LIVE UPDATES
Ekonomi

Bankat qendrore duhet të tregohen të kujdesshme për të mos konsideruar rritjet e pagave si një problem inflacioni

Çmimet ndërkombëtare për naftën, gazin dhe produktet ushqimore gjithashtu kanë pasur një rënie të konsiderueshme që nga vera. Nëse këto zhvillime vazhdojnë me këtë ritëm, cilësimi i keqpërdorur si “kalimtar” do të jetë përsëri një përshkrim joshës për inflacionin. Dinamika e çmimeve do të ishte ashtu siç do të pritej nga seria e goditjeve të njëpasnjëshme të çmimeve relative, nëpër të cilat ka kaluar bota.

20 Dhjetor 2022, 07:30 Nga DOSJA
Bankat qendrore duhet të tregohen të kujdesshme për të mos
Foto Ilustruese

TIRANË- Për më shumë se një vit, çdo shifër e re e inflacionit duket se i ka zënë në befasi të gjithë. Por, në muajt e fundit, surpriza ka qenë për faktin se të dhënat e inflacionit ishin më të ulëta sesa pritej. Në Mbretërinë e Bashkuar, në SHBA dhe në eurozonë, norma e fundit e inflacionit jo vetëm që u ul, por pati një rënie të ndjeshme edhe përtej asaj që ishte parashikuar. Në SHBA, vendi i cili bëri që të gjitha shtetet e tjera të përjetonin episodin inflacionist të 20 muajve të fundit, rritja e çmimeve arriti pikun në qershor.

Çmimet e energjisë me të cilat përballen konsumatorët amerikanë kanë pësuar rënie të ndjeshme që atëherë. Çmimet ndërkombëtare për naftën, gazin dhe produktet ushqimore gjithashtu kanë pasur një rënie të konsiderueshme që nga vera. Nëse këto zhvillime vazhdojnë me këtë ritëm, cilësimi i keqpërdorur si “kalimtar” do të jetë përsëri një përshkrim joshës për inflacionin. Dinamika e çmimeve do të ishte ashtu siç do të pritej nga seria e goditjeve të njëpasnjëshme të çmimeve relative, nëpër të cilat ka kaluar bota.

Këto ishin faktorët kryesorë që sollën luhatjen e madhe të konsumatorit amerikan drejt blerjes së mallrave dhe jo të shërbimeve: ndërprerjet e zinxhirëve të furnizimeve nga Shenzhen e deri në Suez, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë në fund të vitit 2021, e cila lidhet edhe me reduktimin e furnizimeve të gazit në Europë nga Vladimir Putin, si dhe, sigurisht, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe përdorimi si armë i tregtisë së energjisë dhe të ushqimeve.

Rezerva Federale parashikon një inflacion total prej vetëm 3.1 për qind për një vit, ndërsa Banka Qendrore Europiane parashikon se inflacioni do të jetë 3.6 për qind. Nuk mund të përjashtohet mundësia që inflacioni të bjerë edhe më shpejt nga sa është parashikuar. Në këtë skenar, bankat qendrore do të duhej të adresonin problemet e djeshme të ekonomisë, pas një viti me një krizë të rëndë të kostos së jetesës dhe rënie të ndjeshme të vendeve të punës e të të ardhurave, nëse nuk do të ketë një recesion të plotë. Megjithatë, Fed dhe BQE kanë zgjedhur këtë moment për të sinjalizuar një qëndrim më të ashpër të politikës monetare, duke na thënë javën e kaluar që të përgatitemi për një “normë terminale” më të lartë – norma e interesit që ata synojnë të arrijnë përpara se të ndalojnë shtrëngimin e politikave monetare.

Por, pse ekziston kjo frikë nga lajmi i mirë? Në të dyja anët e Atlantikut, politikëbërësit në bankat qendrore këmbëngulin se inflacioni “bazë” (duke përjashtuar çmimet e ushqimeve dhe të energjisë) mbetet shumë i lartë. Por, konsumatorët përballen me nivelin e përgjithshëm të çmimeve, jo me nivelin bazë. Pretendimi duhet të jetë se rënia e inflacionit total nuk do të ulë inflacionin bazë, edhe pse rritja e inflacionit total është pikërisht faktori që solli edhe rritjen e inflacionit bazë.

Arsyeja e dhënë për një pesimizëm të tillë asimetrik është fakti se pagat po rriten më shpejt se në kohët normale, veçanërisht në SHBA. Por, bankat qendrore duhet të tregojnë se kanë peshuar gjithashtu edhe argumentet pse kjo nuk është e thënë të jetë një problem që do të sjellë inflacion, nëse nuk duan të shihen sikur mendojnë se rritja e pagave është në vetvete diçka e keqe.

Një argument është se, nëse pagat janë rritur si përgjigje ndaj çmimeve më të larta, ato gjithashtu duhet të ngadalësohen teksa inflacioni total po bie. Një tjetër argument është se aty ku pjesët e të ardhurave kombëtare janë zhvendosur nga pagat te fitimet, kompanitë kanë hapësirë për të akomoduar paga më të larta.

Por, argumenti më i rëndësishëm është se që pas pandemisë, ne po notojmë në ujërat e paeksploruara të një ristrukturimi të thellë të tregut të punës. Studimi i ri nga ekonomistët David Autor, Arindrajit Dube dhe Annie McGrew tregon se si rritja aktuale e pagave në SHBA, më e lartë për personat që paguhen më pak, pasqyron përshpejtimin e zhvendosjes së vendeve të punës. Situata e pandemisë dhe politikat mbështetëse kanë bërë që shumë më tepër njerëz të gjejnë punëdhënës të rinj, të cilët mund ta përballojnë për t’i paguar ata me një pagë më të lartë.

Ky fakt duhet të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për politikën monetare. “Inflacioni” i pagave për shkak të njerëzve që bëjnë punë më produktive në kompani më produktive sigurisht që nuk është një inflacion i dëmshëm. Produktiviteti më i lartë në vetvete duhet të jetë disinflator për çmimet. Megjithatë, kjo pikëpamje duket larg mendimeve dhe, sigurisht, larg deklaratave të bankierëve qendrorë.

Tregjet europiane të punës mund të kenë një sjellje tjetër. Por, kushtet financiare të SHBA-së vendosin ritmin e ekonomisë globale, kështu që çdo forcë disinflacioniste që nuk vihet re aty do të bëhet e rëndësishme së shpejti edhe diku tjetër.

Marrë nga Monitor.al

kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet