LIVE UPDATES
Ekonomi

Eksportet mbahen nga tekstilet dhe energjia, mbyllja e fabrikave ul shitjet e metaleve 

Në nëntor u përshpejtua rritja e eksporteve të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë, e ndikuar nga moti i favorshëm me reshje, që ka nxitur shitjen e energjisë jashtë vendit. Sipas INSTAT, në Nëntor 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 12,9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 10,2%, në krahasim me Tetor 2022.

20 Dhjetor 2022, 07:27 Nga DOSJA
Eksportet mbahen nga tekstilet dhe energjia, mbyllja e fabrikave ul shitjet e
Foto Ilustruese

TIRANË- Rritja e eksporteve ka vijuar të jetë e ngadalësuar edhe në nëntor për të disatin muaj radhazi, teksa sektori po vuan pasojat e krizës globale dhe kostove të larta të energjisë si dhe ndërprerjen e përkohshme të aktivitetit nga dy sipërmarrje të mëdha, Kurum dhe Albchrome.

Në nëntor eksportet u rritën me 12.9% me bazë vjetore, sipas INSTAT, (nga 12.5% në tetor). Në shtator shifra ishte 16.3% dhe në muajt e parë të vitit zgjerimi mujor ishte rreth 50%. Peshën kryesore në rritjen e eksporteve në nëntor vijuan ta mbanin tekstilet e këpucët, ndërsa për të tretin muaj ishin me tkurrje shitjet e materialeve të ndërtimit e metaleve, që deri tani kishin qenë një nga nxitësit kryesorë të eksporteve.

Në nëntor u përshpejtua rritja e eksporteve të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë, e ndikuar nga moti i favorshëm me reshje, që ka nxitur shitjen e energjisë jashtë vendit. Sipas INSTAT, në Nëntor 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 12,9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 10,2%, në krahasim me Tetor 2022.

Në këtë njëmbëdhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 447 mld lekë, duke u rritur me 32,6%, nga 35% që kishte qenë zgjerimi për 10 mujorin. Sipas INSTAT, Gjatë muajit Nëntor 2022, në rritjen e eksporteve prej 12,9%, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +6,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +5,5 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3,0 pikë përqindje. Ndërsa negativisht ka ndikuar grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,7 pikë përqindje.

Për 11 mujorin, grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +9,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +7,7 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6,5 pikë përqindje.

Fasoni, me ecuri pozitive 

Tekstilet dhe këpucët kanë parë rritje të porosive, por problem mbetet fuqia punëtore. Sipas INSTAT, eksportet e Tekstile dhe këpucë, që janë grupi më i madh në vend, me 28% të totalit, u rritën me 19% për 11 mujorin. Aktorët e tregut pohojnë se eksportet më tepër janë rritur në vlerë sesa në sasi, për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para. Për 11 mujorin, shitjet e tekstile e këpucë janë rritur me 21.4%.

Materialet e ndërtimit dhe metale, bien pasi Kurum ndërpreu prodhimin nga energjia e shtrenjtë 

Materialet e ndërtimit dhe metalet kanë shënuar rënie për të tretin muaj radhazi, duke u tkurrur me 19.3 në nëntor, nga 13.2% që ishte reduktimi në tetor. Në gusht, Kurum International, një ndër eksportuesit më të mëdhenj njoftoi mbylljen e përkohshme të fabrikës së prodhimit të çelikut për shkak të çmimeve të larta të energjisë. Kompania vijoi eksportet edhe në gusht, pasi kishte stok, ndërsa efekti u ndie në shtator e tetor. Kompania vijon aktualisht me tregtimin e produkteve të saj. Për 11 mujorin, ky grup është rritur me 35%, si rrjedhojë e çmimeve të larta që i kanë nxitur eksportet në vlerë në pjesën e parë të vitit.

Përshpejtohet grupi i lëndëve djegëse e energjisë 

“Mineralet, lëndë djegëse, energjia” përshpejtuar sërish ritmet e rritjes në nëntor, duke u zgjeruar me 51% në nëntor, nga 13.6% në tetor.

Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh i naftës në vend pohon se rritja e eksporteve të tij ka ardhur si rrjedhojë e çmimit më të lartë, ndërsa në sasi pothuajse nuk kanë ndryshuar. Një nga eksportuesit më të mëdhenj të mineraleve Albchrome pothuajse ka ndalur aktivitetin në shtator. Kompania zotëron 4 furra prodhimi në uzinat në Elbasan dhe Burrel ku vetëm njëra prej tyre vijon punën.

Hov këtij grupi i kanë dhënë eksportet e energjisë, si rrjedhojë e motit të favorshëm me reshje, që ka detyruar KESH të shesë tepricën e energjisë në bursat jashtë vendit. Për 11 mujorin shitjet e këtij grupi u rritën me 51%, duke qenë deri tani kontribuuesi kryesor në zgjerimin e eksporteve ë vend për periudhën janar-nëntor.

Ushqimet dhe pijet rritje e ngadaltë 

Eksporti i ushqimeve dhe pijeve u rrit me 14.8% për 11 mujorin, nga 20% në 5-mujor. Vitet e tjera eksportet e ushqimeve kishin ritmet më të lartë të rritjes, për shkak të bazës së ulet eksporteve dhe rritjes së prodhimit në sera. Bujqit në zonën e Myzeqesë pohojnë se këtë vit çmimet e eksporteve ishin më të larta, por sasia ka qenë e ulët për shkak se një pjesë e serave nuk u mbollën nga çmimet e larta të inputeve.

Makineritë e pajisjet në rritje të fortë 

Makineritë e pajisjet kanë shënuar ecuri pozitive duke qenë grupi i tretë me kontributin më të lartë në zgjerimin e eksporteve, në nëntor, pas tekstileve e këpucëve dhe lëndëve djegëse e energjisë. Ky grup u rrit me 37% për 11 mujorin. Sektori është nxitur vitet e fundit nga ngritja e fabrikave që montojnë pjesë elektrike për automjetet. Përfaqësues e kompanive pohojnë se ata po përfitojnë nga zhvendosja e tregjeve të prodhimit pas luftës në Ukrainë, që ka rritur kërkesën për fabrikat shqiptare.

Ulet deficiti në nëntor, thellohet për 11 mujorin 

Sipas INSTAT, në Nëntor 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 12,9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 10,2%, në krahasim me Tetor 2022.

Importet e mallrave arritën vlerën 77 mld lekë, duke u ulur me -3,9%, në krahasim me një vit më parë dhe me -7,1%, në krahasim me Tetor 2022. Deficiti tregtar i këtij muaji është 35 mld lekë, duke u ulur me -18,5%, krahasuar me Nëntor 2021 dhe me -21,8%, në krahasim me Tetor 2022.

Në këtë njëmbëdhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 447 mld lekë, duke u rritur me 32,6%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 856 mld lekë, duke u rritur me 20,1%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 409 mld lekë, duke u rritur me 8,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

Rritej eksportet drejt Italisë e Spanjës, bien drejt Kosovës 

Sipas INSTAT, në muajin Nëntor 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Nëntor 2021 janë: Itali (11,1%), Spanja (74,1%) dhe Maqedoni (68,3%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova (9,3%) ,Greqia (4,0%) dhe Kina (26,6%).

Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Itali (38,6%), Gjermani (67,6%) dhe Greqia (18,5%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova (1,1%) dhe Spanja (6,2%).

Në muajin Nëntor 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe, janë: Turqia (14,8%), Kina (13,4%) dhe Gjermania (5,6%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me Nëntor 2021 janë: Italia (5,2%), Greqia (24,9%) dhe Maqedonia (24,3%).

Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (7,4%), Turqia (36,9%) dhe Greqia (22,4%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (11,2%), Rusia (20,9%) dhe Zvicra (34,0%).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 61,3%, të gjithë tregtisë. Në Nëntor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,7% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,4%), Turqia (9,3%), Kina (5,9%) dhe Greqia (5,7%).

Shkëmbimet tregtare, për njëmbëdhjetëmujorin 2022, me vendet e BE-së zënë 59,8% të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Nëntor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,0% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,3% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,5%), Turqia (8,5%), Greqia (7,0%) dhe Gjermania (6,4%).

Marrë nga Monitor.al

instat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet