LIVE UPDATES
Ekonomi

Euro në nivele REKORD! Banka e Shqipërisë nuk bën asgjë, as s'fus "€" si monedhe zyrtare

Guvernatori u shpreh kundër dhe fiksimit të kursit të monedhës, sipas modelit që ka Maqedonia e Veriut. Ndonëse leku është monedha zyrtare e vendit, Shqipëria ka një nivel të lartë të euroizimit. Mallrat kryesore të qëndrueshme shiten në euro, kryesisht pasuritë e paluajtshme apo automjetet, por dhe çdo produkt tjetër. Rreth 57% e depozitave në banka janë gjithashtu në valutë.

7 Korrik 2023, 15:25 Nga k.m.

Euro në nivele REKORD! Banka e Shqipërisë nuk bën
Foto ilustruese

Banka e Shqipërisë nuk planifikon që të bëjë me detyrim që pagesat e transaksioneve dhe kontratave të jenë vetëm në lekë.

Burime nga Banka e Shqipërisë thanë se guvernatori Gent Sejko nuk ka lënë të kuptohet se një plan i tillë është një projektet e bankës. Për më tepër, që edhe nëse do të merrej një vendim i tillë, ai nuk i takon bankës qendrore, por Ministrisë së Financave, pasi banka nuk përcakton çmimet.

Guvernatori iu përgjigj ditën e djeshme interesit të deputetëve lidhur me ecurinë e kursit të këmbimit dhe përdorimit të gjerë të euros. Lidhur me përshtatjen e euros si monedhë zyrtare, duke zëvendësuar lekun, Sejko tha se ekonomia nuk është gati akoma për te integruar euron. Nga ana tjetër një veprim i tillë nuk do të pranohej nga eurozona.

“Sa më shpejt të ecim me integrimin, aq më shpejt do të ecim me zbatimin e euros si monedhë kombëtare, por duhet të bëjmë rrugën tonë në procesin e integrimit europian”.

Guvernatori u shpreh kundër dhe fiksimit të kursit të monedhës, sipas modelit që ka Maqedonia e Veriut. Ndonëse leku është monedha zyrtare e vendit, Shqipëria ka një nivel të lartë të euroizimit. Mallrat kryesore të qëndrueshme shiten në euro, kryesisht pasuritë e paluajtshme apo automjetet, por dhe çdo produkt tjetër. Rreth 57% e depozitave në banka janë gjithashtu në valutë.

Disa vjet më parë, Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Agjencia e Sigurimit të Depozitave nisën një strategji për të ulur nivelin e deuroizimit në vend.

“Kemi një marrëveshje me qeverinë dhe institucionet e tjera me Ministrinë e Financave dhe me Agjencinë e Sigurimit të Depozitave dhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Financiare, për të ulur euroizimin. Ne jemi përpjekur ta reduktojmë, por jemi një treg i hapur, partnerët tanë janë në eurozonë,”- tha Sejko në Kuvend.

Megjithatë të dhënat zyrtare tregojnë se shkalla e euroizimit të sektorit financiar u rrit më tej vitin e kaluar, si për depozitat e kreditë, ashtu dhe për sigurimet. Në tregun e brendshëm euro ka humbur ndjeshëm pikë ndaj lekut përgjatë viteve të fundit, teksa nënçmimi është përshpejtuar ndjeshëm këtë vit. Ditën e sotme, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 104.36 lekë, ose 0.22 lekë më pak se një ditë më parë.

Ky është një tjetër rekord historik minimum, që nga koha kur euro filloi të përdorej si monedhë zyrtare në vitin 2002. Në krahasim me fillimin e vitit monedha vendase është forcuar me 10.2 lekë, ose 8.8%. Rënia e euros ka ndikuar ndjeshëm negativisht aktivitetin e eksportuesve, ka reduktuar të ardhurat nga turizmi, ka zhvlerësuar prurjet e emigrantëve, apo dhe të ardhurat e atyre që paguhen në euro. Në kahun tjetër kjo situatë ka favorizuar pagesat e borxhit të jashtëm të Ministrisë së Financave, importuesit që blejnë më lirë, apo dhe ata që kanë pagesat e kësteve të kredisë.

Që prej fillimit të viteve 90, Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit dhe ndërhyn në treg në funksion të plotësimit të rezervave valutore dhe të ruajtjes së objektivit të saj kryesor, që është stabiliteti i çmimeve.

Eksportuesit kanë kërkuar shpesh që Banka të ndërhyjë, por kjo e fundit ka pohuar se kemi një regjim të lirë të kursit dhe forcimi i lëkur ka ardhur si rrjedhojë e përmirësimit të parametrave ekonomikë./Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime