LIVE UPDATES
Ekonomi

Kush fshihet pas dyfishimit të “investimeve” amerikane në Shqipëri

Më konkretisht, stoku i investimeve në fund të vitit 2020, ka qenë prej 89 milionë eurosh. Më pas, në fund të vitit 2021, ai kapi vlerën e 161 milionë eurove, duke rakorduar edhe me Open Data Albania.

26 Prill 2023, 08:20 Nga DOSJA
Kush fshihet pas dyfishimit të “investimeve” amerikane në
Dollar

TIRANË- Dhoma Amerikane e Tregtisë zbuloi se gjatë dy viteve të fundit investimet e SHBA-ve në vendin tonë ishin më shumë se dyfishuar, pa zbuluar detaje të tjera nga shifrat e publikuara.

Në tërësi, investimet e huaja direkte nga kompanitë amerikane, ishin rritur me dy herë e gjysmë në dy vitet e fundit, në bazë të treguesit të Dhomës. Më konkretisht, stoku i investimeve në fund të vitit 2020, ka qenë prej 89 milionë eurosh. Më pas, në fund të vitit 2021, ai kapi vlerën e 161 milionë eurove, duke rakorduar edhe me Open Data Albania.

Ndërsa, në fund të 2022-shit, stoku i investimeve të huaja direkte amerikane, kapi vlerën e 221 milionë eurove. Pra, duke treguar për një rritje të ndjeshme jo vetëm në krahasim me vitin pandemik 2020, por edhe krahasimisht mes viteve 2021-2022. Kohë kur ndikimi i COVID-19 ka qenë më pak i pranishëm në ekonominë vendase.

Cila mund të jetë?

Kompanitë “Excelerate Energy Inc.” dhe “Bechtel” janë ndër emrat prestigjozë të përafruar kohët e fundit nga autoritetet shqiptare lidhur me projekte energjetike por ata ende nuk kanë investuar në Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm i “Excelerate”, Steven Kobos, në një intervistë për “Bloomberg” zbuloi se kompania e tij pritet të furnizojë termocentralet lundruese në Shqipëri.

“Është një projekt i mirë energjetik për Shqipërinë”, u shpreh fillimisht miliarderi i naftës.

Referuar marrëveshjes për centralet lundruese, Kobos shpreson që ajo do të çojë në mundësinë për të ofruar gaz natyror dhe për të shitur LNG-në në Evropë.

“Excelerate” do të sigurojë anije që do të gjenerojnë energji elektrike dhe do të forcojnë rrjetin në Shqipëri.

Njëkohësisht, kompania po punon me “Exxon Mobil Corp.” për të zhvilluar një projekt të LNG-në-energjisë në portin shqiptar të Vlorës.

“Excelerate” grumbulloi 384 milionë dollarë në një ofertë publike fillestare gjatë 12 prillit të vitit 2022 dhe sipas Bloomberg “një pjesë e të ardhurave planifikohet të përdoret për projektin e Vlorës”.

Në korrik të vitit të kaluar u bë i ditur se kompania private bullgare “Overgas” po kërkon të blejë LNG (Gaz natyral i lëngshëm) të rigazifikuar pikërisht nga terminali i planifikuar i “Excelerate Energy” në Vlorë.

Kjo, sipas një marrëveshjeje të re të zbuluar të hënën nga “LNG Prime”. Të dyja firmat nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, në Sofje më 14 korrik. “Excelerate Energy” sqaroi se kjo marrëveshje përfshin shitjen e LNG-së të rigazifikuar në rrjedhën e poshtme të terminalit të Vlorës.

Sipas këtij dakordësimi, të dyja firmat do të hyjnë në një negociatë që Overgas të blejë deri në 1 miliard metër kub LNG të rigazifikuar çdo vit për dhjetë vjet nga “Excelerate” nëpërmjet terminalit dhe tubacionit të propozuar Vlorë-Fier. Por, fillimi i punës së TEC-it është parashikuar brenda këtij viti.

Bechtel

Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije se në nëntor të vitit 2023 do të hapet kantieri për HEC-in e Skavicës.

Projekti vlerësohet të kushtojë rreth gjysmë miliardë euro gjatë pesë viteve të ndërtimit.

Puna përgatitore për atë që do të jetë projekti më i madh i ndërtimit në Shqipëri që nga rënia e komunizmit në 1991, vjen ndërsa rajoni i Ballkanit Perëndimor – krahas Evropës dhe Perëndimit – përpiqet të reduktojë varësinë e tij nga importet e gazit rus.

Diga është parashikuar të rrisë prodhimin vendas të energjisë së Shqipërisë me 20 për qind, me shpresën se do ta transformojë vendin në një eksportues të energjisë së pastër.

Bechtel, kompania më e madhe e ndërtimit në SHBA, është punësuar nga Qeveria shqiptare për të kryer studime dhe për të bërë propozime për digën, e cila do të jetë në pronësi publike.

Kompania me bazë në Virxhinia ishte njëra nga një konsorcium kompanish që ndërtuan Digën Hoover në vitet 1930 në kufirin midis Nevadës dhe Arizonës.

Skavica do të jetë një digë 210 MW dhe do të optimizojë prodhimin në digat e tjera. Faza e parë e nisjes së punimëve për realizimin e projektit – studimin gjeoteknik, rrugët paraprake të ndërtimit dhe përfundimin e vlerësimit social – nisi më 2 tetor me prezencën e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.

“Bechtel” e nënshkroi kontratën me ministren Balluku, më 5 korrik. Gjatë çeljes së punimeve u bë me dije se kjo fazë vlerësohet të përfundojë në nëntor të vitit 2022. Ndërsa ndërtimi i uzinës pritet të zgjasë rreth katër vjet. Në fazën e dytë do të fillojë puna për ndërtimin e HEC-it.

Këshilli i Ministrave më 4 mars miratoi projektligjin, sipas të cilit kompanisë “Bechtel” iu dha autorizimi për të projektuar dhe ndërtuar hidrocentralin e parë të kaskadës së Drinit. Ky projekt mori dritën jeshile vitin e kaluar, më 3 tetor, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin e projektit.

Kompani të tjera

Firma e njohur e ndërtimit amerikane “Hill International” do të fitonte në vitin 2016 një kontratë nga TechnipetrolHellas.a, filial ky i kompanisë TechnipS.a, për të mundësuar mbështetjen e një projekti menaxhimi në ndërtimin e gazsjellësit TAP.

“Ne mendojmë se përfshirja jonë në këtë projekt, që do të japë një ndikim të madh në mundësimin e gazit në Europën Jugore, ka rëndësi të madhe”, deklaronte asokohe Raouf S. Ghali, shef i zyrës operative të kompanisë Hill International.

Kjo kompani amerikane, me 100 zyra në të gjithë botën, do të asistonte Technip në këtë projekt, sa i përket menaxhimit dhe përpilimit të programit për të gjithë zinxhirin e ndërtimit, transportimit, mjedisit, energjisë etj.

Lockheed Martin Corp. do të nënshkruante në vitin e largët 2003 një kontratë prej 32 milionë dollarësh për të modernizuar sistemin kombëtar të hapësirës ajrore të Shqipërisë.

Kjo ishte kontrata më e madhe që i jepej një kompanie amerikane nga Drejtoria e Përgjithshme Shqiptare e Aviacionit Civil dhe projekti i parë industrial i qeverisë me financim komercial, vërente kompania. Kontrata u shpall më 9 janar në një pritje të mbajtur në Ambasadën Shqiptare në Washington.

17 vite më pas Ministria e Mbrojtjes dhe gjigandi i industrisë ushtarake amerikane do të nënshkruanin një marrëveshje për menaxhimin e Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes Detare (SIVHD).

Në prani të ministres asokohe të Mbrojtjes Olta Xhaçka, kontrata do të nënshkruhej nga zëvendës shefi i Forcave Detare, kapiten Artur Meçollari dhe përfaqësuesi i kompanisë Lockheed Martin, Michael Stoner.

Marrë nga Albanian Post

investimet amerikane ne shqiperi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës