Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas vrojtimeve të Bankës së Shqipërisë, pritjet e bizneseve për inflacionin pas një viti pësuan rënien më të theksuar me 5.3 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Aktualisht, bizneset presin që inflacioni pas një viti të jetë 6.6%.

Pritjet e konsumatorëve, bizneseve dhe institucioneve financiare për inflacionin kanë pësuar rënie të ndjeshme në tremujorin e parë të vitit 2023.
Sipas vrojtimeve të Bankës së Shqipërisë, pritjet e bizneseve për inflacionin pas një viti pësuan rënien më të theksuar me 5.3 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Aktualisht, bizneset presin që inflacioni pas një viti të jetë 6.6%.
Ndërkohë, konsumatorët presin që inflacioni pas një viti të jetë 8.9%. Kjo pritshmëri është rreth 2.1 pikë përqindjeje më e ulët krahasuar me një tremujor më parë.
Agjentët financiarë presin që inflacioni pas një vitit të jetë 5.3%, shumë afër vlerës aktuale të inflacionit për tremujorin e parë 2023.
Këto pritje janë 0.4 pikë përqindje më të ulëta në krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, pritjet afatmesme vijojnë të jenë më të qëndrueshme dhe më pranë objektivit për inflacionin. Agjentët financiarë presin që inflacioni të jetë 4.0% në harkun kohor të tre viteve.
Këto të dhëna tregojnë se rënia e inflacioni që prej tremujorit të fundit të vitit të kaluar ka filluar të reflektohet edhe në pritshmëritë e publikut për të ardhmen. Vlerësimet e mëparshme mbi pritjet e konsumatorëve në Shqipëri për inflacionin në afat të shkurtër kanë evidentuar natyrën e tyre adaptive kundrejt vlerave të inflacionit të publikuar më parë.
Inflacioni ka ardhur në rënie të vazhdueshme që prej muajit nëntor të vitit të kaluar. Sipas të dhënave më të fundit, në muajin prill inflacioni arriti nivelin 4.6%, niveli më i ulët në më shumë se një vit.
Por, siç vëren edhe Banka e Shqipërisë, kjo rënie i detyrohet kryesisht uljes së çmimeve të naftës dhe efektit statistikor të bazë krahasuese (rritja e fortë e inflacionit nisi në mars 2022). Banka Qendrore theksonte në raportin e fundit të Politikës Monetare se presionet e brendshme inflacioniste ngelen të larta, të ilustruara sidomos nga një rritje e treguesit të inflacionit bazë neto.
Inflacioni bazë neto në tremujorin e parë vlerën 4%, duke u rritur më tej nga niveli prej 3.8% i një tremujori më parë. Ndërsa inflacioni bazë për të njëjtën periudhë shënoi nivelin më të lartë historik prej 8%. Inflacioni bazë dhe inflacioni bazë neto kanë qëllim të përjashtojnë nga inflacioni total produktet që për nga natyra kanë një luhatshmëri të lartë, kryesisht ato energjetike dhe ushqimore.
Banka e Shqipërisë konstaton se presionet e brendshme inflacioniste vazhdojnë të ushqehen nga një kërkesë e qëndrueshme dhe treg pune i fortë. Rritja ekonomike rezultoi 4.8% për vitin 2022, e mbështetur nga rritja e shpenzimeve të familjeve, aktiviteti i ndërtimit dhe dinamizmi i sektorit të turizmit.
Kushtet në tregun e punës janë të shtrënguara dhe bizneset vijojnë të hasin vështirësi për gjetjen e fuqisë punëtore. Vrojtimet e bizneseve sugjerojnë një kërkesë të fortë për punëtorë dhe presione për rritjen e pagave në vijim. Ky zhvillim është pasqyruar në rënien në nivele minimale historike të normës së papunësisë, 10.8% në fund të vitit 2022, si dhe në rritjen e shpejtë të pagave në sektorin privat.
Sipas Bankës së Shqipërisë, qëndrueshmëria e aktivitetit ekonomik dhe kushtet e shtrënguara në tregun e punës krijojnë premisa për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në vijim, por edhe të presioneve të brendshme inflacioniste./MONITOR
Pabarazia ekonomike vit pas viti po thellohet ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjera, për shkak se ekonomia e kryeqytetit po rritet me ritm...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në projeksionet e majit pret që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 2.5% ...
Bursa Shqiptare e Energjisë tashmë ka të anëtarësuar pranë saj të paktën shatë kompani. Nga këto janë ...
2023 do të jetë viti më i dobëti në aspektin të rritjes ekonomike gjatë periudhës 2021 -2025, sipas të gjitha par...
Euro e ka nisur javën me rimëkëmbje në kursin e këmbimit lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së...
foto ilustruese Eksportet e veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie në sasi me rreth 6% në tremujorin e parë të vitit 2...
TIRANË- Fushatat zgjedhore sa po vijnë e po bëhen të larmishme në kandidatë, por nga ana tjetër, votuesit po reduktohen n&e...
Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) që nisi operimin pak javë më parë, tashmë ka të regjistruar të pesta kompanitë...
Bankat më të mëdha të sektorit këtë vit do të përballen me një rritje të mëtejshme të kërkesa...
Për kontabilistët dhe ekspertët fiskalë në sistemin SelfCare rezultojnë një sërë problematikash ende të pazg...