Berisha: Skapistët janë pjesë integrale e krimit shtetëror, nuk kanë asnjë lidhje me ligjin dhe të drejtë...
PROFIL/ Jeta e Mirush Kabashit, "Sokratit" të përjetshëm të artit shqiptar 5 Dhjetor, 08:52 Arti në ...
"Diskriminim politik"/ Beleri reagon pas shtyrjes së seancës: Humbësi komandon Himarrën nuk është parë në...
Sipas të dhënave të INSTAT nga burimet administrative (të punësuarit me sigurime) të punësuarit në shtet u rriten me 6.2% nga viti 2018 në fund të vitit 2021, ndërsa të punësuarit në privat u zgjeruan me vetëm 2.4%.
Numri i të punësuarve në shtet është rritur me shpejtësi vitet e fundit, duke e çuar totalin në 183,576 persona nga më pak se, 173 mijë që ishin në fund të vitit 2018.
Sipas të dhënave të INSTAT nga burimet administrative (të punësuarit me sigurime) të punësuarit në shtet u rriten me 6.2% nga viti 2018 në fund të vitit 2021, ndërsa të punësuarit në privat u zgjeruan me vetëm 2.4%.
Numri i të punësuarve në shtet nisi të rritej në tremujorin e fundit të vitit 2020 duke i paraprirë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar, ku administrata në tre muaj u zgjerua më mbi 10 mijë persona.
Sektori privat që është edhe punëdhënësi më i madh në ekonomi përgjatë periudhës 2018 -2021 u zgjerua me rreth 12 mijë punonjës shtesë.
Përkundër përpjekjeve për digjitalizimin e shërbimeve publike dhe në dukje përpjekjeve për një qeveri të vogël, shteti si punëdhënës për nga madhësia është kthyer 10 vite pas.
Të dhëna më të detajuara tregojnë edhe për një fryrje të personelit në ndërmarrjet me pronësi shtetërore si ato të energjisë dhe ujësjellësve dhe bashkive.
Përkundrejt një eficensë në ulje, administrate publike po fryhet me shpejtësi, duke rënduar me pa të drejtë taksapaguesit.
Në vitin 2021 të punësuarit në shtet zunë 26 % të punësuarve që paguajnë sigurime, një nga përqindjet më të larta në Europë.
Sipas Eurostat, Shqipëria renditet krah vendeve nordike të tilla si Suedia, Danimarka për numrin e lartë të punonjësve në sektorin shtetëror në krahasim me totalin e të punësuarve pa përfshirë sektorin bujqësor.
Sektori i administratës shtetërore ka nisur të zgjerohet me ritme të larta që prej tremujorit të dytë të vitit 2018. Rritja arriti kulmin në tremujorin e fundit të vitit 2020, duke shënuar rekord që nga viti 2005, e krahasuar sipas mesatares vjetore.
Shqipëria hyn në vendet ish-komuniste që trashëgoi një ekonomi ku shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit deri në viti 1990. Pas këtij viti, pesha e sektorit shtetëror në ekonomi dhe punësim do të vinte në rënie nga viti në vit për shkak të adoptimit të modelit të ekonomisë së tregut.
Ulja e madhësisë së shtetit në ekonomi ishte në themel të programit të qeverive, të cilët pas vitit 2005 reduktuan më tej peshën e sektorit shtetëror në ekonomi si në pronësinë e ndërmarrjeve ashtu edhe në punësim.
Pas vitit 2008, për shkak të kushteve të reja që solli kriza ekonomike, me përgjysmimin e rritjes ekonomike dhe rënien e të ardhurave buxhetore, reformat mbi administratën publike, me qëllim uljen shpenzimeve publike, vijuan./MONITOR
Nafta Autoriteti i Konkurrencës vendosi të mbyllë sot hetimin paraprak ndaj ndërmarrjes koncesionare të ofrimit të shërb...
Foto ilustruese Indeksi i shëndetit bankar u përmirësua përsëri në 2021 dhe arriti nivelin më të mirë qysh pre...
Leku Leku fitoi pikë në kursin e këmbimit valutor me të gjitha valutat kryesore ditën e mërkurë. Sipas kursit zyrtar t&...
Foto Ilustruese TIRANË- Sipas të dhënave të nxjerra nga INSTAT në vitin 2014, përqindja mesatare e shpenzimeve mujore në...
Foto nga Inside Story TIRANË- “Para ka patur dhe ka plot, menaxhimi i fondeve dhe granteve që kanë ardhur ka qenë dhe lë p&e...
Task Forca dhe Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka mbledhur Task Forcën e turizmit për tu dhën&...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria nuk ka bërë progres të mjaftueshëm në luftën kundër pastrimit të parave...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE-Kostoja e jetesës në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me ritmin e saj më të shpej...
Foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) i ka bërë thirrje mediave që të mos keq përdorin termin pë...
Eksportet kanë vijuar tendencën rritëse edhe në muajin prill, duke shënuar një zgjerim të fortë për 4 mujorin e p...