LIVE UPDATES
Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës i kërkon AKEP të mos heqë detyrimet rregullatore në tregun e internetit me linja fikse

Pasi analizoi dokumentin e “Analizës së tregjeve me shumicë të aksesit broadband fiks” i hedhur për këshillim publik nga AKEP, Komisioni i Konkurrencës rekomandoi mbajtjen e detyrimeve rregullatore ex-ante të vendosura aktualisht për ndërmarrjen One Albania në tregun e aksesit lokal me shumicë të ofruar në një vendndodhje fikse; tregun e aksesit qendror me shumicë të ofruar në një vendndodhje fikse për produktet e tregut të përgjithshëm; tregun e aksesit me shumicë me cilësi të lartë të ofruar në një vendndodhje fikse.

4 Prill 2024, 07:18 Nga M.B
Autoriteti i Konkurrencës i kërkon AKEP të mos heqë
Foto ilustruese

TIRANA- Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të mbajë në fuqi detyrimet rregullatore ndaj kompanisë One Albania në tregun e internetit me linja fikse. Pasi analizoi dokumentin e “Analizës së tregjeve me shumicë të aksesit broadband fiks” i hedhur për këshillim publik nga AKEP, Komisioni i Konkurrencës rekomandoi mbajtjen e detyrimeve rregullatore ex-ante të vendosura aktualisht për ndërmarrjen One Albania në tregun e aksesit lokal me shumicë të ofruar në një vendndodhje fikse; tregun e aksesit qendror me shumicë të ofruar në një vendndodhje fikse për produktet e tregut të përgjithshëm; tregun e aksesit me shumicë me cilësi të lartë të ofruar në një vendndodhje fikse.

Gjithashtu, Komisioni i Konkurrencës rekomandon ndërhyrjen rregullatore dhe marrjen e masave përkatëse nga ana e AKEP në tregun me shumicë për infrastrukturën fizike pasive ndërurbane, për të adresuar problematikat që shkaktohen nga mosekzistenca e konkurrencës në këtë treg. Në janar të këtij viti, AKEP hodhi për konsultim analizën e tregjeve me shumicë të aksesit në internet me brez të gjerë (broadband) nga rrjetet fikse. Mbështetur në konkluzionet e analizës, AKEP ka propozuar heqjen e të gjitha detyrimeve rregullatore aktuale për operatorët me fuqi të ndjeshme në tregjet përkatëse.

Konkretisht, AKEP propozoi heqjen e detyrimeve rregullatore ex-ante (parandaluese) të vendosura aktualisht për One Albania (ish-Albtelecom) në tregun e aksesit lokal me shumicë të ofruar në një vendndodhje fikse. Gjithashtu, AKEP propozoi të mos vendosen detyrime rregullatore ex-ante në tregun me shumicë për aksesin pasiv në infrastrukturën fizike ndërurbane. AKEP vëren se në treg ka pasur një rritje të konsiderueshme pasi numri i akseseve me broadband fiks u dyfishua në harkun kohor të 6 -7 viteve të fundit. Kjo rritje, e karakterizuar sidoqoftë ende nga një hendek i konsiderueshëm midis zonave rurale dhe urbane, vjen nga zhvillimi i konkurrencës së bazuar në infrastrukturë.

Operatorët alternativë kanë investuar në zhvillimin e rrjeteve të tyre, duke përdorur infrastrukturën e tyre fizike në nivel lokal, për të ofruar shërbimet e tyre. Si rezultat, lidhjet me fibra optike janë bërë tashmë teknologjia kryesore e aksesit në Shqipëri kundrejt rrjeteve historike të bakrit. Ndërsa operatorët alternativë zhvilluan rrjetin e tyre, ata janë bërë më konkurrues në tregun e shitjes me pakicë pasi pjesa e tregut e operatorëve të konsoliduar ne treg, duke përfshirë edhe operatorin me fuqi të ndjeshme, vazhdon të ulet.

Një tjetër pasojë e rëndësishme e zhvillimit të konkurrencës së bazuar në infrastrukturë është ulja e volumit të lidhjeve të shitura përmes tregut me shumicë. Deri në fund të vitit 2022, rreth 0,1% e shërbimeve të aksesit në internet të shitura në tregun me pakicë u tenderuan përmes një tregu bitstream me shumicë. Edhe për volumin e vogël të akseseve të shitura në tregun me shumicë, shumica shiten nga operatorë alternativë mbi baza komerciale. Prandaj, pavarësisht pothuajse mungesës së shtrirjes së produkteve të rregulluara, konkurrenca me pakicë është zhvilluar. Si i tillë, heqja e detyrimeve rregullatore ekzistuese nuk ka gjasa të dëmtojë konsumatorin për shkak të mungesës së konkurrencës në rast të heqjes së rregullimit në tregjet e sipërme me shumicë.

Në të njëjtën logjikë, AKEP shprehet se zhvillimi i konkurrencës me pakicë ka ndodhur pavarësisht mungesës së rregullimit në tregjet e tjera me shumicë. Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës nuk shprehet dakord me konkluzionet e AKEP dhe vlerëson se operatori me fuqi të ndjeshme është ai që ka shtrirjen me të madhe të rrjetit në pjesët ndërurbane dhe në akset kryesore të rrugëve nacionale.

Në kushtet e ekzistencës së barrierave të larta dhe jokalimtare ligjore dhe rregullatore për hyrjen në treg dhe duke qenë se struktura e tregut me shumicë të aksesit për infrastrukturës fizike pasive ndërurbane nuk priret drejt konkurrencës efektive brenda horizontit kohor përkatës të analizës, ky treg duhet të jetë ende nën rregullim ex-ante, pasi One Albania është operator me fuqi të ndjeshme në tregun me shumicë të aksesit në rrjetin lokal (LLU) dhe si i tillë duhet t’i nënshtrohet detyrimeve rregullatore që parashikon ligji ”Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, ndërmarrjet e tjera kanë një mbulim të vogël dhe ekzistojnë pothuajse ekskluzivisht brenda qyteteve. E vetmja mundësi për rritjen e konkurrencës është aksesi në rrjetin e operatorit dominues (One Albania), ndaj Autoriteti i Konkurrencës mendon se vendosja e detyrimeve rregullatore është e nevojshme për të nxitur konkurrencën në treg. Autoriteti i Konkurrencës, vlerëson se ndërmarrja One Albania i përmbush kriteret për t’u shpallur Operator me Fuqi të Ndjeshme në të treja tregjet me shumicë të aksesit në nivel lokal në vendndodhje fìkse, në nivel qendror për produkte të tregut të përgjithshëm dhe të aksesit me cilësi të lartë në vendndodhjefikse./ Monitor

akep

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet