Negociatat me BE/ Charles Michel viziton Shkupin, në RMV ngrihet grup pune
Frika nga protesta të dhunshme në Shkup, Ministria e Brendshme shton masat e sigurisë 5 Korrik, 16:55 Propozim...
Frika nga protesta të dhunshme në Shkup, Ministria e Brendshme shton masat e sigurisë 5 Korrik, 16:55 Propozim...
VD-Kryemadhi: Kam qindra fatura për SPAK-un, Rama ka vjedhur 189 mln dollarë 5 Korrik, 11:44 Afera e incenerator&eu...
MIZORE/ Plagosja në Fier, dëshmia: Nëna u hodh nga kati i 2-të, djali e qëlloi sërish me thikë 5 Korrik, 11...
Investitori pyet për pronat, Rama: Në Shkodër tokat u ndanë si burrat, po bëhet digjitalizimi 5 Korrik, 10:59 ...
Drafti parashikon që ”Nëse xhiro e tatimpaguesit nuk i kalon [10,000,000] Milionë Lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, duke mos pretenduar dokumentimin e çdo shpenzimi”. Për veprimtaritë e pavarura, ky shpenzim është 35 % e të ardhurave.
Ministria e Financave po përgatit një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat, ku një pjesë e rëndësishme e tij lidhet me tatimin e të vetëpunësuarve në sektorin e shërbimit.
Në draftin, që është ende në formë paraprake, parashikohet që “Të ardhurat e realizuara nga profesionet e lira dhe të pavarura konsiderohen të ardhura nga punësimi”.
Më herët, Drejtori i përgjithshëm i politikave fiskale, Niko Lera ka pohuar për “Monitor” se të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime, (që nuk shesin mallra, por ofrojnë shërbime) pasi t’u zbriten të gjitha shpenzimet dhe pasi t’u njihen të gjitha lehtësitë fiskale në fuqi do të trajtohen me normë tatimi si të punësuarit.
Drafti parashikon që ”Nëse xhiro e tatimpaguesit nuk i kalon [10,000,000] Milionë Lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, duke mos pretenduar dokumentimin e çdo shpenzimi”. Për veprimtaritë e pavarura, ky shpenzim është 35 % e të ardhurave.
Lera ka shpjeguar më herë se ndryshimet synojnë adresimin e deformimeve që kanë lindur nga shmangia e detyrimeve tatimore, ku të punësuar që trajtohen me taksë progresive nga 13 deri në 23% kanë dalë nga listëpagesat, duke u regjistruar si të vetëpunësuar.
“Sistemi i ri parashikon që të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime, profesionet e lira, do të trajtohen njëlloj si të punësuarit me pagë. Nga të ardhurat e tyre do të zbritet çdo shpenzim që ata realizojnë, do të dalë fitimi neto, nga fitimi neto do t’i zbriten edhe përfitimet që ka individi i punësuar, si taksim zero për pagat deri në 40,000 lekë. Fitimi neto pas çdo zbritje që do t’i bëhet do të taksohet, siç taksohet çdo i punësuar. Pra norma e tatimit për këtë kategori do të jetë 0% për të ardhurat deri në 40,000 lekë, 13% nëse të ardhurat mujore janë deri në 150,000 lekë dhe 23% për shtesën e tyre”, ka pohuar z. Lera.
Edhe nëse një individ është i vetëpunësuar, por i ka të ardhurat e tij nga pak klientë, ato do të konsiderohen sit ë ardhura nga punësimi.
Në draftin e ri parashikohet që të ardhurat nga punësimi përfshijnë dhe të ardhurat e fituara nga një person i vetëpunësuar nëse:
i) 50 për qind ose më shumë e të ardhurave të fituara, merren direkt ose indirekt nga një klient i vetëm; ose
ii) më shumë se 90 për qind e të ardhurave totale të fituara merren nga më pak se 3 klientë; ose
iii) tatimpaguesi është i detyruar të ndjekë udhëzimet e klientit për të përfituar të ardhurat.
Pagat mbi 2 milionë lekë në muaj të tatohen 28%
Në draft propozohet që për të ardhurat vjetore mbi 24 milionë lekë në vit (gati 200 mijë euro në vit, ose rreth 16 mijë euro në muaj), tatimi mbi të ardhurat personale të jetë 28%, nga 23% që është sot. Për të ardhurat vjetore deri në 2.4 milionë lekë në vit (gati 20 mijë euro në vit, ose rreth 1,600 euro në muaj), tatimi mbetet 13%. Për të ardhurat vjetore mbi 2,400,000 dhe nën 24,000,000 është 23%.
Ligji për tatimin mbi të ardhurat është miratuar që në vitin 1998 dhe ka pësuar ndryshime të shumta. Financat hartuan një draft për një ligj të ri në vitin 2015, por që nuk arriti të marrë formën finale. Tashmë është hartuar drafti i ri, që është ende në fazë paraprake dhe nuk ka dalë ende për konsultim me grupet e interesit. Ligji parashikohet që ti shtrijë efektet nga data 1 janar 2023.
Të Ardhurat nga Punësimi
Shpenzimet e Biznesit në një Shumë të Vetme
2) Norma tatimore e të ardhurave personale e zbatueshme për bazën tatimore vjetore e të ardhurat vjetore nga investimi është 15%, me përjashtim të të ardhurave vjetore nga dividentet dhe ndarjet e fitimit që është 8%.
3)Norma tatimore e të ardhurave personale për të ardhurat vjetore nga burime të tjera është 15%./MONITOR
FMN TIRANË- Ekonomia e Shqipërisë po përballet me presionet që vijnë si pasojë e luftës në Ukrainë, p&eum...
Administrata Numri i të punësuarve në shtet është rritur me shpejtësi vitet e fundit, duke e çuar totalin në 183,...
Nafta Autoriteti i Konkurrencës vendosi të mbyllë sot hetimin paraprak ndaj ndërmarrjes koncesionare të ofrimit të shërb...
Foto ilustruese Indeksi i shëndetit bankar u përmirësua përsëri në 2021 dhe arriti nivelin më të mirë qysh pre...
Leku Leku fitoi pikë në kursin e këmbimit valutor me të gjitha valutat kryesore ditën e mërkurë. Sipas kursit zyrtar t&...
Foto Ilustruese TIRANË- Sipas të dhënave të nxjerra nga INSTAT në vitin 2014, përqindja mesatare e shpenzimeve mujore në...
Foto nga Inside Story TIRANË- “Para ka patur dhe ka plot, menaxhimi i fondeve dhe granteve që kanë ardhur ka qenë dhe lë p&e...
Task Forca dhe Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka mbledhur Task Forcën e turizmit për tu dhën&...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria nuk ka bërë progres të mjaftueshëm në luftën kundër pastrimit të parave...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE-Kostoja e jetesës në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me ritmin e saj më të shpej...