Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Yield-i i bonove 12-mujore tashmë ndodhet vetëm 0.56 pikë përqindje mbi nivelin e normës bazë të interesit, nga afërsisht 1.3 pikë përqindje që është mesatarja e marzhit të bonove mbi normën bazë për dekadën e fundit.

Yield-et e bonove 12-mujore pësuan përsëri rënie në ankandin e kësaj jave.
Sipas Bankës së Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve zbriti në 3.56%, niveli më i ulët në afërsisht 10 muaj.
Yield-i i bonove 12-mujore tashmë ndodhet vetëm 0.56 pikë përqindje mbi nivelin e normës bazë të interesit, nga afërsisht 1.3 pikë përqindje që është mesatarja e marzhit të bonove mbi normën bazë për dekadën e fundit.
Pasi arritën nivelin më të lartë në pothuajse një dekadë në nëntor 2022, yield-et e bonove qysh atëherë kanë nisur një fazë korrektimi në ulje. Rënie të lehtë pësoi edhe yield-i i bonove me maturim 3-mujor, në 3.01%, nga 3.05% që kishte qenë në ankandin e muajit të kaluar.
Rënia e vazhdueshme e yield-eve të viti mund të shpjegohet më së shumti me kërkesën dhe pjesëmarrjen e lartë të investitorëve në ankande.
Nga 9 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në ankandin e kësaj jave u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 15 miliardë lekëve.
Nga 28 kërkesa konkurruese u pranuan vetëm katër të tilla, ndërsa në vlerë pjesa e pranuar (pro rata) e kërkesave konkurruese ishte shumë e ulët, 4.63%.
Aktorët e tregut kanë shfaqur kërkesë relativisht të lartë për të investuar në tituj qeveritarë, sidomos në bono thesari. Përballë kësaj kërkese, qeveria e rriti huamarrjen në tremujorin e parë me 12.7 miliardë lekë. Individët financuan pjesën më të madhe të kësaj shtese, rreth 76%,
Bonot 12-mujore janë edhe instrumenti më i përdorur benchmark në tregun e brendshëm financiar, në përcaktimin e normave të interesit të kredive me interes të ndryshueshëm në lekë.
Rritja vjetore e yield-it të bonove 12 mujore tashmë është vetëm 1.28%, ndërsa për të njëjtin interval kohor norma bazë e interesit është rritur me 2 pikë përqindje. Veçanërisht në muajt e fundit, tregu financiar po ecën në drejtim të kundërt me sinjalet që po jep Banka e Shqipërisë.
Në muajin mars, banka qendrore rriti normën bazë me 0.25 pikë përqindje, por si rrallë herë më parë yield-et e bonove vazhduan rënien edhe në javët pas lëvizjes së Bankës së Shqipërisë. Mostransmetimi i lëvizjeve të normës bazë në tregun financiar ul efikasitetin e këtyre lëvizjeve në funksion të objektivit të inflacionit.
Inflacioni është në rënie prej pesë muajsh em radhë dhe ka zbritur në 4.6%, niveli më i ulët prej më shumë se një viti. Megjithatë, shumë ekspertë mendojnë se kjo është një qetësi e rreme dhe ka të ngjarë që presionet inflacioniste të forcohen sërish në pjesën e mbetur të vitit, ashtu siç ka ndodhur edhe në ekonomitë më të zhvilluara.
Vetë Banka e Sqipërisë në raportin e fundit të politikës monetare shprehet se rënia e inflacionit pas muajit mars duket të ketë më shumë natyrë statistikore dhe nuk është rezultat i uljes së presioneve për rritjen e çmimeve në ekonomi. Në raport nënvizohet se këto presione ngelen të larta, të ilustruara sidomos nga një rritje e treguesit të inflacionit bazë neto.
Inflacioni bazë neto në tremujorin e parë vlerën 4%, duke u rritur më tej nga niveli prej 3.8% i një tremujori më parë. Ndërsa inflacioni bazë për të njëjtën periudhë shënoi nivelin më të lartë historik prej 8%.
Inflacioni bazë dhe inflacioni bazë neto kanë qëllim të përjashtojnë nga inflacioni total produktet që për nga natyra kanë një luhatshmëri të lartë, kryesisht ato energjetike dhe ushqimore. Konkretisht, inflacioni bazë matet mbi 69.2% të shportës së IÇK-së, ndërsa inflacioni bazë neto, që përjashton nën-grupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat), matet mbi 44.6% të saj./MONITOR
Pritjet e konsumatorëve, bizneseve dhe institucioneve financiare për inflacionin kanë pësuar rënie të ndjeshme në tremujori...
Pabarazia ekonomike vit pas viti po thellohet ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjera, për shkak se ekonomia e kryeqytetit po rritet me ritm...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në projeksionet e majit pret që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 2.5% ...
Bursa Shqiptare e Energjisë tashmë ka të anëtarësuar pranë saj të paktën shatë kompani. Nga këto janë ...
2023 do të jetë viti më i dobëti në aspektin të rritjes ekonomike gjatë periudhës 2021 -2025, sipas të gjitha par...
Euro e ka nisur javën me rimëkëmbje në kursin e këmbimit lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së...
foto ilustruese Eksportet e veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie në sasi me rreth 6% në tremujorin e parë të vitit 2...
TIRANË- Fushatat zgjedhore sa po vijnë e po bëhen të larmishme në kandidatë, por nga ana tjetër, votuesit po reduktohen n&e...
Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) që nisi operimin pak javë më parë, tashmë ka të regjistruar të pesta kompanitë...
Bankat më të mëdha të sektorit këtë vit do të përballen me një rritje të mëtejshme të kërkesa...