LIVE UPDATES
Ekonomi

Ajri i ndotur, Shqipëria dhe Kosova kanë më shumë makina me naftë se në gjithë Europën

Të dhënat krahasuese të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria dhe Kosova kanë peshën më të lartë të automjeteve që punojnë me naftë në Europë, me rreth 74% të totalit Shqipëria dhe rreth 82% Kosova për vitin 2022.

24 Janar 2024, 08:07 Nga I.A

Ajri i ndotur, Shqipëria dhe Kosova kanë më shumë makina me

TIRANË- Nëse ecni në rrugë, nuk është çudi që të mbyteni nga tymi i zi, që lëshojnë makinat, apo vazhdimisht të thithni ajrin e ndotur që vjen nga automjetet. Cilësia e aftës, mosha e vjetër e makinave dhe përdorimi i lartë i automjeteve me naftë, që çlirojnë më shumë dioksid karboni, janë arsyet kryesore të ajrit jo cilësor.

Të dhënat krahasuese të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria dhe Kosova kanë peshën më të lartë të automjeteve që punojnë me naftë në Europë, me rreth 74% të totalit Shqipëria dhe rreth 82% Kosova për vitin 2022. Nga rreth 639 mijë automjete që kishte gjithsej në vend në 2022, rreth 471 mijë janë me naftë. Me benzinë ranë rreth 17% e automjeteve (108 mijë) dhe me energji alternative 59 mijë, ose 9.3%. Makina elektrike në vitin 2022 në vend kishte më pak se 1300, sipas të dhënave të Eurostat.

Vendet e tjera të Europës Perëndimore kanë peshë shumë më të lartë të makinave me benzinë dhe po rrisin dhe përdorimin e energjisë alternative. P.sh. Holanda ka më pak se 10% të makinave me naftë, ndërsa Turqia mban rekordin për automjetet me energji alternative, me rreth 30% të totalit.

Sipas Eurostat, Në 12 nga 23 shtetet anëtare të BE-së për vitin 2022, kishte më shumë makina me benzinë sesa makina me naftë, me përqindjen e makinave me benzinë që varionte nga 85% në Holandë në 47% në Itali (Figura 4).

Në 11 shtetet e tjera anëtare, makinat me naftë tejkalonin makinat me benzinë me përqindjen e tyre që varionin nga 67% në Lituani në 50% në Rumani dhe Slloveni.

Pavarësisht përpjekjeve në të gjithë Europën për të rritur pjesën e makinave me emetime të ulëta të CO2, pjesa e makinave të pasagjerëve që furnizohen me lëndë djegëse alternative mbeti e ulët në vitin 2022 në shumicën e shteteve anëtare.

Në 3 nga 23 shtetet anëtare për të cilat disponohet informacion, makinat e pasagjerëve që përdorin energji alternative përfaqësonin më pak se 1% të flotës totale të makinave të pasagjerëve. Shteti anëtar i BE-së me përqindjen më të lartë është Italia, ku makinat e pasagjerëve me lëndë djegëse alternative arritën 10% në 2022.

Vende të tjera me përqindje të dukshme të makinave të pasagjerëve që përdorin lëndë djegëse alternative janë Norvegjia (20,1%), Suedia (8,3%), Lituania (7,1%) dhe Letonia (5,7%).

Ndër vendet kandidate dhe kandidatët potencialë, përqindja më e lartë e makinave të pasagjerëve me lëndë djegëse alternative u regjistrua në Turqi (35,4%), Gjeorgji (32,7%) dhe Moldavi (16,8%).

Në Norvegji, pothuajse të gjitha (99,9%) e makinave të pasagjerëve me lëndë djegëse alternative janë makina elektrike me bateri, ndërsa në Turqi dhe Moldavi, pjesa e makinave me gaz është mbizotëruese midis makinave të pasagjerëve me lëndë djegëse alternative.

Pak makina në raport me popullsinë

Në raport me popullsinë, Shqipëria është ndër vendet me më pak automjete në Europë. Sipas Eurstat, në vitin 2022, në Shqipëri kishte 226 automjete për 1 mijë banorë, që na vendosin në vendin e tretë më normën më të ulët për këtë tregues, duke lënë pas vetëm Kosovën (182 automjete për vitin 2021) dhe Turqinë (169).

Në rajon, numrin më të lartë të automjeteve e kanë banorët e Malit të Zi (369), të ndjekur nga ata të Serbisë (344). Shqiptarët kanë më pak se gjysmën e automjeteve në krahasim me mesataren e bashkimit Europian prej 560 automjete për 1000 banorë.

Marrë nga Monitor.al

makina me nafte ajri i ndotur

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj