LIVE UPDATES
Ekonomi

Si po përcillet rritja e normës bazë të interesit: më shumë te kreditë dhe bonot, më pak te depozitat

Që nga marsi deri në tetor, norma bazë e interesit u rrit me 1.75 pikë përqindje. Pas rritjes së mëtejshme të muajit nëntor, kjo rritje arriti në 2.25 pikë përqindje. Por, ndërkohë, norma mesatare e interesit të depozitave është rritur në përmasa më të vogla, rreth 0.7 pikë përqindje deri në fund të tetorit.

20 Dhjetor 2022, 07:26 Nga DOSJA
Si po përcillet rritja e normës bazë të interesit: më
Foto Ilustruese

TIRANË- Rritja e normave të interesit po përcillet më shumë tek kreditë dhe tek instrumentet e borxhit të qeverisë dhe më pak te depozitat bankare. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për muajin tetor norma mesatare e interesit të depozitave me afat në Lekë arriti në 1.47%, nga 0.7% që kishte qenë në muajin mars, kur nisi edhe rritja e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë.

Që nga marsi deri në tetor, norma bazë e interesit u rrit me 1.75 pikë përqindje. Pas rritjes së mëtejshme të muajit nëntor, kjo rritje arriti në 2.25 pikë përqindje. Por, ndërkohë, norma mesatare e interesit të depozitave është rritur në përmasa më të vogla, rreth 0.7 pikë përqindje deri në fund të tetorit.

Përcjellja e normave të interesit ka qenë shumë më e fortë te kreditë dhe te yield-et e instrumenteve të borxhit të qeverisë, që përbëjnë edhe pjesën më të madhe të aktiveve të sektorit bankar. Në muajin tetor, norma mesatare e interesit të kredive të reja në Lekë arriti në 7.47%, dy pikë përqindje më shumë krahasuar me muajin mars. Ndërkohë, tek kreditë ekzistuese, normat e interesit vlerëoshet të jenë rritur edhe më shumë, për shkak të përcjelljes së rritjes së treguesit të referencës, që zakonisht është yield-i i bonove 12 mujore.

Që nga mesi i muajit mars, para rritjes së parë të normës bazë e deri në fund të muajit tetor, rritja e yield-it mesatar të pionderuar të bonove me maturim 12 mujor arriti në 3.5 pikë pëqindje. Rritja ka vijuar më tej gjatë muajit nëntor, duke arritur në rreth 4.2 pikë përqindje më shumë krahasuar me mesin e muajit mars. Në afatin e shkurtër, më të të fituara nga kjo dinamikë e përcjelljes së politikës monetare janë bankat tregtare, sepse rritja e normave të interesit në krahun e aktiveve (kredi dhe yield-e) është më e lartë se në krahun e detyrimeve (depozitat).

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 9-mujorin 2022 të ardhurat neto nga interesi të sektorit bankar arritën në 38.5 miliardë lekë, në rritje me 13.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është njëkohësisht vlera më e lartë historike e të ardhurave neto nga interesat deri në fund të 9-mujorit. Rritja e të ardhura neto nga interesi ka ardhur sepse në vlerë rritja e të ardhurave nga interesat (5.4 miliardë lekë) ka qenë më e madhe se rritja e shpenzimeve për interesa (0.9 miliardë lekë).

Rritja e të ardhurave neto nga interesat është ndikuar shumë edhe nga fakti që në vitet e fundit kursimet e shqiptarëve janë vendosur gjithnjë e më shumë në llogari rrjedhëse dhe depozita pa afat, ndërsa pesha e depozitave me afat ka ardhur në rënie, për shkak të normave të ulëta të interesit.

Deri tani, bankat po fitojnë nga normalizimi i normave të interesit. Për ekspertët, një zhvillim i tillë ishte i pritshëm, edhe duke pasur parasysh faktin që sektori bankar në terma mesatarë është mjaft likuid, me një raport mes kredive dhe depozitave pranë nivelit 47%.

Rritja e yield-eve të bonove dhe obligacioneve i bëri ato më joshëse për individët dhe shtoi disi presionin konkurrues për bankat, por megjithatë depozitat kanë vijuar të rriten. Kjo lidhet edhe me faktin se pjesa më e madhe e depozitave janë në valutë huaj, kryesisht në euro. Rritja ka ardhur kryesisht prej tyre, sepse për euron tregu i brendshëm nuk ofron alternative të tjera të investimit financiar.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet