiare, reduktimin e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve.

5 Tetor 2025, 07:51 Nga E.d
OSHEE Group forcon performancën financiare dhe zgjeron planet për
Enea Karakaçi, administrator i kompanisë OSHEE Group

Pas disa vitesh sfidash të ndikuara nga krizat energjetike dhe luhatjet e tregut, “OSHEE Group” ka arritur të stabilizojë dhe të përmirësojë ndjeshëm performancën e saj financiare. Fitimi neto për vitin 2024 u rrit me rreth 2% krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar masat disiplinore financiare, reduktimin e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve.

Krahas rezultateve pozitive, kompania po avancon me një plan të gjerë investimesh, që synon modernizimin e rrjetit të shpërndarjes, përmirësimin e cilësisë së furnizimit dhe përshtatjen ndaj kërkesave gjithnjë e më të larta në zona urbane dhe turistike. Në një intervistë për “Monitor”, administratori i “OSHEE Group”, z. Enea Karakaçi, flet mbi ecurinë financiare, arsyet pas uljes së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, si dhe projektet kryesore të investimeve që po zbatohen në të gjithë vendin.

Si e vlerësoni performancën financiare të “OSHEE Group” gjatë vitit 2024? A ka qenë një vit me rritje sa u takon të ardhurave dhe fitimit ?

Pas rezultatit financiar negativ në vitin 2021, për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të çmimeve të tregut të lirë, për periudhën 2022 – 2024, rezultati financiar i aktivitetit të shoqërisë ishte pozitiv, dhe në tejkalim të vazhdueshëm të treguesve kryesorë financiarë të planifikuar. Reduktimi i mëtejshëm i humbjeve dhe qëndrueshmëria në realizimin e normës së arkëtimeve, pavarësisht sfidave të shumta, mundësuan një rezultat pozitiv, i cili u ndikua edhe nga disiplina e vazhdueshme financiare në ruajtjen e shpenzimeve operative.

Për vitin 2024, kompania kishte një fitim neto prej rreth 7.3 miliardë lekësh, ose rreth 74.2 milionë euro, si rezultat i përmirësimit të treguesve bazë të shoqërisë. Përmirësimi i performancës financiare është rrjedhojë e programit të masave të marra nga menaxhimi i shoqërisë në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare, për të ulur te konsumatorët ndikimin e çmimit të rritur të energjisë në tregun e lirë.Performanca financiare (fitimi neto) e vitit 2024, në krahasim me vitin 2023, u përmirësua me rreth 2%, pavarësisht se një pjesë e klientëve, si rrjedhojë e reformës për hapjen e tregut, u larguan për t’u furnizuar në tregun e lirë.

 

Ishte ky rezultat pozitiv që solli uljen e çmimit të energjisë elektrike për klientët familjarë, apo ishte vendim politik ?

Vendimi për reduktimin e çmimit me 10% erdhi pas disa analizash financiare, jo vetëm të “OSHEE Group”, por nga i gjithë sektori publik i energjisë, që lidhet me shërbimin e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes.

Sikurse e përmenda më lart, “OSHEE Group” realizoi në vitin 2024 një normë fitimi prej 74 milionë eurosh, dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke analizuar edhe rezultatet e shoqërive të tjera, gjykoi dhe vendosi rishikimin me ulje të tarifës së konsumit të energjisë elektrike; pra, ta shpërndanin fitimin e arritur në 2024-n te klientët familjarë.

Vendimi erdhi pas një periudhe disavjeçare të çmimeve të pandryshuara, për të mos thënë që çmimi vetëm kishte shënuar rritje deri në 2014-n, kur nisi reforma. Gjykoj që është vendim i drejtë, që iu vjen në ndihmë afro 95% të familjeve shqiptare dhe stimulon, le të themi, eficiencën në konsumin e energjisë.

Prej datës 1 shkurt 2025, familjet që konsumojnë deri në 700 kilovat në muaj, e paguajnë tarifën e kilovatit me 8.5 lekë. Mbi këtë nivel konsumi, tarifa mbetet e pandryshuar: 9.5 lekë. Është për t’u theksuar fakti se Shqipëria është ndër të vetmet vende në rajon, që në kulmin e krizës së energjisë 2022-2023, nuk mori asnjë vendim për rritjen e çmimit, por qeveria zgjodhi të bëjë subvencionim duke mbrojtur konsumatorin familjar dhe atë privat.

