LIVE UPDATES
Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin në tregun e vajit vegjetal pa gjetur shkelje ligjore

Në përfundim të analizës së çmimit të shitjes me shumicë të vajit të lulediellit, rezultoi se, gjatë periudhës hetimore, rritja e çmimit të shitjes me shumicë e bërë prej ndërmarrjeve nën hetim ka reflektuar rritjen e çmimit mesatar të importit.

27 Prill 2023, 07:24 Nga I.A
Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin në tregun e vajit vegjetal pa
Vaji vegjetal

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës mbylli këtë muaj hetimin e thelluar në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal, pa konstatuar shkelje ligjore. Në përfundim të analizës së çmimit të shitjes me shumicë të vajit të lulediellit, rezultoi se, gjatë periudhës hetimore, rritja e çmimit të shitjes me shumicë e bërë prej ndërmarrjeve nën hetim ka reflektuar rritjen e çmimit mesatar të importit.

Po ashtu, u konstatua se çmimet mesatare mujore të shitjes me shumicë nuk janë të përafërta për këto ndërmarrje. Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, vendosi mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve Agro Blend, Bomira, Devi 20 – Grup, Eqerem-934, Ferra & Co SHPK, Globcom, Kriket-1, Teuta Durres dhe PDF.

Hapja e hetimit të thelluar në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal u bë më shumë se një vit më parë, në 18 mars 2022. Hetimi u hap në vijim të rritjes së fortë të çmimeve të këtij produkti, në tremujorin e parë të vitit të kaluar dhe përfshiu periudhën kohore nga 20 maj 2021 deri në 18 mars 2022.

Megjithatë, hetimi i thelluar nuk ka evidentuar marrëveshje të ndaluara, sjellje të bashkërenduar apo sjellje të tjera në shkelje të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Çmimet e vajit vegjetal shënuan një rritje të fortë veçanërisht me shpërthimin e luftës në Ukrainë, por gradualisht, ato nisën të bien në gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe aktualisht janë kthyer afërsisht në nivelet ku ndodheshin përpara valës inflacioniste.

Gjithashtu, Komisioni i Konkurrencës shqyrtoi këtë muaj edhe raportin mbi hetimin paraprak në tregun e prodhimit dhe shitjes me shumicë të betonit në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Nga analiza e çmimeve mesatare mujore të shitjeve me shumicë të produktit beton, në qarkun e Tiranës, të Durrësit dhe të Elbasanit është vërejtur se çmimet e aplikuara nga ndërmarrjet janë të ndryshme nga njëra – tjetra dhe ritmi i ndryshimit të tyre është i ndryshëm, duke mos vërejtur shenja të caktimit të çmimeve apo koordinimit të tyre në ritmin e rritjes apo të zbritjes.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, vendosi mbylljen e procedurës së hetimit të paraprak në tregun e prodhimit dhe shitjes me shumicë të betonit në qarkun e Tiranës.

Autoriteti i Konkurrencës vendosi hapjen e hetimit paraprak në tregun e prodhimit dhe tregtimit të betonit në qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, në tetor të vitit të kaluar.

Nga monitorimi është konstatuar se disa nga ndërmarrjet konkurrente kanë marrëdhënie tregtare me njëri-tjetrin lidhur me plotësimin e nevojave për furnizim.

Gjithashtu, rritja e çmimit të betonit në të gjitha ndërmarrjet ka ndodhur në të njëjtën kohë në periudhën shkurt-mars të vitit 2022 dhe në të njëjtën masë rreth 30%. Ndërkohë, çmimet e shitjes së produktit beton ndërmjet ndërmarrjeve rezultuan të përafërta, sipas kategorive të betonit.

Bazuar në faktet e mësipërme, Komisioni i Konkurrencës ka vlerësuar se çmimet e përafërta të shitjes së ndërmarrjeve prodhuese të betonit, rritja në të njëjtën periudhë, homogjeniteti i produktit dhe transparenca e tregut, marrëdhëniet tregtare ndërmjet konkurentëve në këtë treg janë të gjithë elementë të cilët mund të çojnë drejt një sjellje të bashkërenduar ndërmjet ndërmarrjeve në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Megjithatë, në fazën e hetimit nuk janë gjetur prova të një sjelljeje të tillë dhe hetimi paraprak është mbyllur, pa kaluar në fazën e hetimit të thelluar.

Marrë nga Monitor.al

autoriteti i konkurrencës vaji vegjetal

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet