LIVE UPDATES
Ekonomi

FMN: Buxheti do përballet me kosto të larta, të rritet ndihma për shtresat në nevojë

Fondi sugjeroi se politika monetare duhet të shtrëngohet më shumë dhe në kohë, për të frenuar trysnitë inflacioniste dhe për të orientuar sërish pritshmëritë për inflacionin brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë.

20 Maj 2022, 07:37 Nga DOSJA
FMN: Buxheti do përballet me kosto të larta, të rritet ndihma
FMN

Ekonomia e Shqipërisë po përballet me presionet që vijnë si pasojë e luftës në Ukrainë, përmes rritjes së menjëhershme të çmimeve dhe shtrëngimit të mëtejshëm të kushteve financiare globale.

Me gjasë, sektori publik do të përballet me kosto më të larta të financimit të huaj për një kohë të gjatë. Ky është një nga mesazhet kryesore të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në përmbyllje të vizitës në Shqipëri.

Fondi tha se është e nevojshme të jepet më shumë mbështetje e drejtuar për shtresat në nevojë dhe për ata që janë më të ekspozuar për t’i mbrojtur nga inflacioni. Kjo duhet mundësuar brenda nivelit të shpenzimeve ekzistuese të buxhetit për vitin 2022, përmes rishpërndarjes.

Kursimi i të ardhurave të mundshme të mbledhura mbi planin, si dhe konsolidimi i besueshëm nga kahu i të ardhurave në periudhën afatmesme, janë thelbësore për rikrijimin e hapësirave të nevojshme për politikën fiskale.

Fondi sugjeroi se politika monetare duhet të shtrëngohet më shumë dhe në kohë, për të frenuar trysnitë inflacioniste dhe për të orientuar sërish pritshmëritë për inflacionin brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë.

“Rritja e theksuar e ҫmimit të energjisë dhe ushqimeve, si dhe rritja e kostove të financimit të jashtëm për shkak të luftës në Ukrainë, përfaqësojnë goditjen e tretë për ekonominë e Shqipërisë në vitet e fundit. Rritja ekonomike në vitin 2022 parashikohet të jetë rreth 3 për qind, e mbështetur nga turizmi dhe ndërtimi, por e zbehur nga ndikimi i çmimeve në rritje.

Inflacioni është rritur ndjeshëm mbi objektivin prej 3 për qind të bankës qendrore, duke u kthyer në inflacion me bazë të gjerë. Pritet që inflacioni të mbetet në nivele të larta gjatë muajve në vijim—nxitur nga çmimet e importit—përpara se të kthehet sërish brenda objektivit në fillim të vitit 2024, duke pasqyruar ndikimin e shtrëngimit të politikës monetare.

“Autoritetet kanë reaguar shpejt ndaj goditjes së fundit dhe disa prej masave mbështetëse të marra janë të mirëorientuara dhe të kufizuara në kohë. Autoritetet kanë marrë një vendim të drejtë që kanë shmangur uljet e përkohshme të taksave, të cilat i sjellin përfitime në mënyrë të zhdrejtë atyre që janë më mirë ekonomikisht, mund të shtrembërojnë sinjalet e çmimeve, janë të kushtueshme dhe të vështira për t’u zhbërë.

Duke marrë parasysh sfidat e bordit të transparencës që monitoron çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë, ne e shohim me vend zëvendësimin e tij me mbështetje të mirëorientuar për të varfërit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ҫmimeve. Për këtë arsye, pëpjekjet për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale në vend duhet të vazhdojnë, duke përfshirë dhe zgjerimin e mbulimit të shtresës së varfër dhe në nevojë në sektorin informal.

“Buxheti i vitit 2022 (siҫ u rishikua në mars) ka hapësirë të mjaftueshme për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë. Prandaj, çdo e ardhur shtesë përtej ҫfarë parashikohet në buxhet, duhet kursyer për të rikrijuar hapësirat e nevojshme për ushtrimin e politikës fiskale. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi kostot e financimit të jashtëm janë rritur ndjeshëm dhe mund të jenë për gjatë të larta.

Sektori publik duhet të përgatitet të veprojë në kushte të jashtme më të shtrënguara. Shtesa në mbështetjen e përkohshme për shtresat në nevojë, si dhe kostot e rritura për prokurimet ose punët publike, për shkak të ngritjes së çmimeve, duhen mbajtur brenda nivelit ekzistues të shpenzimeve të buxhetit përmes rishpërndarjeve.

“Një konsolidim i besueshëm afatmesëm që bazohet në kahun e të ardhurave është tashmë edhe më i rëndësishëm për rindërtimin e hapësirave fiskale që praktikisht janë shfrytëzuar në pjesën më të madhe. Borxhi publik dhe veҫanërisht nevojat për rifinancim duhet të ulen për aq kohë sa ekonomia vazhdon të shënojë rritje. Ne e mirëpresim angazhimin e qeverisë për zbatimin e rregullave aktuale fiskale, përfshi këtu dhe arritjen e një bilanci primar të paktën zero deri në vitin 2024.

Në këtë kuadër, puna për përgatitjen dhe zbatimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave (SAA) duhet të vaz+hdojë. Ne përgëzojmë nismën e ndërmarrë nga qeveria me mbështetjen e FMN-së, për forcimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, që synon thjeshtimin, rritjen e efikasitetit dhe barazi më të madhe mes tatimpaguesve të cilët fitojnë lloje të ndryshme të ardhurash. Përpjekjet e qeverisë për forcimin e administrimit të të ardhurave duhet të vijojnë pa asnjë vonesë. Ne ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, duke pasur parasysh shqetësimet për ndikimin e saj në përmbushjen tatimore, si dhe rreziqet që lidhen me pastrimin e parave dhe administrimin tatimor.

“Trazirat në tregjet energjetike globale kanë rënduar më tej barrën fiskale që vjen prej sektorit të energjisë elektrike dhe theksojnë nevojën urgjente për reforma vendimtare për t’i kthyer qëndrueshmërinë financiare ndërmarrjeve shtetërore. Përveç kësaj, nevojiten ndryshime graduale të tarifave, të cilat duhet të shoqërohen me masa që mbrojnë shtresat e varfëra dhe në nevojë.

“Ne e mbështesim vendimin e Bankës së Shqipërisë për të vijuar me normalizimin e politikës monetare dhe vëmë re se ajo mbetet lehtësuese, pavarësisht rritjes së normës bazë të interesit në mars. Për të frenuar trysnitë e brendshme inflacioniste dhe për të kthyer pritshmëritë për inflacionin sërish drejt objektivit, nevojiten rritje të mëtejshme të normës bazë të interesit.

Kërkohet vigjilencë, pasi vonesa e tepruar në shtrëngimin e politikës monetare mund të kërkojë më vonë rritje më të larta të normës bazë për të kthyer inflacionin në objektiv. Strategjia mbi kohën dhe masën e shtrëngimit të politikës monetare duhet të komunikohet qartë në mënyrë që të ruhet besueshmëria e bankës qendrore dhe që të ankorohen pritshmëritë për inflacionin.

Sistemi financiar deri tani ka reaguar mirë ndaj goditjeve, i mbështetur nga këmbëngulja e Bankës së Shqipërisë në forcimin e kuadrit rregullator dhe mbikqyrës.

Ndërkohë që kushtet monetare shtrëngohen, vigjilenca e vazhdueshme do të jetë thelbësore për të monitoruar ndjeshmërinë e bilanceve të bankave ndaj kredive me norma interesi variabël, si dhe ndryshimit të çmimit të letrave me vlerë të qeverisë. Ne përgëzojmë përpjekjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë për të forcuar rezervat e kapitalit./MONITOR

Sondazh

Poll

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim

Barrierat e shkatërruara nga përplasja, makina 'fluturoi' nga mbikalimi, ra mbi një tjetër mjet

Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha

Celibashi kthen mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Basha, kreu i KQZ: Keni 48 orë kohë

Meta ZBARDH takimin me Yuri Kim: SHBA do një opozitë shumë të fuqishme

Vendimi i KQZ për PD, Meta: Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo shqiptar

"PD kërkon shfuqizim të Bordit të Karburanteve"/ Sula dhe Çupi: Çmimi jashtë normave