Kursimi

Ulja e çmimit me pakicë të energjisë elektrike me rreth 12% për konsumatorët familjarë që konsumojnë deri në 700 kwh në muaj energji elektrike, nga 9.5 lekë/kwh në 8.5 lekë/kwh, është një sfidë e përballuar me sukses të plotë nga “OSHEE Group”. Efekti i uljes së çmimit në reduktimin e të ardhurave, në përfitim të drejtpërdrejtë të konsumatorëve familjarë, sipas ecurisë së periudhës 7-mujore pritet të jetë rreth 2.58 miliardë lekë, ose rreth 26.6 milionë euro.


Përveç rezultateve financiare, si paraqiten treguesit teknikë të kompanisë, si kanë evoluar arkëtimet dhe niveli i humbjeve në përgjithësi ?

Pa dyshim, rezultati financiar pozitiv i shoqërisë erdhi si pasojë e treguesve në dy indikatorët bazë të aktivitetit: humbjet dhe arkëtimet. Reduktimi  i mëtejshëm i nivelit të humbjeve, të cilat në 2024-n zbritën nën 18% dhe niveli i arkëtimeve mbi 100%, ishin faktorët kryesorë që ndikuan pozitivisht në bilancin e shoqërisë.

Kontrollet e vazhdueshme në terren për formalizimin e mëtejshëm të sektorit dhe ndjekja me rigorozitet e procesit të pagesave për faturat e energjisë, bazuar mbi planin dhe objektivin e vendosur, mundësuan në rritjen e performancës. Falë investimeve në rrjetin e shpërndarjes me nivel tensioni 20 kV, në zona të caktuara të vendit, niveli i humbjeve është afër standardit të BE-së, rreth 6-7%. Në disa zona, kryesisht rurale, mbetet ende sfidë vendosja e parametrave të duhur, pasi kërkohen investime të vazhdueshme.

Planet e investimeve janë një nga shtyllat kryesore të aktivitetit të “OSHEE Group”. Cilat janë projektet më të rëndësishme që po zhvillohen aktualisht dhe çfarë ndikimi pritet të kenë ato në rrjet apo në rajonet ku po zbatohen ?

Pas një periudhe gati 3-vjeçare, për shkak të tërmetit, pandemisë dhe krizës energjetike globale, grupi OSHEE nisi në fund të vitit 2023 dhe në vazhdim të 2024-s, një plan masash agresiv, sa u takon investimeve. Bazuar mbi një strategji të mirëkoordinuar, u miratuan dhjetëra projekte me vlerë 40 miliardë lekë, të cilat synonin ndërtimin dhe rikonstruksionin e mbi 20 nënstacioneve, shtrimin e rrjetit kabllor 20 kV, kabinave të reja me linja ABC, të pozicionuara në çdo cep të vendit.

Nevoja për investime është më e madhe se sa mundësitë, por “OSHEE Group” po bën të gjitha përpjekjet për të ndjekur stadin e zhvillimit të vendit, duke u përgjigjur me shërbim korrekt në furnizimin me energji elektrike. Marrim rastin e Ksamilit, zonë e cila ka dyndje të turistëve në vitet e fundit.

Ne reaguam duke ndërtuar dy linja të reja dhe kabina 20 kV. Aktualisht jemi në proces për zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit përgjatë aksit Sarandë – Ksamil. Në Xarë të Sarandës ka nisur puna për ndërtimin e një nënstacioni të ri 110/20 kV. Konkretisht, po rendis projektet dhe zonat ku është përqendruar Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH Sh.A), pjesë e OSHEE Group, duke e nisur me Veriun. Në Valbonë ka përfunduar rrjeti 10 kV, me kabina të reja dhe linja ABC, duke u ardhur në ndihmë jo vetëm banorëve, por edhe bizneseve lokale, të cilat presin çdo vit vizitorë të shumtë.

Në zonën e Thethit, ku përfshihet edhe Boga, jemi duke punuar për investimin e rrjetit 35 kV, gjithashtu vëmendje po u kushtohet edhe dy zonave turistike Lëpushë dhe Tamarë, për të cilat janë gati projektet për zhvillimin e rrjetit të tensionit. Më tej, Velipoja dhe Shëngjini po furnizohen me rrjet të ri kabllor, kabina 20 kV, shtylla,  shoqëruar me linja TU ABC. Vlen të theksoj se sapo kemi përfunduar dy investime të rëndësishme për zonat në fjalë.

Ndërtuam një nënstacion krejt të ri për Velipojën dhe fuqizuam nënstacionin e Lezhës, të cilat do të ndërveprojnë me njëra-tjetrën për një menaxhim sa më efikas të ngarkesave në rrjet dhe për rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike. U jemi përgjigjur nevojave për shërbim të furnizimit me energji elektrike edhe në zonat e Himarës. Paçka se është investuar më herët, zhvillimi urbanistik në zonën e bregdetit kërkon shtim kapacitetesh, që garantojnë furnizimin me cilësi të energjisë elektrike.

Në Himarë vendosëm në punë 12 kabina të reja, në Livadh zgjeruam rrjetin 20 kV, kurse në Jal investuam për 3 kabina të tjera. Në Dhërmi vendosëm rrjetin kabllor, ndërsa është duke u punuar përgjatë aksit deri në Palasë. Në Orikum, ku përfshihet edhe Radhima, jemi drejt përfundimit të dy fiderave të rinj, për të vijuar më tej me qytetin e Vlorës, e cila me portin dhe aeroportin e ri, kërkon infrastrukturë më të sigurt të furnizimit me energji.

Këto, dhe plot investime të tjera, si ai i Spillesë, apo nënstacioni i ri në Pogradec, janë realizuar falë performancës pozitive të “OSHEE Group”, falë kontributit të qytetarëve, të cilët janë ndërgjegjësuar për pagesën në kohë të faturës së energjisë, proces i cili përkthehet me rritjen e shërbimeve. Për vitin 2025 dhe në vazhdim, OSHEE do të vijojë investime në planin strategjik, bazuar në zhvillimin e zonave të caktuara, ku theksoj ndërtimin nëntokë të nënstacionit, në qendër të Tiranës, dhe një tjetri në Kamëz, me parametra modernë bashkëkohorë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë si BERZH dhe KfW.

Borxhi i ndërmarrjeve të ujësjellësve mbetet një problem i hershëm për OSHEE-në. Sa është aktualisht ky borxh dhe si paraqitet trendi ?

Në fakt, reforma në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve ka dhënë rezultatet e saj, pasi norma e arkëtimit ka arritur deri në 95% (viti 2024), nga nën 50% që ishte më parë (viti 2022). Rritja e borxhit ka stopuar, madje në vitin 2024 është reduktuar, kur më parë rritej çdo vit me 2-3 miliardë lekë.Ne jemi duke punuar ngushtësisht me të gjitha institucionet që kanë detyrime ndaj “OSHEE Group”, duke rakorduar të dhënat dhe duke arritur marrëveshje për pagesat me këste, të cilat edhe për vitin 2025 janë në zbatim, dhe që u vjen në ndihmë kujtdo për detyrimet e prapambetura. Për vitin 2025 ne presim përmirësim të mëtejshëm të nivelit të arkëtimeve nga shoqëritë e ujësjellësve, pasi shohim një trend frenues të rritjes së borxhit. Skema ofron lehtësi për klientët familjarë dhe biznesin e vogël, për pagesa me këste mujore, por edhe reduktim kamate 70-100%, nëse e paguajnë njëherësh të gjithë detyrimin.

Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë ka hedhur hapa të rëndësishëm, me daljen në tregun e lirë të mbi 7 mijë bizneseve në janar. Cilat janë fazat e radhës të këtij procesi ?

Ndër sfidat e liberalizimit të tregut të energjisë, më e rëndësishmja është marrëdhënia me konsumatorët e lidhur në tension të mesëm. Në vitin 2018 dolën për herë të parë në tregun e lirë subjektet 35 kV. Ministria e Energjisë miratoi udhërrëfyesin për modelin e hapjes së tregut të lirë në vitin 2021 duke na ndihmuar të gjitha palëve pjesëmarrëse në procesin e liberalizimit, nëpërmjet parashikimit të fazave të daljes së klientëve në treg të derregulluar.

Në vijim, në vitin 2022, filluan të furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit 7500 klientë, të lidhur në rrjetin e shpërndarjes 20/10/6kV. Dalja plotësisht për klientët e lidhur në rrjetin 20 kV u realizua më 1 janar 2024, duke vijuar më 1 janar të 2025 me konsumatorët e lidhur në 10 kV dhe vitin e ardhshëm pritet të dalin në treg të lirë klientët e lidhur në tensionin 6 kV, që mendohet sa janë rreth 2000 klientë.

Treguesit e përmirësuar të performancës së “OSHEE Group”, ulja e humbjeve teknike dhe suporti ndaj furnizuesve për rritjen e arkëtimeve, i ka dhënë mundësi Furnizuesit të Tregut të Lirë, të ofrojë shërbimet e furnizimit në mënyrë sa më profesionale. FTL-ja është furnizuesi më i madh sot në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke mbajtur mesatarisht 80% të peshës së tregut (klientë dhe volum energjie). Aktualisht, FTL-ja furnizon me energji elektrike, 85 klientë të lidhur në rrjetin e shpërndarjes 35 kV, 1675 klientë në tensionin 20 kV dhe 2131 klientë të tensionit 10 kV. Së fundmi, prezantuam edhe Platformën e Furnizuesit, e cila krijon një historik në menaxhimin e procesit të ndryshimit të furnizuesit, si dhe plot shërbime të tjera.

Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet aktualisht OSHEE në operimin e saj të përditshëm ?

Të përmirësojmë më tej shërbimin e furnizimit me energji elektrike dhe të zhvillojmë proceset teknologjike për të qenë sa më pranë me klientët tanë. Në vitin 2024, cilësia e furnizimit u përmirësua me 40%, pra u reduktua koha dhe numri i rasteve të ndërprerjes së energjisë elektrike. Por kjo nuk mjafton, pasi në zona të caktuara, madje fare pranë Tiranës, ka ende rrjet elektrik të amortizuar dhe shumë shpejt do të nisë një investim me peshë.

Paralelisht me transformimin e rrjetit shpërndarës, jemi duke punuar për zhvillimin e sistemeve smart të operimit duke nisur nga nënstacionet kryesore Tiranë – Durrës (SCADA) dhe më tej me kabinat. Së shpejti do të vendoset në punë sistemi i ri SCADA në dispeçerinë qendrore, e cila do të lidhet online me 12 nënstacione, projekt ky me financim të huaj, që sjell automatizim të proceseve të punës, efikasitet në menaxhimin e flukseve dhe garanci për të reaguar në kohë në raste avarish.

Instalimi i matësve smart është një tjetër sfidë dhe ndodhemi pranë realizimit të një projekti ambicioz, në bashkëpunim me partnerët francezë, ku parashikohen 200 – 300 mijë pajisje për t’u vendosur në kabina dhe bokse pallatesh. Inovacioni ka gjetur terren në “OSHEE Group”, pasi për herë të parë disa shërbime ofrohen vetëm online dhe fare thjesht, pa qenë nevoja t’i kërkosh dikujt ndihmë etj. Vërtetimi i debisë, aplikimi për lidhje të re, ndryshimi i emrit në kontratën e dritave, si dhe plot shërbime të tjera, mund t’i marrësh duke përdorur aplikacionin OSHEE Mobile apo përmes faqes oshee.al, ku në kohë reale është një staf, që përgjigjet 24 orë dhe mund të kryesh pagesat në çdo kohë.

Duke parë ecurinë e deritanishme të vitit, si e parashikoni 2025-n për kompaninë? Do të jetë një vit më i lehtë, apo më sfidues se 2024-a ?

Pavarësisht uljes së të ardhurave në vitin 2025, që vjen për shkak të reduktimit të çmimit me 10% të energjisë elektrike për klientët familjarë, performanca financiare e shoqërive të grupit OSHEE këtë vit, nuk pritet të ketë ndryshime të medha në raport me vitin 2024./Monitor.al

 

oshe kriza energjitike fitim

Sondazh

Poll
Ekonomi 5 Tetor 2025, 07:15 E.d

KESH, në qendër të reformës energjetike

Erald Elezi, Administrator, Korporata Eletroenergjetike Shqiptare Sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë vendimtare, ku tranzicioni ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet