LIVE UPDATES
Ekonomi

Grumbullimi i taksave neto, në vendnumëro në 3-mujorin e parë

Së fundmi, INSTAT publikoi të dhënat për PBB e tremujorit të parë të vitit 2023 ku referoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur 2.7%, por “taksat neto” kontribuuan negativisht me 0.4% në totalin e rritjes.

7 Korrik 2023, 07:05 Nga A.B

Grumbullimi i taksave neto, në vendnumëro në 3-mujorin e

Efektiviteti i grumbullimit të taksave në tremujorin e parë të vitit mbeti në vendnumëro, madje me një tendencë shumë të lehtë rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Së fundmi, INSTAT publikoi të dhënat për PBB e tremujorit të parë të vitit 2023 ku referoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur 2.7%, por “taksat neto” kontribuuan negativisht me 0.4% në totalin e rritjes.

Sipas metodologjisë për matjen e PBB-së “Taksat Neto” janë të ardhurat buxhetore të zhveshura nga inflacioni, ku sipas përkufizimit te INSTAT janë (janë taksat e pagueshme për njësi të disa mallrave dhe shërbimeve si Taksa mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), akciza, taksa dhe taksa doganore mbi importet.

Në këtë zë për llogari të PBB-së nuk llogariten taksat mbi punën, ato që grumbullohen nga pushtetit lokal, të adhuruat nga ndihmat etj, por vetëm taksat mbi produktet dhe shërbimet.

Në 3-mujorin e parë taksat neto arritën një vlerë prej 66,6 miliardë lekësh në një nivel simbolikisht me të ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (shiko grafikun bashkëngjitur).

Të ardhurat nga taksat neto në 3-mujorin e parë duhet të ishin së paku 2.7% më të larta, se ato të një viti më parë, aq sa ishte rritja ekonomike në një kohë që edhe konsumi i mallrave u zgjerua me 3%.

Efektiviteti i grumbullimit të taksave shpesh nuk shkon në raporte të drejta me rritjen ekonomike të raportuar në vend. Vitin e kaluar ardhurat buxhetore shënuan rekorde historike për ritmet vjetore të rritjes në vitin 2022, por në raport me prodhimin e brendshëm bruto (PBB) shënuan rënie.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave referojnë se në fund të vitit të kaluar të ardhurat buxhetore arritën në 26.8% të PBB-së nga 27.5% që ishin me 2021 me rënie -0.7 pikë përqindje.

Teksa të ardhurat në vlerë neto shënuan rritje vjetore me 12% më 2022 nga ana tjetër efektiviteti i grumbullimit të tyre ka rënë, teksa ekonomia rezulton se është zgjeruar më shpejt në raport me performancën buxhetore. Krahasimi me PBB-në është matësi më i saktë i rendimentit tatimor, pasi tregon se sa të ardhura vilen në raport me madhësinë e ekonomisë.

Sipas të dhënave të INSTAT, PBB-ja u rrit me 4.85 për qind gjatë vitit 2022, ndërkohë qe të ardhurat e grumbulluara në buxhet ishin 572 miliardë ose 26.8% e PBB-së me përkeqësim në krahasim me një vit më parë. Ky ishte niveli më i ulët i të ardhurave më raport me PBB që nga viti 2017, duke përjashtuar 2020-n, që ishte një vit jo i zakontë për shkak të krizës së shkaktuar në ekonomi nga pandemia.

Rënia e të ardhurave buxhetore në raport PBB-në tregon indirekt për një rritje të informalitetit në vend si dhe mbështetje të performancës së ekonomisë nga sektori i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme që nuk reflektohet në të ardhura.

Sipas të dhënave të INSTAT, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme ishin dy sektorët që udhëhoqën rritjen ekonomike në vitin 2022, duke shënuar nivele rekord të qarkullimit të parave, teksa kjo tendencë ka vijuar edhe këtë vit, ku përveç pasurive të paluajtshme rritje shënoi edhe sektori i bizneseve të argëtimit dhe çlodhjes me rreth 31%.

Edhe pse ky sektor gjeneron pak më shumë se 100 mln euro kontribuoi me 0.6 pikë përqind të rritjes së ekonomike të tre-mujorit të parë. Pasuitë e paluajtshme dhe ndërtimi kontribuuan përkatësisht me 0.62 dhe 0.43 pikë përqindje./MONITOR

 

instat

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale