Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Autoriteti i Konkurrencës, aktualisht ka vënë nën hetim të thelluar tregun e prodhimit dhe shitjes me shumicë të nënprodukteve të qumështit për ndërmarrjet e mëdha.
TIRANË- Protestat e blegtorëve ditët e fundit që kundërshtojnë uljen e çmimeve nga fabrikat e përpunimit dhe baxhot ka ngjallur interesimin e Autoritetit të Konkurrencës, i cili po synon të grumbullojë më shumë informacion në kuadër të një hetimi të thelluar mbi tregun e prodhimit dhe shitjes me shumicë të nënprodukteve të qumështit për ndërmarrjet Erzeni shpk, Gjirofarma sh.a, ADG shpk, (Lufra) dhe SHAKA Boboshtice shpk.
Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba dhe përfaqësues të AK, kanë zhvilluar një takim në zonën e Fierit me blegtorët të cilët prej ditësh janë duke zhvilluar disa protesta të natyrës ekonomike. Sipas njoftimit zyrtar të AK, takimi u zhvillua në kuadër të shqetësimeve të blegtorëve lidhur me uljen e çmimit të qumështit nga fabrikat përpunuese, ulje kjo e cila sipas tyre tregon për një situatë konkurrence jo të drejtë dhe që ka sjellë krizë financiare duke detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset.
Autoriteti i Konkurrencës, aktualisht ka vënë nën hetim të thelluar tregun e prodhimit dhe shitjes me shumicë të nënprodukteve të qumështit për ndërmarrjet e mëdha.
“Nëpërmjet këtij hetimi por dhe dëgjesave me palët e interesuara dhe të prekura nga kjo situatë, Autoriteti i Konkurrencës do të evidentojë nëse ka apo jo shenja të kufizimit, shtrembërimit apo pengimit të konkurrencës dhe në rast konstatimi të shkeljeve do të marrë masat përkatëse në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9121 dt. 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Sot blegtorët protestuan në aksin nacional Levan-Vlorë, të cilin e bllokuan për pak kohë, teksa policia ka arrestuar pesë blegtorë. Blegtorët e deleve dhe dhive e kanë shitur një litër qumësht në vitin 2023 me 180 lekë, teksa janë lajmëruar se këtë vit çmimi maksimal do të jetë 120 lekë.
Blegtoret protestues pohojnë se, ulja e çmimit do të thotë faliment. Në një kohë që çmimet e lëndëve të para nuk janë ulur dhe mungojnë subvencionet shtetërore ulja e çmimit me 33 % e kërkuar nga fabrikat do ti penalizojë tufat e të imtave që po shkojnë drejt zhdukjes. Blegtorët e të imtave kërkojnë që çmimi dysheme të jetë 160 lekë për litër.
Teksa përpunuesit po kërkojnë uljen e çmimeve ndaj blegtorëve, nga ana tjetër vijojnë të mbajnë të larta çmimet e shitjes në markete. Aktualisht një litër një kos i lopës në tregjet e pakicës kushton nga 180- deri në 300 lekë për paketimet në qelq.
Vitin e kaluar çmimi me pakicë e bulmetit u rrit me rreth 15%, teksa inflacioni mesatar ishte 4.7%.
Blegtoria shqiptare prej vitesh po përjeton krizë, pasi numri i krerëve është përgjysmuar në dekadën e fundit. Blegtorët kanë vendosur të adresojnë problematikat e tyre me protesta.
Marrë nga Monitor.al
Skavice KUKËS- Korporata Elektroenegjetike Shqiptare teksa po zhvillon projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës ka k&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tregun financiar pësuan rënie të m&...
Foto Ilustruese TIRANË- Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin për shërbimin spitalor këtë v...
Credendo BRUKSEL- Që nga viti 2016, rreziqet politike të ekonomisë shqiptare kanë qenë në një trajektore në p&...
Foto Ilustruese TIRANË- Për 2023 rritja e sëmundshmërive kronike dhe e numrit të diagnozave për pacient ka shtuar shpenzimet ...
Foto Ilustruese TIRANË- Me nisjen e zbatimit nga 1 janari 2024 të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” fitimet e bizneseve ...
TIRANË- Ankandi i obligacioneve 10-vjeçare që u zhvillua të hënën konfirmoi sinjalet në rritje të yield-eve të ...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria po rezulton një nga vendet me ecurinë më të mirë ekonomike në rajon, sa u pë...
Albcontrol TIRANË- Albcontrol, kompania me pronësi shtetërore, që menaxhon trafikun ajror, ka të paarkëtuara rreth 6.7 miliar...
TIRANË- Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë parashikon për vitin 2024 rritje mesatare të çmimeve të apartamentev...