LIVE UPDATES
Ekonomi

Eksportet ngadalësohen ndjeshëm në shkurt, frenohen tekstilet e këpucët nga rritja e kostove

Pesha e këtij grupi është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur në 9.1% në janar-shkurt 2023.

17 Mars 2023, 18:14 Nga DOSJA
Eksportet ngadalësohen ndjeshëm në shkurt, frenohen tekstilet e
Të dhënat

TIRANË- Eksportet kanë ngadalësuar ndjeshëm ritmet e rritjes në vlerë në muajin shkurt, duke reflektuar kryesisht pasojat që po sjell te bizneset rritja e kostove. Sipas INSTAT, në shkurt, eksportet e mallrave arritën vlerën 38 mld lekë, duke u rritur me 2,8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me -8,9%, në krahasim me Janar 2023.

Ritmet e ritmet së eksporteve në vlerë janë ngadalësuar ndjeshëm në krahasim me janarin, kur shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore. Si rrjedhojë, për dymujorin eksportet e mallrave arritën vlerën 80 mld lekë, duke u rritur me 11,2%. Ndryshe nga viti i kaluar, kur të gjitha grupet po rriteshin me ritme të shpejta në vlerë, për shkak si të rikuperimit pas pandemisë ashtu dhe të çmimeve të larta, këtë vit grupet më të mëdha po shfaqin ecuri të dobët, ndërsa po mbajnë ritmin produktet bujqësore dhe industria automotive.

Sipas INSTAT, gjatë muajit shkurt 2023, në rritjen e eksporteve prej 2,8%, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,6 pikë përqindje, Ushqime, pije, duhan” me +2,0 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me +1,2 pikë përqindje. Ndërsa grupet: që kanë pasur ulje janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,9 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -1,0 pikë përqindje.

Industria tekstile ngadalësohet ndjeshëm nga rritja e kostove

Në shkurt, eksportet e “Tekstile dhe këpucë”, duke u rritur me vetëm 4.2% me bazë vjetore, nga 12.8% që kishte qenë zgjerimi në shkurt. Kryetari i ProEksport Albania, Edvin Prençe, pohoi për “Monitor” se ecuria e dobët e eksporteve është ndikuar nga rënia e shitjeve për shkak të shtimit të kostove. “Kostot e lëndëve të para janë rritur mbi 10%. Këtë muaj ka filluar një rënie e porosive që do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm. Pra materialet prodhuese janë ulur. Tendenca do të vijojë”.

Tekstilet dhe këpucët kanë qenë historikisht grupi më i madh eksportues në vend, ndërsa në janar-shkurt u renditën të dytët me 28% të totalit, me një diferencë të vogël me “mineralet e lëndët djegëse” (28.4%). Eva Laro, nga kompania e prodhimit të këpucëve “Pro Dyn” tha se rritja e çmimeve po e bën industrinë jo konkurruese dhe po nxit ikjen e partnerëve europianë drejt vende të tjera jashtë Europës, si Indi apo Lindjen e Mesme.

Bien dhe mineralet e lëndët djegëse

“Mineralet dhe lëndët djegëse” ranë me 7.2% në shkurt. Burime nga Bankers Petroleum thanë se ndonëse ata të gjithë prodhimin po e çojnë për eksport, rënia ka ardhur si rrjedhojë e çmimeve më të ulëta të naftës, por edhe tkurrjes së prodhimit në fushë për shkak të problemeve teknike.

Materialet e ndërtimit dhe metalet në stanjacion

Materialet e ndërtimit dhe metalet, grupi i tretë më i madhe eksportues në vend, me 18% të totalit, ishin pothuajse në të njëjtin nivel të një viti më parë. Sektori ka shfaqur probleme që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar për shkak të rritjes së kostove të energjisë dhe rënies së çmimeve të produktit final në bursa, duke e detyruar Kurum, eksportuesin më të madh në vend që të reduktojnë aktivitetin.

Ushqimet, pijet dhe duhani me rritje

“Ushqimet, pijet dhe duhani” u rritën me 25% në shkurt, duke vijuar ecurinë pozitive. Përfaqësuesit e sektorit thonë se janë favorizuar nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe nga shtimi i kërkesës, që ka nxitur rritjen e sipërfaqeve të mbjella. Edhe moti i ngrohtë ka nxitur prodhimin. Ky grup zuri 9.1% të totalit të eksporteve për janar-shkurt.

Industria automotive, me rritjen më të lartë

Eksportet e Makineri, pajisje, pjesë këmbimi janë grupi që po shënon ecurinë më të mirë të eksporteve si rrjedhojë e zgjerimit të fabrikave që punojnë në industrinë mbështetëse automotive. Në shkurt, eksportet u rritën ndjeshëm me 35%, duke udhëhequr dhe zgjerimin në vlerë. Industria automotive parashikonte në fund të vitit 2022 ecuri pozitive të sektorit për vitin 2023 dhe duket se kjo është materializuar që në dy muajt e parë të këtij viti.

Rritja me 35% e eksporteve në grupin ku bëjnë pjesë edhe produktet e këtyre kompanive vjen si efekt i zgjerimit të fabrikave në vend, numri i të cilave ka vazhduar të rritet si dhe zgjidhjes së ngërçit në zinxhirët e furnizimit duke bërë që industria e automobilave të ketë kërkesë të shtuar për pjesë. Kjo pritshmëri pozitive pritet që të jetë përgjatë gjithë vitit 2023.

Pesha e këtij grupi është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur në 9.1% në janar-shkurt 2023.

Importet e mallrave arritën vlerën 69 mld lekë, duke u rritur me 1,1%, në krahasim me një vit më parë dhe me 19,4%, në krahasim me Janar 2023. Deficiti tregtar i këtij muaji është 31 mld lekë, duke u ulur me -0,8%, krahasuar me Shkurt 2022 dhe duke u rritur me 93,2%, në krahasim me Janar 2023.

Në këtë dymujor eksportet e mallrave arritën vlerën 80 mld lekë, duke u rritur me 11,2%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 128 mld lekë, duke u rritur me 3,2%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 47 mld lekë, duke u ulur me 8,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Rriten eksportet në Greqi e Spanjë, ulen në Itali

Në muajin shkurt 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me shkurt 2022 janë: Greqia (92,6%), Spanja (640,3%) dhe Austria (34,6%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (1,2%), Kosova (20,4%) dhe Gjermania (30,9%).

Gjatë këtij dymujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Greqia (87,1%), Kosova (2,8%) dhe Maqedonia e Veriut (61,2%). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Italia (2,6%), Gjermania (23,8%) dhe Kina (27,3%).

Në muajin Shkurt 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (0,9%), Kina (63,5%) dhe Gjermania (8,1%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me shkurt 2022 janë: Turqia (0,9%), Greqia (19,7%) dhe Maqedonia e Veriut (10,9%).

Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Gjermania (11,4%), Kina (46,2%) dhe SHBA (50,8%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (5,0%), Turqia (2,6 %) dhe Greqia (14,3%).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 61,5%, të gjithë tregtisë. Në Shkurt 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,9% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,9% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,6%), Kina (8,1%), Turqia (7,5%) dhe Greqia (7,2%).

Shkëmbimet tregtare, për dymujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 59,4% të gjithë tregtisë. Në periudhën janar – shkurt 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,7% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,6%), Turqia (7,4%), Kina (7,3%) dhe Greqia (7,1%).

Marrë nga Monitor.al

te dhenat e instat

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë