Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vitin që vjen ritmet e rritjes pritet të përshpejtohen ne 3.3%.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në projeksionet e majit pret që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 2.5% më 2023, duke e lëne të pandryshuar parashikimin e shkurtit të këtij viti.
Vitin që vjen ritmet e rritjes pritet të përshpejtohen ne 3.3%.
Parashikimet e BERZH mbulojnë vendet në zhvillim në tre kontinente. Ekonomia e këtyre vendeve pritet të zgjerohet me 2.2 për qind në vitin 2023, pak më ulet se 2.3 për qind nga parashikimi i shkurtit.
Rritja pritet të përshpejtohet në 3.4 për qind në vitin 2024 (nga parashikimi prej 3.3 për qind në shkurt), ndërsa presionet inflacioniste po ulen gradualisht.
Ekonomistët e BERZH pohuan se ritmet më të ulëta të rritjes ketë vit u ndikuan nga tërmetet e shkurtit në Turqi, shtrëngimin e pritshëm të kushteve të kreditimit; reformat e vonuara në Mesdheun Jugor dhe lindor dhe inflacioni i vazhdueshëm në Evropën Qendrore dhe në shtetet baltike.
Prodhimi në Ballkanin Perëndimor parashikohet të rritet me një normë prej 2.2 për qind me 2023, pavarësisht presioneve inflacioniste dhe një perspektive të ndrydhur në ekonomitë e përparuara të Europës.
Prodhimi në Evropën Qendrore dhe shtetet baltike pritet të rritet me një masë modeste prej 0.5 për qind në vitin 2023, i rishikuar në rënie në krahasim me shkurtin për shkak të rritjes më të ngadaltë se sa pritej në ekonomitë e përparuara dhe inflacionit të vazhdueshëm. Rritja pritet të rritet deri në 2.9 për qind në vitin 2024 në këtë Rajon.
Ritmet e zgjerimit ekonomik pritet gjithashtu të ngadalësohen në Evropën Lindore dhe Kaukaz (me përjashtim të Ukrainës) pasi faktorët e jashtëzakonshëm që nxitën aktivitetin ekonomik në vitin 2022 kanë shuar efektet ketë vit.
Ekonomia e Ukrainës pritet të rritet vetëm në mënyrë modeste, me 1 % në 2023 dhe 3 për qind në 2024, pasi bizneset po përshtaten me rrethanat e luftës.
Rritja në Turqi pritet të ngadalësohet në 2.5 për qind në 2023 dhe 3 për qind në 2024. Rishikimi në rënie për vitin 2023 pasqyron ndikimin e tërmeteve të shkurtit 2023, si dhe shtrëngimin e pritshëm të kredisë në gjysmën e dytë të 2023.
Rritja në Azinë Qendrore parashikohet të mbetet e fortë, në 5.2 për qind në 2023 (rishikuar nga shkurti) dhe 5.4 për qind në 2024. Zhvendosja e bizneseve ruse dhe rritja e eksporteve të naftës po nxisin rritjen në Kazakistan, ndërsa Mongolia po përfiton nga zgjerimi prodhimit në miniera nga rihapja e Kinës./MONITOR
Bursa Shqiptare e Energjisë tashmë ka të anëtarësuar pranë saj të paktën shatë kompani. Nga këto janë ...
2023 do të jetë viti më i dobëti në aspektin të rritjes ekonomike gjatë periudhës 2021 -2025, sipas të gjitha par...
Euro e ka nisur javën me rimëkëmbje në kursin e këmbimit lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së...
foto ilustruese Eksportet e veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie në sasi me rreth 6% në tremujorin e parë të vitit 2...
TIRANË- Fushatat zgjedhore sa po vijnë e po bëhen të larmishme në kandidatë, por nga ana tjetër, votuesit po reduktohen n&e...
Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) që nisi operimin pak javë më parë, tashmë ka të regjistruar të pesta kompanitë...
Bankat më të mëdha të sektorit këtë vit do të përballen me një rritje të mëtejshme të kërkesa...
Për kontabilistët dhe ekspertët fiskalë në sistemin SelfCare rezultojnë një sërë problematikash ende të pazg...
Dy vjet pas fillimit të fiskalizimit, administrata tatimore thekson se tashmë, reforma konsiderohet e finalizuar. Pavarësisht se procesi quhet...
Të dhënat TIRANË- Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në r...