Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Aktualisht, ky detyrim ka hyrë në fuqi për katër bankat me rëndësi sistemike, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Credins, Banka Raiffeisen Shqipëri, Banka OTP Albania, si edhe për Bankën Intesa Sanpaolo Albania.

Bankat më të mëdha të sektorit këtë vit do të përballen me një rritje të mëtejshme të kërkesave për kapital. Deri në fund të vitit 2023, këto banka duhet të përmbushin një shtesë prej 1.5% në raportin e përgjithshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit.
Aktualisht, ky detyrim ka hyrë në fuqi për katër bankat me rëndësi sistemike, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Credins, Banka Raiffeisen Shqipëri, Banka OTP Albania, si edhe për Bankën Intesa Sanpaolo Albania.
Ato janë subjekt i plotësimit të kërkesës minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL), sipas rregullores së miratruar nga Banka e Shqipërisë në dhjetor 2020.
Kjo rregullore lidhet me kuadrin e ri që ka sjellë ligji “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”.
Në vitet e fundit, kërkesat minimale rregullatore për kapital ndaj bankave janë rritur ndjeshëm. Përveç kërkesës bazë prej 12%, të parashikuar në rregulloren “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”, që nga viti 2019 kanë nisur të aplikohen edhe shtesat makrprudenciale të kapitalit.
Shtesa konservuese e kapitalit për të gjitha bankat e sektorit për vitin 2022 ishte 1.5%, ndërsa deri në fund të vitit 2023 duhet përmbushur niveli i rritur prej 2%. Ndërkohë, për katër bankat me rëndësi sistemike, aplikohet edhe shtesa e posaçme, në vlerat 0.5%, 1% dhe 1.5%, në varësi të notës së rëndësisë sistemike të bankës.
Duke marrë në konsideratë shtesat e mësipërme, si dhe shtesën specifike që kanë disa banka të sektorit, kufiri i raportit të kërkuar të mjaftueshmërisë së kapitalit varion ndërmjet 16% dhe 19% për bankat me rëndësi sistemike, dhe 14% dhe 17% për bankat e tjera.
Bankat kanë detyrimin të plotësojnë, sipas radhës, kërkesat minimale për kapitalin rregullator, kërkesën minimale për MREL dhe në fund shtesat makroprudenciale të kapitalit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, normat e mjaftueshmërisë për bankat me rëndësi sistemike dhe bankat e tjera qëndrojnë mbi nivelet e mësipërme rregullative.
Në terma mesatarë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit për sektorin bankar në fund të vitit 2022 arriti në 18.13%, në rritje me 0.13 pikë përqindje krahasuar me fundin e vitit 2021.
Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit mat vlerën e kapitalit rregullator të sektorit bankar në raport me vlerën e aktiveve të ponderuara me koeficientët përkatës të rrezikut.
Nga llogaritja e të gjitha kërkesave për kapital sipas të dhënave të raportuara për fundin e vitit 2022, sektori bankar rezulton me tepricë kapitali, pra me kapital më të lartë sesa kërkesat e kapitalit. Teprica e kapitalit deri në fund të periudhës arriti në 36 miliardë lekë.
Megjithatë, rritja e konsiderueshme e kërkesave për kapital në vitet e fundit mund ta bëjë sfiduese përmbushjen e plotë të kërkesave rregullatore për banka të veçanta. Për të përmbushur këto kërkesa bankat po përdorin gjithnjë e më shumë instrumentin e borxhit të varur, kryesisht nëpërmjet emetimit të obligacioneve me ofertë private.
Këto instrumente kejojnë plotësimin e një pjese të nevojave shtesë për kapital pa kërkuar injektimin e kapitaleve të reja nga aksionerët ose pa bllokuar plotësisht mundësinë për të shpërndarë dividendë prej fitimeve të aktivitetit.
Pesë prej bankave tregtare kanë realizuar të paktën njëherë emetim të këtyre insturmenteve, ndërsa pritet që edhe një bankë e gjashtë të realizojë një emetim të tillë brenda vitit 2023, emetim i lidhur kryesisht me kërkesat për kapital shtesë të parashikuara nga rregullorja e MREL.
Deri në vitin 2027, raporti i kërkuar i mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat më të mëdha mund të arrijë deri në 27%, nga 12% që ishte kërkesa minimale deri në vitin 2019.
Këto kërkesa synojnë ta bëjnë sektorin bankar më të sigurt përballë goditjeve të mundshme në të ardhmen. Por, nga ana tjetër, një rritje kaq e madhe e kërkesave për kapital shton ndjeshëm kostot dhe e bën sektorin bankar më pak tërheqës për investitorë të rinj. /MONITOR
Për kontabilistët dhe ekspertët fiskalë në sistemin SelfCare rezultojnë një sërë problematikash ende të pazg...
Dy vjet pas fillimit të fiskalizimit, administrata tatimore thekson se tashmë, reforma konsiderohet e finalizuar. Pavarësisht se procesi quhet...
Të dhënat TIRANË- Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në r...
Banka e Shqipërisë TIRANË- Rënia e inflacionit pas muajit mars duket të ketë më shumë natyrë statistikore dhe ...
Foto Ilustruese TIRANË- Rreth 43% e shpenzimeve të bashkive nga burimet e veta shkojnë për paga, dhe sigurime, ndërsa 37% shkojn&e...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria përjetoi në vitin 2022 vitin më të mirë historik në turizëm ku numri i t&eum...
pensionistet TIRANË- Numri i përfituesve në skemën publike të pensioneve u zgjerua më tej gjatë vitit 2022, duke arritur...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të marrë dy masa afatshkurtër për zgjidhjen e problematik&eum...
Foto ilustruese Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron që norma bazë e interesit në Shqipëri të shkojë deri në ni...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka prezantuar sot masat që kanë ndërmarrë për të leht&...