LIVE UPDATES
Ekonomi

Fondi Monetar Ndërkombëtar: Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut nuk i përmbush kushtet, nuk nevojitet ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë

Një analizë e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) arrin në përfundimin se Banka e Shqipërisë duhet të ruajë kursin aktual të mosndërhyrjes në kursin e këmbimit, në linjë edhe me rekomandimet e mëparshme të FMN.

26 Janar 2024, 08:20 Nga N.F
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut
Fondi Monetar Ndërkombëtar

TIRANË- Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut nuk i përmbush kushtet për një ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë, në kontekstin aktual makroekonomik. Një analizë e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) arrin në përfundimin se Banka e Shqipërisë duhet të ruajë kursin aktual të mosndërhyrjes në kursin e këmbimit, në linjë edhe me rekomandimet e mëparshme të FMN.

Sipas analizës, nuk vërehen tronditje në flukset e kapitalit që do të justifikonin një ndërhyrje në kursin e këmbimit, megjithëse tregu i këmbimeve valutore në Shqipëri është i cekët dhe prania e huave të ekspozuara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit është e konsiderueshme.

FMN vlerëson se rreziqet e lidhur me kursin e këmbimit duhen adresuar sidomos nëpërmjet përpjekjeve për të ulur euroizimin e ekonomisë dhe nëpërmjet masave makroprudenciale, që synojnë shmangien e marrjes përsipër të rrezikut të kursit të këmbimit nga bankat dhe klientët e tyre. Megjithatë, FMN vëren se rreziqet deflacioniste të lidhur me një mbiçmim të vazhdueshëm të Lekut duhet të monitorohen. Megjithatë, FMN vlerëson se ndërhyrje të tilla nuk duhet të kenë natyrë parandaluese (ex-ante), por mund të ndërmerren vetëm kur vërehet një zhvendosje e pritjeve inflacioniste si rezultat i forcimit të kursit të këmbimit të monedhës.

Deri tani, vlerësimet e FMN sidoqoftë tregojnë se përcjellja e efekteve të mbiçmimit të kursit në inflacion është relativisht e vogël. Pavarësisht forcimit të Lekut, ekonomia ende ndodhet në një fazë inflacioniste. Inflacioni vjetor në fund të vitit 2023 shënoi nivelin 4%, ndërsa Banka e Shqipërisë pret që rënia pranë objektivit të 3% mund të ndodhë vetëm në pjesën e dytë të këtij viti. Në vlerësimet e Bankës së Shqipërisë, forcimi i Lekut ka ndihmuar në uljen e inflacionit, por duke qenë se inflacioni ndodhet ende sipër objektivit është ende herët të flitet për rrezik deflacionist.

FMN ka këshilluar vazhdimisht Bankën e Shqipërisë që të lejojë kursin e këmbimit të veprojë si një përthithës të goditjeve në ekonomi dhe t’i kufizojë ndërhyrjet vetëm në rast të çrregullimeve në tregun valutor. Megjithatë, sipas Kuadrit të Integruar të Politikave të FMN, ndërhyrja në kursin e këmbimit mund të justifikohet në raste kur tregu valutor është shumë i cekët, kur ka mospërputhje të mëdha valutore që kërcënojnë stabilitetin makorekonomik ose kursi i këmbimit mund të cenojë objektivin e inflacionit. Megjithatë, analiza e FMN tregon se asnjë nga faktorët e mësipërm për momentin nuk shtron rreziqe që do të justifikonin ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit valutor.

Vitin e kaluar, kursi i këmbimit Euro-Lek ra me 9.1% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, në momente të veçanta, veçanësisht në sezonin veror, rënia vjetore arriti deri në 14%. Banka e Shqipërisë ka theksuar se ngelet e përkushtuar ndaj regjimit të lirë të kursit të këmbimit, por megjithatë vitin e kaluar ndërmori dy ndërhyrje në kursin e këmbimit valutor, për të frenuar rënien e shpejtë të kursit të Euros.

Më datë 9 qershor, banka qendrore bleu 5 milionë euro, ndërsa më datë 20 korrik (pasi Euro arriti nivelin minimal historik prej 100.49 lekësh) bleu 12.1 milionë euro të tjera. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë shumën e blerjeve nëpërmjet ankandeve të planifikuara për nevojat e administrimit të rezervës valutore. Në total, vlerësohet se Banka e Shqipërisë bleu rreth 250 milionë euro në tregun e brendshëm valutor vitin e kaluar.

Marrë nga Monitor

euro lek banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj