LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndryshimet klimatike po japin ndikim: Mirëpresim adoptimin e Paketës së Integrimit të Energjisë

Në një intervistë për “Monitor”, Rigela Gegprifti, Drejtore e Përgjithshme e “Statkraft” për Shqipërinë, pohon se luhatja e çmimeve të energjisë në treg apo ndikimet e ndryshimeve klimatike janë bërë sfidues në sektor, teksa adoptimi i Paketës së Integrimit të Energjisë Elektrike mbetet i mirëpritur.

5 Tetor 2025, 07:37 Nga E.d
Ndryshimet klimatike po japin ndikim: Mirëpresim adoptimin e Paketës
Foto ilustruse

Viti 2024 nuk ishte i favorshëm në lidhje me situatën hidrike, por menaxhimi aktiv i energjisë elektrike të prodhuar në kaskadën e Devollit i ka mundësuar “Statkraft” që të sigurojë bilanc pozitiv në degën e saj të Shqipërisë. Situata duket se është e njëjtë edhe në vitin 2025. Në një intervistë për “Monitor”, Rigela Gegprifti, Drejtore e Përgjithshme e “Statkraft” për Shqipërinë, pohon se luhatja e çmimeve të energjisë në treg apo ndikimet e ndryshimeve klimatike janë bërë sfidues në sektor, teksa adoptimi i Paketës së Integrimit të Energjisë Elektrike mbetet i mirëpritur.

Si ka qenë ecuria e përgjithshme e “Devoll Hydropower” gjatë vitit 2024, veçanërisht në lidhje me situatën hidrike dhe ndikimin e saj në prodhim?

Në tërësi, aktiviteti i shoqërisë sonë në vitin 2024 ka rezultuar me ecuri të mirë. Sa i përket prodhimit të energjisë elektrike nga hidrocentralet tona, gjatë vitit 2024, hidrologjia në ujëmbledhësin e lumit Devoll ka vazhduar të jetë e pafavorshme, me reduktim të konsiderueshëm të prurjeve në rezervuarët tanë, krahasuar me prurjet historike, ngjashëm me vitet e fundit.

Kjo ka sjellë ulje të konsiderueshme të sasisë së prodhuar të energjisë. Në vitin 2024, hidrocentralet e kaskadës së Devollit, Banja dhe Moglica, prodhuan rreth 450 GWh energji elektrike, ndjeshëm më pak nga sasia që planifikohet të prodhohet gjatë një viti me hidrologji normale. Ecuria e mirë e aktivitetit lidhet kryesisht me menaxhimin aktiv të energjisë elektrike që ne kryejmë.

Cilat ishin zhvillimet kryesore në sektorin energjetik gjatë vitit të kaluar, që kanë pasur ndikim pozitiv apo sfidues mbi operatorët e tregut, duke pasur parasysh që ju jeni një nga prodhuesit kryesorë?

Gjatë vitit 2024, çmimet e energjisë elektrike në tregjet ku ne operojmë pësuan rënie krahasuar me çmimet ekstreme të viteve të mëparshme. Megjithatë, për pjesën më të madhe të vitit, çmimet ishin në nivele më të larta krahasuar me periudhën përpara fillimit të krizës së energjisë në vitin 2021.

Luhatja e çmimit të energjisë elektrike mbetet një nga sfidat kryesore të tregut. Gjithashtu, efektet e ndryshimeve të klimës vazhdojnë të ndihen ndjeshëm, veçanërisht në ndikimin e hidrologjisë dhe reduktimin e sasisë së prodhuar të energjisë. Gjatë vitit 2024, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike ka vijuar operacionet dhe ne jemi të anëtarësuar për të kryer aktivitet si në tregun e ditës në avancë, ashtu edhe në tregun e ankandeve brenda së njëjtës ditë.

Në aspektin rregullator, Shqipëria po vijon me adoptimin e direktivave të paketës së integrimit të energjisë me BE-në.

Kjo besojmë do të sjellë përafrimin e nevojshëm me tregjet e standardet e zbatuara në BE dhe mund të shërbejë në uljen e pasigurive, duke e bërë trajtimin e sektorit të energjisë në Shqipëri konkurrues me rajonin e më gjerë. Mund të ndani më shumë detaje rreth ecurisë së projektit të fundit të “Statkraft” në Shqipëri, i cili synon rritjen e kapacitetit të instaluar në projektin e Devollit? A është përfunduar studimi i fizibilitetit dhe cilat janë hapat e radhës në këtë proces?

Bazuar në kontratën e koncesionit të Projektit Hidroenergjetik të Devollit, “Statkraft” po zhvillon projektin e hidrocentralit me sistemin e rezervës së pompuar RP Moglica Shtesë. Ndryshe nga hidrocentralet tona ekzistuese të Banjës dhe Moglicës, që janë hidrocentrale tradicionale me rezervuar, RP Moglica Shtesë bazohet në teknologjinë e hidroenergjisë me sistemin e rezervës së pompuar.

Gjatë vitit 2024 dhe 2025 kemi studiuar fizibilitetin e këtij projekti, duke analizuar mundësinë e përdorimit të rezervuarit ekzistues të HEC Moglicë si rezervuarin e poshtëm dhe ndërtimin e një rezervuari të ri të epërm në zonën afër tij. RP Moglica Shtesë synon të shfrytëzojë burimet ujore ekzistuese në rezervuarin e Moglicës si në pompim, ashtu edhe në prodhim të energjisë nga uji.

Teknologjia e hidroenergjisë me sistemin e rezervës së pompuar është teknologjia më e përdorur në botë për ruajtjen e energjisë dhe është praktikisht një bateri e madhe uji. Studimi i fizibilitetit përfundoi në gjysmën e parë të vitit 2025 dhe është paraqitur pranë autoriteteve për miratim.

Ky studim është konkluduar bazuar në zhvillimet e pritshme të tregut të energjisë elektrike në vitin 2030 e në vijim.

RP Moglica Shtesë është studiuar për zhvillim me kapacitet të instaluar deri në 1620 MW (1200 MW +/- 35%), dhe për shkak të natyrës specifike dhe shkallës së gjerë që ka projekti, “Statkraft” e ndjek zhvillimin e tij në përputhje me parashikimet e kontratës së koncesionit dhe oportunitetet e projektit në fazat vijuese.

Projektet e reja

Bazuar në kontratën e koncesionit të Projektit Hidroenergjetik të Devollit, “Statkraft” po zhvillon projektin e hidrocentralit me sistemin e rezervës së pompuar RP Moglica Shtesë. Ndryshe nga hidrocentralet tona ekzistuese të Banjës dhe Moglicës, që janë hidrocentrale tradicionale me rezervuar, RP Moglica Shtesë bazohet në teknologjinë e hidroenergjisë me sistemin e rezervës së pompuar.

Në lidhje me orientimin drejt projekteve të tjera fotovoltaike, a mendoni se ky segment paraqet potencial të mjaftueshëm dhe leverdishmëri për zgjerim, duke pasur parasysh zhvillimet aktuale në këtë treg në Shqipëri?

Aktivitetet tona në Shqipëri janë fokusuar kryesisht në fushën e hidroenergjisë, me operimet e hidrocentraleve të Banjës dhe Moglicës si dhe zhvillimin e hidrocentralit me sistemin e rezervës së pompuar RP Moglica Shtesë. Zhvillimi i vrullshëm i projekteve të energjisë nga dielli në Shqipëri e rajon padyshim që ka krijuar mundësi interesante për investime të mëtejshme në këtë teknologji. “Statkraft” ka vlerësuar mundësi në këtë fushë në Shqipëri dhe vazhdojmë të jemi të interesuar për zgjerim të mundshëm, nëse identifikojmë oportunitete që përshtaten me modelin tonë të operimit dhe që të mund të integrohen edhe me asetet tona ekzistuese.

Si ka qenë ecuria e vitit 2025 deri në këtë moment, veçanërisht në aspektin e situatës hidrike dhe prodhimit?

Në aspektin e hidrologjisë, viti 2025, deri më tani, ka qenë edhe më i pafavorshëm se vitet e mëparshme, të cilat kanë qenë sfiduese.Viti 2025, deri më tani, ka qenë vit kryesisht i thatë me prurje të reduktuara të ujit në rezervuare, krahasuar me normat mesatare historike.

Kjo ka sjellë që edhe në vitin 2025, deri më tani, të kemi prodhim më të ulët sesa në një vit me hidrologji normale. Përkundër sfidave të hidrologjisë, çmimi i energjisë elektrike në treg ka qenë në nivele që ka zbutur disi uljen e prodhimit. Megjithatë, falë menaxhimit aktiv të energjisë që bëjmë në aktivitetet tona, si në prodhim, ashtu edhe në tregtimin e energjisë elektrike, kemi besim që viti 2025 do të rezultojë me performancë pozitive./Monitor.al

energji hidrike menaxhim aktiv prodhim

Sondazh

Poll
Ekonomi 5 Tetor 2025, 07:15 E.d

KESH, në qendër të reformës energjetike

Erald Elezi, Administrator, Korporata Eletroenergjetike Shqiptare Sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë vendimtare, ku tranzicioni ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj