LIVE UPDATES
Ekonomi

Bursa e Energjisë! Interes nga privatët, por duhet të plotësohen disa kritere

Administratori Sokol Dishnica thotë se për t’u bërë pjesë e bursës, këto kompani duhet të plotësojnë disa kritere, të cilat kërkojnë kohë dhe më pas të nisin pjesëmarrjen aktive.

13 Maj 2023, 07:18 Nga A.B

Bursa e Energjisë! Interes nga privatët, por duhet të

Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) që nisi operimin pak javë më parë, tashmë ka të regjistruar të pesta kompanitë publike, por interesi nga privatët nuk mungon.

Administratori Sokol Dishnica thotë se për t’u bërë pjesë e bursës, këto kompani duhet të plotësojnë disa kritere, të cilat kërkojnë kohë dhe më pas të nisin pjesëmarrjen aktive.

Ai nënvizon se fillimi i operimit të Bursës është një aspekt pozitiv i tregut në tërësi, i cili do të ofrojë stabilitet lidhur me çmimet, por edhe siguri në furnizim me energji që në momente krize si këto që po jetojmë dy vitet e fundit, marrin rëndësi të madhe.

Tashmë ka nisur zyrtarisht operimin Bursa Shqiptare e Energjisë. Cilat janë kushtet ku po operon ajo sa i takon ankandit që mbahet, anëtarëve të regjistruar dhe plotësimit teknik të platformës në të gjithë aspektet?

Me vendimin e Bordit të ERE-s, Njësia Kohore e Tregut që i përket orës 00:00 të datës 12.04.2023, u përcaktua si dita e fillimit të tregtimit të energjisë elektrike për Tregun e Ditës në Avancë në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike.

Bazuar në Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike – Termat e Përgjithshëm dhe Procedurën e Tregtimit, ankandi i parë u krye në datën 11 prill dhe anëtarët e bursës e kishin të mundur të ofertonin prej orës 10:00 të datës 9 prill 2023.

Prej datës 11 prill 2023 e në vazhdim, ALPEX kryen për çdo ditë kalendarike ankandin e tregut të Ditës në Avancë që përmban 24 vlera të çmimeve dhe sasive të energjisë për çdo orë dhe që i korrespondojnë një Dite Livrimi të caktuar.

Këto ankande realizohen një ditë përpara Ditës së Livrimit dhe rezultatet shpallen në orën 13:00 të po asaj dite. ALPEX ka detyrim që çdo anëtar të ri, i cili pranohet në bursë, publikohet në faqe zyrtare të uebit të ALPEX.

Pra, deri më sot ne kemi anëtarë 5 shoqëritë publike të sektorit të energjisë elektrike. I gjithë tregtimi kryhet bazuar në rregullat dhe procedurat dhe ekzekutohen nëpërmjet platformës së tregtimit ETSS dhe Klerimi i transaksioneve bëhet nëpërmjet platformës së klerimit dhe shlyerjes EMCS.

Platforma e tregtimit garanton qasjen në algoritmin europian Euphemia, i cili kryen llogaritjet e çmimeve dhe sasive të energjisë të tregtuara në secilën nga bursat europiane së bashku me llogaritjen e rrjedhjes së volumeve të energjisë në interkoneksion për bashkimin e tregjeve.

Këtë akses, ALEPX e merr nëpërmjet ofruesit të tij të shërbimit, që është bursa e energjisë greke Henex, si anëtare e PCR (Price Coupling Regional).

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike sot përmbush të gjitha parametrat teknikë që bursat europiane kanë si një instrument i ri i dixhitalizuar.

Ne mendojmë që segmentet e tregjeve që ALPEX do të implementojë dhe produktet 60 minuta dhe llojet e urdhër-porosive për vitet që vijnë mbulon më së miri nevojat e tregut për të ngritjen e kapaciteteve të reja prodhuese që janë në ndërtim apo do të ndërtohen.

Cilat janë përfitimet që sjell fillimi i operimit të bursës tregun e Shqipërisë në aspektin e rritjes së sigurisë së furnizimit, por edhe qëndrueshmërisë dhe transparencës së çmimeve?

Unë do t’i përmblidhja me tre fjalë, stabilitet, investime dhe integrim. Bursa krijon stabilitet në lidhje me çmimet dhe sigurinë e furnizimit me energji.

Eshtë mjeti më efikas për të akomoduar energjinë që prodhohet nga burimet e rinovuese, duke nxitur investimet vendase dhe të huaja dhe vepron si dhe mekanizmi për integrimin me tregjet e tjera rajonale dhe më pas në tregun e vetëm europian SDAC të energjisë elektrike të ditës në avancë, e cila rrit sigurinë e furnizimit me energji dhe transparencën për të reflektuar të gjitha sezonalitetet në lidhje me sinjalet e çmimeve për tregun.

Me implementimin e bursës, ne i japin ekonomisë mbrojtje shtesë në një kohë kur siguria e energjisë është bërë një çështje parësore, ndaj rritjes së konsiderueshme të çmimeve, paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë të furnizimit me energji.

ALPEX është një instrument eficient për të blerë energji me çmime të stabilizuara, ku shitblerja e energjisë do të tregtohet në mënyrë transparente dhe nëpërmjet mekanizmave të drejtë të tregut.

Si është parashikuar avancimi i procesit me Kosovën, hapat që do të pasojnë dhe çfarë sjell për ekonomitë e vendit krijimi i një tregu të përbashkët?

ALPEX ka punuar për implementimin e tregut të energjisë të ditës në avancë në Kosovë, njëkohësisht me atë të Shqipërisë.

Shumë aktivitete kanë përfunduar, siç mund të përmendim përcaktimin e modelit të tregut, karakteristikat e produkteve, aktivitetet pas tregtimit, modelin e klerimit dhe shlyerjes, miratimin e rregullave dhe procedurave të ALPEX-it dhe propozimin për shumë vendime rregullatore, të cilat janë rënë dakord nga të dy vendet.

Ne, tashmë së bashku me Ministrinë e Ekonomisë së Kosovës, KOSTT, OST dhe mbështetjen e USAID jemi duke koordinuar aktivitetet e nevojshme, për të cilat kemi përvojën me tregun e Shqipërisë.

Si është interesi për këtë bursë nga ajo që ju shihni sektorin privat, duke qenë se anëtarët e parë janë kompanitë publike, por numri i atyre që po investojnë apo kanë investuar në sektor mbetet i lartë?

Ne sot kemi të regjistruar të pesta shoqëritë publike të sektorit të energjisë, si një mbështetje që qeveria shqiptare nëpërmjet MIE i dhanë dhe po i japin tregut të organizuar. Interesi për t’u anëtarësuar në bursë është i lartë nga kompanitë private vendase dhe ato rajonale, të cilat kanë aplikuar për t’u anëtarësuar.

Regjistrimi si anëtar i bursës kërkon që këto shoqëri të krijojnë një bashkëpunim me Anëtarët e Përgjithshëm të Klerimit që është bankë e nivelit të dytë në Shqipëri. Ky është një proces që ka procedurat dhe kërkon afatet e nevojshme për t’u mbyllur.

Cilat janë planet afatshkurta (12mujore) dhe më afatgjata të Bursës në lidhje me operimin dhe synimet?

Sfida jonë e radhës dhe shumë e rëndësishme është bërja operacionale e ALPEX-it për zonën e ofertimit të Kosovës dhe bashkimi i tregjeve Shqipëri-Kosovë, e cila parashikohet të jetë gati teknikisht në fund të muajit gusht 2023.

Sipas kalendarit të tregjeve, ne do të implementojmë tregun e ankandeve brenda së njëjtës ditë për zonën e ofertimit të Shqipërisë në fillim të muajit prill 2024, me kryerjen tre ankandeve në ditë dhe në fillim të muajit qershor 2024, për zonën e Kosovës, së bashku me bashkimin e tregjeve.

Synimi i të dy vendeve është që të integrojmë tregjet tona me ato rajonale joanëtare të BE-së. Mbi ecurinë e deritanishme, integrimi i tregjeve të energjisë ka kaluar në një dimension tjetër, që lidhet me bashkimin e tregjeve me vendet e BE-së.

Për këtë qëllim, në takimin e organizuar nga USAID-i, i mbajtur në Selanik në datat 19-20 tetor 2022 “Southeast Europe Electricity Market Coupling (SEE-MC) Initiative” me pjesëmarrjen e katër shteteve (Shqipëri, Kosovë, Greqi, Maqedoni e Veriut) në prani të rregullatorëve, OST-ve dhe bursave të energjisë, u ra dakord për fillimin e projektit të bashkimit të tregjeve (EU-non EU) ku Bursa Greke e Energjisë do të këtë rolin e liderit në integrimin dhe bashkimin e këtyre tregjeve.

Ju zhvilluat një sërë trajnimesh me palët e interesit sa i takon Bursës. Cilat janë planet mbi përgatitjen e kapaciteteve njerëzore dhe trajnimit të tyre në vijim për t’ju përgjigjur një situate të re, me më shumë ankande dhe volume tregtimi?

ALPEX i kushton rëndësi të veçantë ndërtimit të kapaciteteve njerëzore për të lehtësuar sfidat e së ardhmes në mënyrën më eficiente dhe efektive. Këto bëhen në mënyrë të vazhdueshme, për të ndërtuar aftësitë dhe njohuritë e nevojshme bazuar në rolet që stafet mbulojnë.

Trajnimet janë kryer fillimisht nga ekspertë në tregun europian të energjisë, me ndihmën e IFC dhe qeverisë së Norvegjisë, të cilët përfshijnë NordPool Consulting dhe më pas nga USAID.

Rritja e aktivitetit të ALPEX në të dy zonat e ofertimit e ndjekur më pas nga proceset e bashkimit të tregjeve janë sfida për ngritjen e kapaciteteve që t’ju përgjigjen bashkëpunimeve rajonale dhe sidomos me ato europiane.

ALPEX ka vlerësuar nevojat për të zhvilluar kapacitetet njerëzore për vitin 2023 dhe i ka akomoduar në programin e tij ekonomik, me qëllim krijimin një skuadre që përballon sfidat.

Cilat janë sfidat që shihni para në këtë hallkë tërësisht të re, por të rëndësishme, në sektorin energjetik, siç është ALPEX. Ministrja Balluku përmendi likuiditetin si një prej tyre

Zëvendëskryeministrja zonja Balluku ka theksuar që krijimi i bursës është vetëm hapi i parë dhe sfida tashmë është në krijimin e likuiditeteve. Fillimisht, këto likuiditete po krijohen nga transaksionet e shoqërive publike dhe për t’u rritur dhe me transaksionet që shoqëritë private do të sjellin në ALPEX.

Rritja e likuiditetit krijon sinjale çmimi transparente për të pasqyruar sa më mirë korrelacionin midis disponueshmërisë dhe pamjaftueshmërisë të energjisë elektrike. Në planin afatshkurtër, operimi i ALPEX për tregun e Kosovës dhe bashkimin e tregjeve është mekanizëm i mirë për të rritur likuiditet në të dy tregjet.

Integrimi me tregun europian është sfida kryesore në vitet që vijnë dhe ne po punojmë së bashku me partnerët tanë dhe fqinjët ta bëjmë realitet këtë gjë, e cila rrit më tej likuiditetin në tregjet tona.

Më herët, në një forum, ju sollët në vëmendje se sektori bankat është angazhuar në këtë proces si një formë për të shmangur gabimet dhe për ta bërë më të lehtë procesin e klerimit. A mund të na jepni disa detaje për këtë aspekt?

Modeli i klerimit dhe shlyerjes që ne kemi zbatuar e parashikuar në procedurën e klerimit dhe shlyerjes dhe vendimet teknike përkatëse që ALPEX ka nxjerrë i japin procesit siguri, rrezik të ulët në kryerjen e transaksioneve, cikël të shkurtër, menaxhimin e riskut me të njëjtin standard.

Sistemi i shlyerjes kryhet nëpërmjet bankës për shlyerje dhe urdhrat për shlyerjen e transaksioneve janë automatikë dhe nuk lënë vend për gabime njerëzore.

Ndërkohë ne kemi përfshirë sistemin bankar për të kryer klerimin e transaksioneve, i cili nis me dhënien e garancive bankare për vlerat e transaksioneve, depozitimet e vlerave monetare në llogaritë për të realizuar shlyerjen e transaksioneve brenda afateve të përcaktuar, si dhe përditësimin e garancive bankare në kohë, për t’i bërë të mundur anëtarëve të bursës rritjen e ofertave të tyre, në bazë të kushteve të reja që tregu pëson./MONITOR

bursa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet