LIVE UPDATES
Ekonomi

Edhe gruri në mbiprodhim, rënia e çmimit pritet “të fundosë” fermerët

Kultivues prej një dekade i drithërave, duke përfshirë grurin, misrin dhe elbin, ai ngre shqetësimin se humbjet e këtij viti janë për shkak të kostos së lartë të prodhimit (gruri mbillet në muajin tetor-nëntor) dhe rënies drastike të çmimit në tregun shqiptar, duke ndjekur tendencën e rënies së çmimeve në bursat e huaja.

17 Qershor 2023, 07:08 Nga A.B

Edhe gruri në mbiprodhim, rënia e çmimit pritet “të

Komi Furxhi, fermer nga Lushnja, llogarit që nga 1 hektar sipërfaqe e mbjellë me grurë, të humbasin këtë vit 46% të shpenzimeve, për shkak të rënies së fortë të çmimit të shitjes së grurit.
Komi Furxhi ka mbjellë 3 ha grurë dhe në total, në vlerë llogarit 483,000 lekë humbje nga rënia e çmimit.

Sipas tij, çmimi i shitjes së grurit në treg është ulur 46% krahasuar me vjet (nga 50 lekë për kg, çmimi është ulur në 27 lekë për kg).

Kultivues prej një dekade i drithërave, duke përfshirë grurin, misrin dhe elbin, ai ngre shqetësimin se humbjet e këtij viti janë për shkak të kostos së lartë të prodhimit (gruri mbillet në muajin tetor-nëntor) dhe rënies drastike të çmimit në tregun shqiptar, duke ndjekur tendencën e rënies së çmimeve në bursat e huaja.

“E kam mbjellë grurin kur çmimi i naftës ishte 240 lekë për litër. Çmimi i plehrave ishte shumë i lartë, 13,000 lekë për kv. Në total, kostoja e mbjelljes për 1 ha arriti 350,000 lekë, për shkak të çmimit të lartë të naftës dhe plehrave.

Nuk përfitova nga subvencionet e shtetit, për shkak të burokracive. Tokat i zotëroj me kontrata qiraje dhe pronarët janë larguar në emigracion.

Çmimi i shitjes këtë vit është ulur shumë. Gruri po shitet 27 lekë për kg. Me një rendimet prodhimi prej 70 kv për dynym x 27 lekë për kg si çmim i shitjes, në total të ardhurat do të jenë 189,000 lekë. Automatikisht nga çmimi i ulët humbas 161,000 lekë për ha”, pohon ai.

Shqetësim është edhe mungesa e tregut, pasi Komi Furxhi ka të magazinuar në shtëpi 400 kv grurë të pashitur nga sezoni i kaluar.

“Fermerët janë në hall edhe për treg shitje. Mungon tregu i brendshëm për të blerë gjithë prodhimin e brendshëm. Është e domosdoshme që shteti të ndërhyjë për gjetjen e tregut të shitjes me politika mbrojtëse ndaj fermerit dhe jo me masa fasadë.

Duhet të vendosë ‘embargo’ për fabrikat e blojës, me qëllim që të mos furnizohen në Rusi, Serbi apo Ukrainë pa përfunduar shitjet e prodhimit vendas”.

Rritja e sipërfaqeve të mbjella me grurë, të nxitura nga çmimi i lartë vjet i shitjes së grurit, subvencionet direkte dhe mbështetja nga skema e naftës rrezikohet të kthehen në bumerang për fermerë të shumtë në fshatrat e Lushnjës dhe Korçës.

Rënia e çmimit të shitjes së grurit dhe kostoja e lartë prodhuese mbeten shqetësimet kryesore për kultivuesit e grurit. Janë të shumtë fermerët që parashikojnë të dalin me humbje këtë vit nga mbjelljet e grurit, pasi çmimi është shumë i ulët dhe nuk ka treg.

Edhe këtë vit, sipas kultivuesve të grurit dhe agronomëve, kostoja e prodhimit vijon të jetë e lartë, pavarësisht se fermerët shtuan sipërfaqet e mbjella, prej subvencioneve direkte, ndërsa mungon tregu i shitjes.

Pjesa e grurit të pashitur, përveç sasisë që përdoret për vetëkonsum dhe për kafshët, nuk blihet nga kompanitë e blojës.

Fermerët po e shesin nën kosto grurin e magazinuar në shtëpi të sezonit të kaluar. Në disa zona, siç janë fushat e Korçës, pjesa dërrmuese e prodhimit të fermerëve shkon si ushqim për kafshët.

Met Salliu, fermeri nga fshati Plug i Lushnjës, thotë se i nxitur nga rritja e lartë e çmimit të grurit Z. Salliu parashikon që këtë vit të mos ketë rënie të rendimentit nën 60 kv për dynym, por shton se nga rënia e çmimit të shitjes së grurit do të dalë me humbje.

Për të nuk është shqetësuese tregu i shitjes, pasi grurin e prodhuar ua shet disa fabrikave të blojës në vend. Për të, problemi kryesor është informaliteti në të cilin operojnë për blerje këto fabrika.

“Çdo vit e shes prodhimin e grurit te fabrikat e blojës. Këtë vit kam shtuar 40 ha sipërfaqe mbjellje, për shkak të çmimit të lartë që pati vjet gruri. Sivjet çmimi ka rënë dhe presim humbje, pasi edhe blerësit synojnë të negocionojnë për çmime më të ulëta.

Përveç humbjeve, shqetësim kemi edhe mungesën e lëshimit të faturave të shitjes nga fabrikat e blojës. Pagesat na bëhen në informalitet dhe kjo na dëmton ne si fermerë. Shteti duhet të ndërhyjë t’i japë zgjidhje informalitetit te grumbulluesit”, pohon ai.

Burimi: INSTAT

Rriten të mbjellat në grurë, por nuk ka treg shitje për grurin. Gruri i sezonit të kaluar po shitet nën kosto

Për shkak të ndërprerjes së furnizimit të zinxhirit ushqimor nga lufta Rusi-Ukrainë dhe për të nxitur pavarësinë ushqimore të vendit për prodhimin e grurit, vjet për herë të parë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) miratoi masën e posaçme për subvencione direkte në vlerën e 30,000 lekëve, në mbështetje të fermerëve që prodhojnë mbi 1 ha grurë. Mbjellja e grurit prej dy vitesh është edhe e përfshirë në skemën e shpërndarjes së naftës falas.

Në vitin 2023, sipas të dhënave të MBZHR-së, në tërësi, aplikimet për naftën falas në bujqësi u rritën 16,5% më shumë se në 2022.

Skema e subvencioneve direkte në mbështetje të kultivimit të grurit dhe dhënies së naftës falas rezulton se në fshatrat e Korçës ia ka arritur qëllimit të shtojë sipërfaqet e mbjella me grurë.

Nevion Telha, agronom në zonën e Korçës, nënvizoi për “Monitor” se për këto arsye, të mbjellat në fshatin Pojan janë shtuar 30 deri në 40%.

Pavarësisht ndihmës nga shteti, sipas agronomëve, kostoja e prodhimit të grurit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi çmimet e naftës dhe plehrave në periudhën e mbjelljes ishin shumë të larta. Problem është edhe rendimenti, ku edhe pse nuk mungojnë shërbimet, e ndikuar nga kushtet klimatike, prodhimi nuk e tejkalon nivelin mesatar prej 50 kv për dynym.

“Agrovas-SHE” është një kompani prodhuese dhe tregtuese për fara, fidanë dhe inpute bujqësore në fshatin Pojan të Korçës, e cila prej 25 vitesh kultivon sipërfaqe gruri deri në 60 ha, me qëllim shitjen për farë.

Përfaqësues të saj pohuan për “Monitor” se kostoja prodhuese mbeti e lartë, për shkak të çmimeve të inputeve bujqësore, naftës dhe fuqisë punëtore.

“Kostoja e prodhimit të grurit vijon të mbetet e lartë, pavarësisht zbutjes së lehtë nga subvencionet direkte prej 30,000 lekë për ha dhe përfitimi i naftës falas, pasi çmimet e plehrave në tërësi që shoqërojnë mbjelljen, si dhe të nitratit dhe uresë janë shtrenjtuar.

Kostot për kryerjen e punimeve të plugimit, frizimit gjithashtu janë rritur nga shtrenjtimi i çmimit të naftës. Punëtorët po ashtu janë paguar me shtesë pagë ditore 25 deri 30%”.

Përfaqësues të “Agrovas SHE” parashikojnë që edhe këtë vit, fermerët rrezikojnë të shesin grurin nën kosto. Arsyet që rendisin janë kostoja e prodhimit që vijon të mbetet e lartë, pavarësisht përfitimit të subvencioneve nga skemat mbështetëse dhe çmimit në rënie të grurit nga mungesa e tregut të shitjes.

“Këtë vit dimri ka qenë i butë, gjë që nuk është pozitive për mbjelljen e grurit. Kurse stina e pranverës ka qenë e lagësht, çka do të thotë më shumë barëra të këqija. Për rrjedhojë, rendimenti i grurit nuk pritet të jetë më i lartë se viti i kaluar.

Nëse ne arrijmë ta kompensojmë rritjen e kostove me shtimin e rendimentit, për shkak të ndjekjes me rigorozitet të shërbimeve, sipërfaqes së madhe me të mbjella (60 ha) dhe kemi të garantuar shitjen (prodhimi i gjithi shitet për farë), kjo nuk ndodh te të gjithë fermerët. Problemi kryesor për ta është çmimi i ulët i grurit.

Duke qenë se mbillen sipërfaqe të vogla nga fermerët, kostoja e mbjelljes së grurit shkon shumë e lartë. Mungesa e tregut ka sjellë që shumë fermerëve në fshatin Pojan t’u mbetet stok gruri i sezonit të kaluar. Grurin e vjetër, ata po e shesin nën kosto”.

Në fshatin Pojan të Korçës, një nga zonat me kultivim të lartë të grurit, sipas agronomëve në shtëpitë e fermerëve ka ende grurë të pashitur të prodhuar nga sezoni i mbjelljeve të vitit 2021.

Për shkak të afrimit të sezonit të ri të korrjes së grurit, fermerët kanë nisur shitjet nën kosto të grurit të prodhuar nga sezoni i kaluar.

Problemi më i mprehtë për agronomët është që asnjë nga kompanitë e blojës nuk e blen prodhimin vendas të grurit për përpunim, por furnizohen nga importi.

“Kompanitë shqiptare të blojës nuk furnizohen me grurin vendas. Edhe vjet, kur çmimi i grurit vendas ishte 10 lekë për kg më lirë se ai i importeve, asnjë kompani nuk u interesua për të blerë prodhimin tonë.

Pavarësisht kësaj, fermerëve të zonës së Korçës nuk u mbetet pa shitur prodhimi, pasi nëse nuk shitet për miell buke, shkon për ushqim për kafshë”, thotë agronomi Nevion Telha.

Kompanitë e blojës kanë pohuar se arsyet e mosfurnizmit me grurë vendas mbeten ato që prodhuesit nuk arrijnë të garantojnë sasinë e kërkuar, si dhe mungon cilësia e prodhimit. “Prodhimi vendas është i rëndësishëm, pasi përdoret për nevojat e vetë fermerëve dhe të banorëve të zonave rurale.

Fabrikat e blojës nuk furnizohen me grurë vendas, pasi nuk gjendet sasi dhe cilësi e mirë prodhimi”, pohoi më herët për “Monitor”, administratori i kompanisë së miellit “Primo” z. Adi Haxhiymeri. Sipas të dhënave të Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, fermerët prodhojnë 60,000 deri në 70,000 tonë grurë, kurse sasia e importuar arrin 250,000 deri në 300,000 ton grurë në vit.

Për sa u përket plotësimit të parametrave të cilësisë edhe nga agronomët pohohet se karta teknologjike e prodhimit nuk zbatohet me rigorozitet nga të gjithë prodhuesit. “Asnjë fermer nuk shkon të bëjë një analizë.

Duhet të nxitet nga shteti, që të krijojnë mundësinë e kryerjes së analizave për plotësimin e parametrave”, pohuan agronomët, duke shtuar se fabrikat e blojës mbeten të interesuara të blejnë jashtë, edhe për shkak të leverdishmërisë së çmimit, kur garantojnë sasi të lartë blerje.

Për sa i përket mungesës së tregut për shitjen e grurit, Ministria e Bujqësisë parashikon si zgjidhje blerjen e grurit për rezervat e shtetit, por edhe nxitjen për blerjen e grurit nga fabrikat e blojës.

Blerja e grurit nga përpunuesit për rezervat shtetërore shihet e pamundur, për shkak të mungesës së kapaciteteve depozituese. Përfaqësues të fabrikave të blojës thanë se shteti nuk ofron magazina depozituese për blerje në sasi të lartë më tepër se tre muaj konsum.

Për shkak të kostove të larta nga çmimet e inputeve bujqësore dhe mungesës së ekonomisë së shkallës, prej vitesh, rendimenti prodhues vijon të mbetet i ulët në këtë zonë, mesatarisht rreth 35 kv për dynym.

“Rendimentin më të lartë të prodhimit të grurit, Shqipëria e ka arritur vetëm në periudhën komuniste, në nivelin 75 kv për dynym. Pavarësisht se fermerët e kanë mekanizuar prodhimin, duke përdorur mjetet bujqësore, por edhe kanë shtuar plehërimin e tokës, nuk mund të arrihet rendiment më i lartë se ky nivel për shkak të parcelizimit të tokës”, shton agronomi Nevion Telha.

Burimi: INSTAT

Bien importet e drithërave nga tkurrja e konsumit

Në periudhën janar-prill 2023, importet e drithërave shënuan rënien më të lartë të periudhës në 13 vitet e fundit. Krahasuar me 2022, sasia e importuar u ul 28,6%.

Në raport me periudhën para pandemisë, tkurrja e importit të drithërave është 59%.

Sipas kompanive të blojës, arsyeja kryesore e rënies së importit është tkurrja e konsumit nga emigracioni. Adi Haxhiymeri, nga Shoqata e Përpunuesve të Miellit, tha për “Monitor” se në tërësi, konsumi është tkurrur 30 deri në 35% më shumë se vjet, në një kohë kur çmimi i miellit për bukë në Shqipëri është ulur 27% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.

Z. Haxhiymeri pohon se kjo është ndikuar tërësisht nga emigracioni i lartë.

“Rënia e importeve është ndikuar më shumë nga tkurrja e konsumit, për shkak të largimeve në emigracion, të rinjë janë kryesisht pjesa më e madhe e konsumatorëve që janë të rinjtë.

Duhet theksuar se gjithashtu vitet e fundit konsumi për produktin e bukës ka ndryshuar, për shkak të ndryshimit të mënyrës së jetesës”, – thekson./MONITOR

gruri

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës