LIVE UPDATES
Ekonomi

Çmimet e larta ulin konsumin në vend, 6.3% më pak importe në sasi, por 1.2 mld euro më shumë në vlerë

Tkurrjen më të lartë në sasi e ka shënuar kapitulli “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, që u tkurr me 15% m bazë vjetore për periudhën janar-nëntor. Efektin e ka dhënë ulja e karburanteve, teksa importuesit pohojnë se rritja e çmimeve të naftës e benzinës ka ndikuar ndjeshëm në konsumin e tyre.

20 Dhjetor 2022, 07:19 Nga DOSJA
Çmimet e larta ulin konsumin në vend, 6.3% më pak importe
Foto Ilustruese

TIRANË- Çmimet e larta rezulton se po e reduktojnë konsumin në vend, duke ndikuar në uljen e importeve të shumë produkteve. Sipas të dhënave të INSTAT, për 11 mujorin, importet në total, në sasi, u tkurrën me 6.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndonëse po blejnë më pak mallra, konsumatorët po i paguajnë ato shumë më shtrenjtë. Po sipas INSTAT, importet në vlerë për janar-nëntor arritën në 7.3 miliardë lekë, me rritje 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. E përkthyer në vlerë, janë 143 miliardë lekë, ose 1.2 miliardë euro më shumë të paguara për të blerë më pak mallra në sasi.

Nga 96 kapituj, që raporton INSTAT, për gjysmën e tyre importet ishin në rënie në sasi. Tkurrjen më të lartë në sasi e ka shënuar kapitulli “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, që u tkurr me 15% m bazë vjetore për periudhën janar-nëntor. Efektin e ka dhënë ulja e karburanteve, teksa importuesit pohojnë se rritja e çmimeve të naftës e benzinës ka ndikuar ndjeshëm në konsumin e tyre.

Që nga marsi, çmimi i naftës u rrit ndjeshëm duke kulmuar në 265 lekë/litër, nga 185 më parë, si rrjedhojë e efekteve të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Më pas çmimet mbetën të larta në rreth 220-240 lekë për litër dhe vetëm së fundmi kanë zbritur në rreth 200 lekë/litër. Ndonëse importet e këtij kapitulli në sasi ishin me rënie, në vlerë u rritën me 67%, ose rreth 480 milionë euro më shumë.

Materialet e ndërtimit, që shënuan rënie në pjesën e parë të vitit për shkak të shtrenjtimit të çmimeve e kanë marrë veten, duke iu rikthyer rritjes edhe në sasi. Importet e gizës dhe çelikut u zgjeruan me më pak se 1% në sasi, ndërsa të çimentos me 12%. Në rënie të ndjeshme ishin drithërat, që u tkurrën me 24.5% në sasi për 11 mujorin, që sipas aktorëve të tregut është e lidhur me rënien e konsumit si pasojë e emigracionit dhe importin e sasive të larta në muajt e parë të vitit, duke krijuar rezerva.

Në rënie të fortë janë dhe plehëruesit, importet e të cilave në sasi ranë e 50%, që reflekton rënien e kërkesës për prodhim nga bujqësia, e ndikuar si nga emigracioni ashtu dhe shtrenjtimi i lëndëve të para, duke dekurajuar mbjelljet e reja. Në të kundërt, importet e zarzavateve janë rritur ndjeshëm me 32% në sasi, një tregues se rënia e prodhimit vendas po zëvendësohet nga importet.

Mjetet e transportit kanë rënë me 12% (e matur po në sasi). Aktorët e tregut të sigurimeve kanë pohuar se emigracioni po ndikon në uljen e numrit të përdoruesve të makinave, të cilën ata e masin përmes sigurimit të detyrueshëm të automjeteve. Edhe konsumi i kafesë rezulton në rënie, me importet që janë tkurrur me 13% në sasi. Shoqata e bareve dhe restoranteve ka pohuar vazhdimisht se konsumi në bare e restorante ka ardhur në rënie. Në nëntor, inflacioni arriti në 7.9%, çka nënkupton se çmimet mesatarisht janë rreth 8% më të shtrenjta se një vit më parë.

Ndonëse për herë të parë në në më shumë se një vit, inflacioni shfaqi shenja ngadalësuese, sërish ai mbetet afër niveleve më të larta që nga viti 1998. Shtrenjtimin më të lartë e kaë shënuar ushqimet, që janë produkti bazë i jetesës dhe karburantet.

Marrë nga Monitor.al

rritja e cmimeve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet