LIVE UPDATES
Ekonomi

Inflacioni në Shqipëri po ndihmon qarkullimin e parasë së zezë

Paraja e zezë e ndërthurur me informalitetin dhe ndikimet nga inflacioni dhe kursi i këmbimit mbivlerësues për lekun nënkupton një humbje të konsiderueshme të të ardhurave për qeverinë, të cilat mund të përdoren për të nxitur rritjen ekonomike, por edhe humbje për shumicën e qytetarëve që janë lënë të lirë të zgjedhin euron si një monedhë e besueshme për kursimet dhe transaksionet e përditshme.

6 Korrik 2023, 17:03 Nga k.m.
Inflacioni në Shqipëri po ndihmon qarkullimin e parasë së
Foto ilustruese

Inflacioni i qëndrueshëm në Shqipëri për më shumë se një vit, ka “lehtësuar” qarkullimin e parasë së zezë dhe ka krijuar hapësirë për informalitet. Ky është konkluzioni i një studimi të fundit nga qendra kërkimore Altax, në Shqipëri. Qendra e profesionistëve të ekonomisë thotë se nuk mjafton që këto t’i luftojë vetëm Banka e Shqipërisë, por të gjitha institucionet, para se të dështojë e gjithë politika e ndjekur deri më tani.

Paraja e zezë e ndërthurur me informalitetin dhe ndikimet nga inflacioni dhe kursi i këmbimit mbivlerësues për lekun nënkupton një humbje të konsiderueshme të të ardhurave për qeverinë, të cilat mund të përdoren për të nxitur rritjen ekonomike, por edhe humbje për shumicën e qytetarëve që janë lënë të lirë të zgjedhin euron si një monedhë e besueshme për kursimet dhe transaksionet e përditshme.

Nga gjithë sa vërehet në të paktën dy vitet e fundit, duket se ekonomia shqiptare është ende mjaft e vogël për të përthithur nivele të larta të prurjeve të parave. Në këtë mes nevojitet, që përpara se të ndërmerren politikat të jenë studiuar dhe përshtatur më së miri me kontekstin ku do të aplikohen. Në të gjitha rastet duhet që nismat dhe politikat të mos ndikojnë mbi strukturën dhe status quo-në ekzistuese.

Paraja e zezë në rastin më të mirë mund të veprojë si një simulant apo qetësues që i jep një shtysë të përkohshme rritjes ekonomike. Varësia e zgjatur nga ajo mund të lërë efekte të dëmshme për vendin dhe popullin. Ndërkohë, nga shqyrtimi i shembujve për vende të vogla ku Banka Qendrore ka ndërhyrë në tregun e këmbimit, ka rezultuar se zhvlerësimi i një monedhe është një armë tepër e fuqishme për të mbrojtur kompanitë vendase nga konkurrentët e huaj.

Ai vepron si një subvencion për eksportuesit dhe si një detyrë për importuesit dhe i bën më të lira produktet e prodhimit vendas dhe më të shtrenjta produktet nga jashtë. Kështu, prodhuesit vendas mund të shesin më shumë jashtë vendit, dhe klientët vendas do të blejnë më pak mallra dhe shërbime të importuara.

Në fakt, një qasje më proaktive do të siguronte që rritja të ishte më gjithëpërfshirëse dhe si e tillë nuk do t'i anashkalonte profesionet e tjera nga procesi i zhvillimit të vendit. Mbivlerësimi i profesionistëve të vetëm një sektori dhe industrisë që lidhet me të në disfavor të profesioneve të tjera, të cilat nuk gjejnë vetveten në procesin e planifikimit dhe ndarjes së buxhetit publik dhe fondeve të tjera të huaja jep ndikimet e veta në zhvillimin jo të qëndrueshëm.

Moszhvillimi i sektorëve të tjerë njësoj si ndërtimit ndikon në masën e vet jo të pakët te varfëria, pasiviteti ekonomik, boshllëqet në përzgjedhjen e degëve në edukimin e të rinjve. Lidhja e njerëzve me mundësitë që ekzistojnë në tregun e punës përmes arsimimit, diversifikimit dhe mbështetjes më të mirë të punësimit bazuar te gjithpërfshirja e sektorëve në procesin e të bërit të ekonomisë sot dhe në të ardhmen është jetike. Pasi me këtë qasje të ndryshme nga mendësia aktuale vjen si rrjedhojë edhe ulja e varfërisë përmes vendeve të punës me bazë të qëndruershme, profesionalizimit të mëtejshëm, si dhe përmirësimit të tregut të punës dhe aftësive për të arritur të bëhemi të konkurueshëm jo në politika dhe strategji, por në zbatimin e tyre në jetën e përditshme. Perspektiva është ende subjekt i pasigurisë së lartë.

Rritja më e ngadaltë se sa pritej e partnerëve tregtarë të Shqipërisë mund të ndikojë në eksportet dhe rritjen në Shqipëri. Inflacioni mund të jetë më i vazhdueshëm, mes tregjeve të shtrënguara të punës dhe rritjeve të konsiderueshme të pagave në sektorin publik që përfitojnë nga kontributet e taksave dhe sjellin një rritje pasive për konsumin. Rritja e faturës së pagave të sektorit publik edhe pse nuk do të ndodhë e gjitha brenda vitit buxhetor 2023 duhet të shoqërohet me masa domethënëse të të ardhurave dhe rritje të efikasitetit të sektorit publik dhe të mos rrezikojë objektivat afatmesme të konsolidimit fiskal.

Politika për të luftuar inflacionin konsiderohet se i përket Bankës së Shqipërisë, por në një ekonomi me informalitet të lartë ajo duhet të konsiderohet gjithpërfshirëse mes gjithë institucioneve është kritike, veçanërisht për të mbrojtur familjet dhe bizneset e cenueshme. Bizneset duhen mbrojtur nga konkurenca e pandershme prej inflacionit informal dhe parasë së zezë, por edhe familjet po ashtu duhen mbrojtur prej po të njëjtave fenomene. Nëse inflacioni rezulton ashtu si në 6-mujorin e parë 2023, ritmi i reformave dhe politikat e hartuara do të shikojnë mospërmbushje të objektivave të tyre.

inflacioni ne shqiperi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës