LIVE UPDATES
Ekonomi

Indeksi i shëndetit bankar shënon nivelet më të mira që prej vitit 2005

Gjatë viteve 2014-2021 indeksi i agreguar i shëndetit bankar ka shfaqur një prirje rënëse, duke treguar përmirësim të shëndetit dhe rritje të qëndrueshmërisë së sektorit bankar. Vlera e treguesve tenton të masë shkallën e rrezikut, ndaj një ulje e nivelit nënkupton rënie të rreziqeve dhe përmirësim të shëndetiti të sektorit bankar.

19 Maj 2022, 07:12 Nga DOSJA
Indeksi i shëndetit bankar shënon nivelet më të mira që
Foto ilustruese

Indeksi i shëndetit bankar u përmirësua përsëri në 2021 dhe arriti nivelin më të mirë qysh prej vitit 2005.

Ky tregues llogaritet me bazë 6-mujore nga Banka e Shqipërisë, për efekt të vlerësimit të stabilitetit të sistemit financiar dhe ecuria e tij gjatë vitit të kaluar konfirmon tendencat pozitive të aktivitetit të sektorit bankar.

Në tërësi, gjatë viteve 2014-2021 indeksi i agreguar i shëndetit bankar ka shfaqur një prirje rënëse, duke treguar përmirësim të shëndetit dhe rritje të qëndrueshmërisë së sektorit bankar. Vlera e treguesve tenton të masë shkallën e rrezikut, ndaj një ulje e nivelit nënkupton rënie të rreziqeve dhe përmirësim të shëndetiti të sektorit bankar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, përmirësimi i indeksit gjatë vitit të kaluar është ndikuar kryesisht nga ecuria pozitive në treguesit e cilësisë së aktiveve dhe likuiditetit. Cilësia e aktiveve është përmirësuar lehtë krahasuar me një vit më parë dhe kontributi i këtij nëntreguesi në rrezikun e përgjithshëm ka ardhur në rënie gjatë viteve të fundit. Vlera e këtij treguesi ra nga 0.71 në mars 2015 në 0.40 në dhjetor 2021. Rolin kryesor në këtë ecuri e ka dhënë rënia e konsiderueshme në raportin e kredive me probleme. Vitin e kaluar, raporti i kredive me probleme zbriti në 5.65%, duke shënuar nivelet më të ulëta që prej vitit 2008.

Rreziku i lidhur me likuiditetin ka shënuar rënie vitin e kaluar, për shkak të zgjerimit në raportin e aktiveve likuide ndaj aktiveve të përgjithshme dhe kontributi i këtij përbërësi në nivelin e agreguar të rrezikut në kohë ka shënuar rënie. Vlera e treguesit të likuiditetit në indeksin e shënetit bankar ra në 0.33 nga 0.40 që kishte qenë një vit më parë, duke dëshmuar një përmirësim të ndjeshëm.

Vlera e treguesit të përfitueshmërisë ra në 0.5, nga 0.54 që kishte qenë një vit më parë. Rënia e rrezikut të lidhur me përfitueshmërinë gjatë vitit të fundit pasqyron rritjen e fitimit të sektorit bankar. Gjatë vitit 2020, ky tregues regjistroi vlerat më të larta që nga viti 2013, duke dëshmuar rrjedhimisht një rritje të rreziqeve të lidhura me përfitueshmërinë. Por, gjatë vitit 2021 treguesit e përfitueshmërisë janë rimëkëmbur ndjeshëm. Sipas standardeve të mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, fitimi neto për vitin 2021 ishte rreth 21.6 miliardë lekë, në rritje me 28% krahasuar me vitin 2020. Efektin kryesor e dha rritja e të ardhurave neto nga interesat me 7.5% dhe rënia e shpenzimeve për provigjione me 77%.

Kontributi i treguesit të kapitalit në nivelin e rrezikut është rritur vitin e fundit, ndikuar kryesisht nga rënia e treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit dhe nga zgjerimi i levës financiare.

Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar zbriti lehtë në nivelin 18% në fund të vitit 2021. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues shënoi një rënie të lehtë nga niveli 18.3% ku qëndronte një vit më parë. Megjithatë, ai ngelet dukshëm mbi kërkesat minimale bazë të Bankës së Shqipërisë. Ulja e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit ka ardhur nga zgjerimit i aktiveve me rrezik dhe kryesisht prej rritjes së kreditimit.

Indeksi i shëndetit është përmirësuar në krahasim me një vit më parë edhe për bankat sistemike. Për këtë grup bankash vërehet përmirësim në katër prej pesë treguesve, por në mënyrë të veçantë përmirësimi është regjistruar në treguesit e likuiditetit dhe cilësisë së aktiveve. Treguesi i kapitalit për bankat sistemike ka shënuar rënie të lehtë gjatë vitit 2021, për shkak të një rënieje të lehtë në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit dhe njëkohësisht rritjes së levës financiare./MONITOR

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet