LIVE UPDATES
Ekonomi

4-mujori, importet nga Serbia ranë me 24%, eksportet shqiptare rriten me 13%, por ende deficitar

Gjatë janar – prill, Shqipëria importoi 7.3 miliardë lekë mallra me një rënie 24% në raport me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, eksportet shqiptare në Serbi në të njëjtën periudhë arritën një vlerë prej 5.6 miliardë lekësh, me rritje 13%.

19 Qershor 2023, 07:28 Nga I.A
4-mujori, importet nga Serbia ranë me 24%, eksportet shqiptare rriten me
Kontenier

TIRANË- Shqipëria është deficitare në tregtinë e mallrave me Serbinë, por pozicioni tregtar i përmirësua ndjeshëm në 4 muajt e parë të vitit 2023, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Gjatë janar – prill, Shqipëria importoi 7.3 miliardë lekë mallra me një rënie 24% në raport me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, eksportet shqiptare në Serbi në të njëjtën periudhë arritën një vlerë prej 5.6 miliardë lekësh, me rritje 13%.

Shqipëria kishte deficit tregtar 1,6 miliardë lekë nga 4.6 miliardë lekë në janar – prill 2022, me tkurrje 64%. Të dhënat më të detajuara tregojnë se bilanci tregtar u përmirësua nga rënia importeve të drithërave nga Serbia dhe rritja e eksporteve të frutave dhe zarzavateve shqiptare në Serbi. Gjithashtu këtë vit u vu re rritje e ndjeshme e eksporteve shqiptare të naftës dhe mineraleve drejt Serbisë, grupi më i madh i eksportit në vlerë prej 2.7 miliardë lekësh me një rritje vjetore 92%.

Zarzavatet ishin grupi i dytë më i eksportuar në Serbi me vlerë 975 milionë lekë, me rritje vjetore 25% në 4-mujorin e parë. Giza dhe Çeliku ishte grupi tretë më i madh i eksportit shqiptar në Serbi për nga vlera, me një total prej 103 milionë lekësh në 4-mujor, me rritje vjetore 20%. Rritje të konsiderueshme shënuan edhe eksportet e peshkut, kripërave dhe frutave.

Nga ana tjetër, dy grupe e mëdha të importit nga Serbia në Shqipëri shënuan rënie në këtë 4-mujor, lëndët djegëse dhe drithërat përkatësisht me 73 dhe 48%. Serbia ishte një furnitor i rregullt i Shqipërisë me grurë sidomos pas luftës në Ukrainë kur tregtia me Rusinë u vështirësua. Por rritja e prodhimit vendas në drithëra që u nxit vitin e kaluar nga lufta në Ukrainë dhe ulja e konsumit të brumërave i çuan importet e grurit nga Serbia drejt përgjysmimit.

Gjatë viteve të fundit, volumet tregtare mes Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor (Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Malit të Zi) janë rritur ndjeshëm, jo më shumë nga lehtësimi i procedurave tregtare, se sa nga nisma private e bizneseve që kanë vlerësuar me leverdi tregtinë afër kufijve, për produkte që më parë i faturonin në vende më të largëta. Të dhënat zyrtare mbi tregtinë e jashtme tregojnë se më 2022, Shqipëria realizoi 10% të tregtisë me vendet e rajonit nga 6.5% në vitin 2010.

Kosova është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë në rajon, me të cilën u realizua 35% e volumit tregtar. Partneri i dytë tregtar më i rëndësishëm është Serbia, me të cilën kemi 31% të volumit tregtar rajonal, më tej Maqedonia e Veriut, me 21%, Mali i Zi, me 8% dhe Bosnjë-Hercegovina, me 4%.

Marrë nga Monitor.al

importet nga serbia eksportet shqiptare

Sondazh

Poll
Ekonomi 18 Qershor 2023, 07:25 I.A

Mes rimëkëmbjes dhe përqendrimit

Foto ilustruese TIRANË- Tregu i komunikimeve elektronike u rrit me 5.4% vitin e kaluar. Mbështetur në të dhënat e raportuara n&eum...

Ekonomi 18 Qershor 2023, 07:24 I.A

A ka perspektivë kthimi i mjekëve

foto ilustruese TIRANË- Ekonomistët argumentojnë se kthimi i mjekëve me përvojë (dhe të tjerë të kualifikuar ...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit