LIVE UPDATES
Ekonomi

Raporti i BB për Shqipërinë, VOA: Vendi po shkon drejt 'stuhisë', amnistia fiskale është e rrezikshme

Për Shqipërinë Banka Botërore pret që rritja ekonomike të ngadalësohet në 3.2 përqind, më poshtë se parashikimet për një rritje prej 3.7 përqind, të qeverisë shqiptare, por dhe Fondit Monetar ndërkombëtar. Për dy vitet e ardhshme, aktiviteti ekonomik pritet të zbresë më tej, respektivisht në 2.3 përqind në 2023-shin dhe 2.5 përqind në vitin 2024, niveli më i ulët në rajon. Për vitin e ardhshëm qeveria shqiptare parashikon një rritje në nivelin e 2.6 përqind, ndërsa FMN-ja afro 2 përqind.

25 Tetor 2022, 07:07 Nga DOSJA
Raporti i BB për Shqipërinë, VOA: Vendi po shkon drejt
Raporti

TIRANË- Një raport periodik i Bankës Botërore, i publikuar sot, vë në dukje se ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor vijojnë të ndikohen nga lufta në Ukrainë, rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë dhe ngadalësimi i rritjes globale. “Ndërsa rritja në gjysmën e parë të vitit 2022 rezultoi relativisht e fuqishme, është e qartë se rajoni tani po shkon drejt një stuhie tjetër,” deklaroi gjatë prezantimit të raportit në Vjenë, të Austrisë, Sanja Madzarevic-Sujster, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore dhe autore kryesore e raportit. “Një kombinim goditjesh po rëndojnë shumë në perspektivën e rajonit. Kushtet më të shtrënguara të financimit global, një ngadalësim i kërkesës së brendshme dhe të jashtme, si dhe dobësimi i besimit të biznesit dhe konsumatorit sigurisht që do të ndikojnë në sektorin financiar të rajonit”, u shpreh ajo.

Përveç shtrëngimit të kushteve të financimit, raporti thekson se rreziqet e një shpërthimi dimëror të COVID-19 mbeten dhe zinxhirët globalë të furnizimit vazhdojnë të jenë nën trysni. "Në afat të shkurtër, qeveritë duhet t'i japin përparësi mbështetjes së politikave për shtresat vulnerabël, duke siguruar që masat të jenë të synuara dhe të kufizuara kohore për të minimizuar rreziqet fiskale", nënvizon raporti.

Për Shqipërinë Banka Botërore pret që rritja ekonomike të ngadalësohet në 3.2 përqind, më poshtë se parashikimet për një rritje prej 3.7 përqind, të qeverisë shqiptare, por dhe Fondit Monetar ndërkombëtar. Për dy vitet e ardhshme, aktiviteti ekonomik pritet të zbresë më tej, respektivisht në 2.3 përqind në 2023-shin dhe 2.5 përqind në vitin 2024, niveli më i ulët në rajon. Për vitin e ardhshëm qeveria shqiptare parashikon një rritje në nivelin e 2.6 përqind, ndërsa FMN-ja afro 2 përqind.

Në raportin e saj, Banka Botërore vë në dukje se inflacioni i lartë, i përkthyer veçanërisht në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe kostove të transportit, do të ndikojë negativisht te qytetarët më të varfër, duke frenuar përparimin në uljen e varfërisë. Sipas Bankës Botërore në muajin korrik inflacioni i çmimeve të ushqimit dhe të transportit u rrit përkatësisht në 13.2 dhe 19.7 përqind.

“Inflacioni ushqimeve dhe energjisë janë faktorë që mund të çojnë drejt varfërisë një numër relativisht të madh të njerëzve duke qënë se këto elemente kanë një peshë të rëndësishme në shportën e mallrave të konsumit, për këto grupe vulnerabël”, vuri në dukje gjatë prezantimit të raportit për Shqipërinë, Ilda Shllaku, ekonomiste e lartë e Bankës. Sipas saj, skema e ndihmës sociale, dhe instrumentat që duhen përdorur nga qeveria, duhet t’i përshtaten në kohë situatës.

Sa i përket projektit të qeverisë shqiptare për aministinë fiskale, menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë Emanuel Salinas, shpjegoi se Banka Botërore ka qenë pjesë e konsultimeve të ndërmarra nga autoritetet. “Ne e kuptojmë se në këto momente qeveria po përpiqet të rrisë të ardhurat, dhe kjo perceptohet si një mundësi. Fryma e këtij projeligji ka një sërë rreziqesh dhe ne ia kemi komunikuar qeverisë. Kështu që çdo vendim që do të marrin, duhet të jetë një vendim mbi të gjithë informacionin e duhur, me shpresën që të minimizojë këto rreziqe gjatë përpjekjes për të marrë maksimumin nga ky vendim”, u shpreh ai.

Kundër aministrisë fiskale është rreshtuar haptazi dhe Bashkimi europian por dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit Shqipëria nuk i ka kushtet për realizimin e një amnistie në formën e propozuar. Rritja ekonomike u ngadalësua në fillim të vitit 2022 dhe veprimtaritë ekonomike në Kosovë, u ndikuan nga rritja globale e çmimeve, thuhet në raportin e Bankës Botërore, sipas së cilës, rritja vjetore ekonomike e Kosovës do të tkurret në 3.1 për qind.

Gjatë muajve të parë të vitit 2022 rritja ekonomike e humbi vrullin për shkak të inflacionit dhe krizës në sektorin energjetik. Si importuese e ushqimeve dhe energjisë, Kosova është veçanërisht e cënueshme nga inflacioni i importuar i cili në muajin gusht arriti në 13 për qind nga 7.1 për qind sa ishte në muajin janar. Tregu i punës, sipas raportit, vazhdon të pasqyrojë dobësi kronike dhe karakterizohet nga çekuilibri i dukshëm gjinor si dhe me mospërputhje të shkathtësive dhe emigrim të fuqisë punëtore.

Marrë nga VOA

banka boterore kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet