LIVE UPDATES
Ekonomi

Afro 50 milionë euro investim, Kosova drejt forcimit të lidhjeve hekurudhore me rajonin

Në këtë ceremoni po ashtu u bë me dije se 50% e kësaj shume është grant i Bashkimit Evropian, ndërsa 50% të tjera është kredi nga dy institucione të ndryshme bankare. Kryeministri Albin Kurti e cilësoi rehabilitimini kësaj hekurudhe si paraprije të zhvillimit ekonomik.

20 Dhjetor 2022, 07:29 Nga DOSJA
Afro 50 milionë euro investim, Kosova drejt forcimit të lidhjeve
Foto Ilustruese

TIRANË- Linja 10 është lidhja e vetme e Kosovës për të ndarë rajonin me hekurudhë, duke e lidhur Kosovën në jug me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Greqinë dhe në veri me Evropën Qendrore. Rehabilitimi i kësaj hekurudhe përmes këtij projekti do të rris lidhjen rajonale dhe do të lehtësojë importin dhe eksportin me gjithë rajonin. Infrastruktura e hekurudhave të Kosovës është ndër shtyllat më të fuqishme ekonomike e vendit, e cila me rehabilitimin e linjës hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë, do të arrijë të ngritët në cilësi dhe siguri, duke i përmbushur të gjitha kërkesat teknike që kërkohet në rrjetin hekurudhor pan-evropian.

Kështu u tha në ceremoninë e fillimit të punimeve të fazës së dytë për rehabilitimin e linjës së 10 hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë, dhe përfshin 34.4 kilometra me një kosto prej 48 milionë eurosh. Në këtë ceremoni po ashtu u bë me dije se 50% e kësaj shume është grant i Bashkimit Evropian, ndërsa 50% të tjera është kredi nga dy institucione të ndryshme bankare. Kryeministri Albin Kurti e cilësoi rehabilitimini kësaj hekurudhe si paraprije të zhvillimit ekonomik.

“Me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekti si ky i sotmi shërbejnë nismave të qeverisë për të rritur bashkëpunim për zhvillim ekonomik. Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim te kapacitetetit hekurudhor si për udhëtarë, po ashtu edhe për mallra dhe në përmirësim te dukshëm edhe të kohës së udhëtimit, do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejtë. Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km h deri 120 km h, e po kaq e rëndësishme kjo linjë do të operojë emetime të zvogëluara të gazit… Përndryshe, transportin hekurudhor njihet mirë si transport i gjelbër, realizimi i tërësishëm i rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës së dhjetë hekurudhore pritet të përfundojë në vitin 2024-2025 , kështu Kosova do të ketë një linjë hekurudhore e cila i plotëson të gjitha kërkesat e interoperabilitetit të përcaktuara sipas direktivave të Bashkimit Evropian”.

Kurse, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog është shprehur i kënaqur që në fund të këtij viti po nis një pune kaq të rëndësishme për Kosovën.

“Linja 10 është lidhja e vetme e Kosovës për të ndarë rajonin me hekurudhë, duke e lidhur Kosovën në jug me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Greqinë dhe në veri me Evropën Qendrore. Rehabilitimi i kësaj hekurudhe përmes këtij projekti do të rris lidhjen rajonale dhe do të lehtësojë importin dhe eksportin dhe qarkullimin e udhëtarëve në të gjithë rajonin. Ndërtimi dhe infrastruktura ndërlidhëse krijon lidhje dhe mundësi për bizneset dhe njerëzit. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian e ka vënë ndërlidhjen në agjendën tonë, që synon përmirësimin e lidhjeve midis Ballkanit Perëndimor, por edhe me lidhjet rajonale me BE-në, dhe hekurudhat janë në qendër të agjendës së lidhjes si mjete të qëndrueshme transporti”, tha ai duke përmendur gjithashtu strategjinë e lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe të zgjuar të BE-së dhe marrëveshjen e gjelbër evropiane, dy dokumentetkëto strategjike që vënë më tej në fokus zhvillimet e sistemeve të transportit hekurudhor në Bashkimin Evropian.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi se këto projekte do të pasohen me ato të sinjalisitkës dhe telekomunikacionit dhe me pas edhe me elektrifikimin. Ai tha se përpos përfitime në mjedis të transportit hekurudhor, Kosova do të përfitojë edhe në aspektin ekonomik ku u shpreh se lidhet me Korridorin 10.

“Kjo linjë është e rëndësishme sepse siguron kyçje në Korridorin 10, dhe Kosovës ia dhuron mundësitë e kyçjes në porte që janë Porti i Selanikut dhe i Pireut përmes Korridorit 10. Pastaj përmes Kosovës hapen mundësitë drejt Bashkimit Evropian dhe që natyrisht do të duhet të pasohen edhe me rehabilitimin e të gjitha hekurudhave në vendin tonë e që është politikë parësore e vendit tonë sot në fushën e transportit… Tani jemi në fazën drejt fillimit të studimit të fizibilitetit të kyçjes së linjës hekurudhore mes Prishtinës dhe Portit të Durrësit e që i bie që kjo linjë, Korridori 9, bashkë me Korridorin 8, të kyçen me korridorin Jon-Adriatik e që do të jetë linja hekurudhore që rehabilitohet nga Durrësi në drejtim të Hanit të Hotit, pra me Malin e Zi, e pastaj kjo linjë hekurudhore të lidhet me Korridorin 10 përmes Prishtinës”.

Ushtruesi i detyrës së Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës, Uran Mulaj tha se infrastruktura e hekurudhave të Kosovës si aset shtetëror, është ndër shtyllat më të fuqishme ekonomike e vendit.

“Infrastruktura e hekurudhave të Kosovës si aset shtetëror, është ndër shtyllat më të fuqishme ekonomike e vendit, e cila me këtë projekt do të arrijë të ngritet në cilësi dhe siguri duke i përmbushur të gjitha kërkesat teknike që kërkohet në rrjetin hekurudhor pan-evropian. Duke e bërë atë infrastrukturë moderne e cila do të mundësoj kushte cilësore dhe të sigurta operatorëve të transportit hekurudhës për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, si transport më i lirë, i siguritë dhe ekologjik. Me këtë projekt synojmë që përveç rehabilitimit të trasesë edhe të aseteve tjera përcjellëse si platforma për udhëtarë, platformën e re për mallra në Mitrovicë urat lëshesa, kryqëzimet në nivel të cilat do të arrihet siguri më e qëndrueshme në kryqëzimet hekurudhë-rrugë. Po ashtu, do të rehabilitojmë edhe stacionet dhe vendqëndrimet për udhëtar ku edhe ky stacion ku jemi me këtë projekt do të merr pamje të re. Në këtë ditë të rëndësishme për INFRAKOS-in po fillojmë fazën e dytë të linjës së 10 hekurudhore Fushë-Kosovë-Mitrovicë, e cila do të pasohet menjëherë vitin e ardhshëm edhe me fillimin e projektit të sinjalizimit për këto dy faza gjë që do t’ia shtoj vlerën rehabilitimit të kësaj infrastrukture e kështu me mbështetjen e qeverisë dhe partnerëve të saj do të vazhdojmë me projektin për fazën e tretë deri në përfundimin e rehabilitimit të komplet linjës së 10 hekurudhore Han Elezit kufi me Maqedoninë e Veriut deri në Leshak kufiri me Serbinë”, tha ai.

Ndërkaq, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli tha se zhvillimi i infrastrukturës së hekurudhave është shtysë e re e zhvillimit ekonomik dhe se Qeveria do të vazhdojë ta mbështes INFRAKOS-in, por në të njëjtën kohë kërkoi transparencë gjatë realizimit të projekteve. Projekti i Linjës 10 përfshin rehabilitimin e hekurudhës nga Hani i Elezit deri në Lishak. Në vitin 2019 ka nisur loti i parë që është rehabilitimi i segmentit nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë, ndërsa tani ka filluar pjesa e dytë nga Fushë Kosova deri në Mitrovicë, ndërsa loti i tretë konsiston në rehabilitimin e hekurudhës nga Mitrovica deri në Lishak.

Rehabilitimi dhe përmirësimi i 34 kilometrave të hekurudhës Fushë-Kosovës-Mitrovicës ka filluar të hënën në një ceremoni solemne. Punimet do të kryhet për 15 muajt e ardhshëm në vlerë prej është 48 milionë euro, nga të cilat BE-ja siguron 27 milionë përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe 41 milionë euro përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe Bankës Evropiane të Investimeve.

Rehabilitimi përfshin zëvendësimin e kthesave të vjetër, shinave dhe pragjeve të trenit, si dhe rinovimin e tuneleve dhe urave.Linja hekurudhore 10 që shkon nga Maqedonia e Veriut, mbi Kosovë dhe në Serbi është 256 kilometra e gjatë; ku 148 kilometra janë në Kosovë. Me investimin e ri prej 27 milionë euro, kontributi i drejtpërdrejtë i BE-së në përmirësimin e hekurudhave në Kosovë ka arritur vlerën prej 91 milionë, ndërsa BERZH-i dhe BEI po investojnë bashkërisht në të njëjtën shumë.

Marrë nga Monitor.al

kosove albin kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet